Majko fut veten te "kuajt e cirkut" (që sipas tij "s'munden të flasin") dhe thotë se Shqipëria pret "kuajt e garës"(ata që flasin pa u thënë: Fol)

Pandeli Majko citon një libër të shkrimtarit polak Cesllav Millosh në një editorial të vetin botuar në TemA Online dhe gjen aty "një përshkrim interesant dhe cinik të shoqërisë njerëzore". "Përshkrimi ishte një paralele e njerëzve me kuajt… Ata ndahen për punë, cirk dhe gara… Masa më e madhe e shoqërisë është për punë. Një pjesë që përfshin politikën, sportin dhe botën e televizionit i përket “cirkut”. Kuajt e garës janë ata që ndërtojnë kulturën e shoqërisë - shkruan Majko dhe më pas ngre pyetjen: Kush janë “kuajt e garave” të shqiptarëve?
Pjesë nga shkrimi: "...Kjo është një pyetje sa e lehtë për tu bërë aq edhe e vështirë për tu përgjigjur. Mesatarja shoqërore e llogaritur për njerëzit e kategorisë së tillë është rreth 1 për qind… Shoqëria shqiptare është mbërthyer nga niveli i inteligjencës së “cirkut”, të cilës nuk i intereson e vërteta, por veç pëlqen ta shpallë atë. Kjo predominancë e “cirkut” po ndërton identitet të lidhur me urrejtjen... Mendoj se asnjëherë më shumë se më parë shoqërisë shqiptare i nevojiten “kuajt e garave” të kulturës së saj… Shoqëria civile shqiptare ose e ashtuquajtura e tillë është në masë të madhe një koperturë biznesi. Ata që heshtin sot, janë intelektualët.. Asnjëherë si më parë Shqipëria nuk ka nevojë për zërin e tyre".
Majko ngre më pas një pyetje: "A mund ta bëjë politika zërin e munguar të mendjes në Shqipëri?" - dhe përgjigjet:
"Dhimbshëm them se ky është mision i pamundur i politikanit si profesion dhe përpjekjes së tyre shpesh të dëshpëruar për të qëndruar në pararojë... Endrra e politikës për ta lidhur qëllimin e saj me udhëheqjen shpirtërore ka prodhuar mallkimin e vetvetes, ka prodhuar luftërat fetare dhe ideologjitë e diktaturave. Kuajt e “cirkut” nuk munden të flasin sot. Nga brenda çadrës së politikës pritet që të vinë ata… Kuajt e garës!Kush janë “kuajt e garës”? Përgjigja ime është e thjeshtë. Nga se e dallon një kalë gare nga të tjerët? Ato janë përbuzja ndaj stanjacionit, individualizmi dhe sensi i të bërit të gjërave pa i thënë dikush: Fol!" (a.th.)
Majko i plotë:
http://www.gazetatema.net/web/2013/01/08/kuajt-e-garave-qe-i...
Comments
Keta s'jane kuaj, keta jane

Keta s'jane kuaj, keta jane gomere!

O z. Majko! Kuaj pune, jane
O z. Majko!
Kuaj pune, jane ata qe punojne gjithe diten dhe nuk sigutojne dot as nje vakt tagji...
Kuaj cirku, jeni ju deputetet dhe politikanet...
Kuaj garash, jane ata militante qe ne PD, pasi luftojne per te fituar zgjedhjet, ju gjejne pa tjeter pune.
Ndersa ju te PS, pasi beheni vete kuaj cirku, i harroni kuajt e garave, dhe ata nga e keqja kthehen ne kuaj pune...
Prit o Majko, prit sa 'te

Prit o Majko, prit sa 'te bien koqet e dashit'...

Shqiperia ka kuaj qe shijne lemin te lidhur pas hurit ne qender, ka dhe kuaj qe lozin cirk si juve nen rrahjen e kamzhikeve te zhonglereve...

Ne duam kuaj race qe te nxjerrin vatanin nga lluca e kenetes ku e futen kuajt e cirkut qe bejne femijet te gajasen.

Gjithmone partia socialiste,

Gjithmone partia socialiste, del dhe jep mend se si duhet te sillen "intelektualet" !

Ne 20 vjet demokraci, as PD-ja as PS-ja nuk e rrujten per intelektualet. Sot prane ketyre partive ata kan terhequr pseudo-intelektuale te tipit Veliaj, Barjaba, Leskaj, etj.

Te degjosh sot Majkon se si flet per intelektualet dhe nevojen e kesaj shtrese...te lind pyetja:

- Kush jeni ju zoti Majko dhe cfare perfaqesoni ju ne PS qe ndermerrni kete hap dhe beni kete thirrje per intelektualet?

- Pse e lejoni Zotin Edi Rama te afroje prane partise gjithe pseudo-intelektualet dhe me te korruptuarit e shoqerise civile?

- Pse nuk dilni ju dhe te ndermerrni nje fushate aderimi dhe afrimi per intelektualet e vertet shqiptar ?

Zoti Majko, ju e lexoni Respublica-n dhe i shikoni dhe keto pergjigje: - Pse nuk i pergjigjeni ketyre pyetjeve ?

Apo do na dalesh edhe ti ne ndonje takim ne Twitter ?

po kuajt e fares ku i fut

po kuajt e fares ku i fut polaku?Ama,kjo puna e kuajve te gares qenka interesante.O burra te behemi kuaj!

Ja dhe komentuesit e

Ja dhe komentuesit e Respublikes e tregojne vete se ne "c'grup te kuajve" futen. haha

Add new comment