Ngjela flet për një "oligarki injorantësh dhe hajdutësh" dhe marrëveshjen e tij me Edi Ramën

Postuar në 19 Janar, 2013 13:34

Ngjela nuk është kursyer në metafora, në një intervistë për Plarent Shehun te Shekulli i sotëm.

Shteti dhe Ligji:

...në një vend ku kryeministri është xhandar, gjyqtarët janë policë dhe familja kryeministrore është një entitet fisnor feudal, kurrë mos t’ju shkojë mendja se do të funksionojë ndonjëherë ligji.

Kryeministri dhe Familja:

Të gjitha krimet që rëndojnë sot mbi shpatullat e Kryeministrit Sali janë kryer pikërisht në funksion të çerdhes së tij familjare feudale, e cila është ndërtuar krejtësisht në raporte vasaliteti dhe jo ligji;

“Shqiptarët sot janë pa shpresë, pa besim tek e ardhmja dhe të trishtuar nga varfëria dhe fyerja, sepse mbi ta ka abuzuar një klikë feudale që ka mbiemrin e kryeministrit shqiptar dhe emrin e të gjithë vasalitetit Berisha. Qofshin këta ministra, parlamentarë apo gangster rrugësh.”

Vasalët:

“...a doni t’i dini se cilët janë vasalët kryesor të kryeministrit dhe çerdhes së tij feudale:Presidenti me mustaqe Bujar, Ministri i Brendshëm ende aguridh, një vasal ‘sui generis’, Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , e të tjerë si këta – kurse, shumica, s’janë as vasalë, por vetëm njerëz të kapur dhe të frustruar. E pra, a mendoni tani se mund të ketë ligj dhe drejtësi nën peshën feudale të një oligarkie injorantësh dhe hajdutësh njëherësh?

Ngjela pohon se ka bërë një marrëveshje me kryetarin socialist, Edi Rama:

Marrëveshja ime ka qenë dhe mbetet instalimi me çdo çmim i shtetit ligjor, të drejtë, moral dhe me principe perëndimore në Shqipëri. (...) E kam parë se edhe kryetari socialist e ka këtë intecion, prandaj, unë mendoj se vendosja e ligjit, moralitetit, dhe funksionimit të demokracisë liberale perëndimore në Shqipëri do t’i japë zgjidhje ligjore të gjitha abuzimeve që janë kryer në kurriz të shqiptarëve.

“Prandaj, unë jam i bindur se pas qershorit 2013 fillon në Shqipëri beteja reale për ligjin, moralitetin dhe dinjitetin e shqiptarit. Do të fillojë ngritja e personalitetit real të shtetit të mëpërkëmbur shqiptar, sepse kjo është kërkese imperative dhe kategorike e vet shqiptarit. Shqipëria është ose në prag të shpëtimit të saj nëpërmjet ligjit dhe moralitetit, ose në prag të konflikteve të mëdha shoqërore.

K.C.

I plotë:

http://shekulli.com.al/web/p.php?id=14007&kat=100

Comments

Submitted by katarakti (not verified) on

Qenke shume optimist. Madje je duke rene ne kundershtim fatal me theniet e tua. Kush te tha ty qe opozita do te vije ne pushtet pas 23 qershorir????!!!!! A nuk the vete qe sundon nje oligarki injorantesh dhe hajdutesh. Opozita do te fitoje, si dhe here te tjera, por ai qe ka ligjin eshte edhe Maliqi. Kujton ti se ai do u lere pushtetin juve pa lufte? Me vjen keq per ty. Nuk paske kuptuar asgje, ose ben sikur nuk ke kuptuar. Kur opozita te kete fituar, e pakta 200 mije vota me shume se pushteti i sotem, i zbrituri nga shpellat do te ulurase sa do trembe gjithe boten se eshte ai fitimtari. Presidenti i tromaksur, kryetari i KQZ-se i frikesuar, kryeprokurori i  tronditur, ministri i rendit i bere me zemer do te perserisin ne kor: Po ka fituar Berisha. Ambasadori Arvizu, Sekui dhe miku i qofteve Volfarth do te shqetesohen per "stabilitetin" dhe "integrimin" e vendit! Prandaj ne djall zgjedhjet dhe opozita. A e kuptove se çfare do ndryshoje pas 23 qershorit, avokat Ngjela?!

Submitted by drini (not verified) on

E mbani mend dikur Namik Hotin? I mungonin vetem ngjyrat ne fytyre per tu dukur klloun, (DELETED). Ne ate kategori eshte futur eshe Koco Danaj. Drejt asaj jane edhe krejt kundershtaret e Berishes sot bashke me kreshikun e ''ri''  Spahiu. Kane afat edhe 6 muaj. Pastaj cfare? Asgje ! Le te rrije Berisha ne pushtet. Ai te pakten nuk eshte (DELETED), ate qe thote e ben

Submitted by Enis Mataj (not verified) on

Avokat,

Tregoju içik ketyre te Respublica-s ate historine e Beratit te vitit 1998 kur ishe minister i Drejtesise.

Se, siç thoni ju i perndritshmi avokat, keta hajdutet injorante qe erdhen ne pushtet me vota te vjedhura, qe mbajne pushtetin me mashtrim

dhe qe i sherbejne familjes se kryehajdutit,  as nuk e perceptojne dot se egziston shkenca e jurisprudences.

Rrefeju pra bemat dhe historite e tua narciziste, relacionet e tua plot shkaperderdhje e tonalitet me Canin, Zhakun, Maksin etj.

Ah avokat, Ju keni shume per te rrefyer! Dhe besoj se vertet jeni personazhi underground me i spikatur i politikes shqiptare.

Kryetari i familjes t'i dogji kartat dhe nuk te beri minister. As Ben Blushi nuk do te te beje dhe ti e di mire kete.

Ashtu siç  di po aq mire se Edi Rama s' do te mundet te marre ndonjehere pushtet ne Shqiperi.

Per keto arsye dhe per shume te tjera, tregoji pra Muç Nanos dhe publikut ato bemat e tua spektakolare.

Tregoji avokat, qe te qetesosh shpirtin. Tregoji, qe ti rikthesh Muçit e ca te tjereve te kenduar si ai historite e paperseritshme te Montezumes.

Tregoji me ne fund, qe te lehtesosh shpirtin aq te vrerosur e te çlodhesh mendjen aq te nakatosur.

Ndoshta publiku do te meshiroje.  Mbase edhe Muçi.

Submitted by Leonardo (not verified) on

Keni të drejtë Avukat janë të tillë dhe më keqë të shpresojmë se 2013 të jetë ndyshimi i mirëpritur për ndryshimë meqënse është numër ters

Submitted by asd (not verified) on

Shqiperia ka dhjetra vjet qe ne politiken e saj e pershkojne te njejtat instinkte... Si gjithmone cdo fund legjislacioni shfaqen Iluzionistet e rinj qe duan te shiten si Rilindas.

Submitted by Lira (not verified) on

Prape me keto figura super te ricikluara do te merremi ne! Sa pafat qe jemi

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.