Mbreti i Spanjës jep intervistën e parë në këto 10 vjet. A është monarkia spanjolle drejt fundit?

Postuar në 05 Janar, 2013 03:18

 

Mbreti i Spanjës Huan Karlos ka bërë të parë intervistën e tij publik në më shumë se një dekadë, e cila është parë si një përpjekje për të riparuar imazhin e monarkisë të dëmtuar gjatë vitit të kaluar nga skandalet mbi gjuetinë e elefantëve nga ana e tij në Afrikë dhe një hetimi për korrupsion që implikojnë dhëdrin e tij.

Transmetuar në kanalin televiziv kombëtar spanjoll të premten, Karlos përsëriti thirrjen e tij për spanjollët që vetëm përmes të bashkimit do mund të përballojnë krizën ekonomike që ka lënë miliona pa punë dhe varfëri. "Unë jam në formë të mirë, me energji dhe mbi të gjitha plot shpresë për të ecur përpara dhe përballur me sfidat që kemi përpara, duke kërkuar konsensus maksimal mes spanjollëve në mënyrë që të mund t’i përballojmë," citohet ai nga Al Jazeira, mbreti 75 vjeçar që ka edhe ditëlindjen.

Popullariteti i tij është në në rënie, pasi dhëndri i tij, Duka i Palmas, po gjykohet për korrupsion, ndërsa ai vetë, në mes të krizës, nëri një udhëtim në Botsvana, përtë gjuajtue elefantë, një ekstravagancë e papranueshme për Spanjën  e zhytur në recesion.

Juan Carlos, 75 vjeç, fitoi respekt të gjerë pasi ndihmoi Spanjën të hynte në demokraci pas vdekjes së diktatorit Francisco Franco në vitin 1975, dhe ndihmoi për të shuar një grusht shteti ushtarak në 1981.

Një sondazh i El Mundos, tregoi se vetëm 50% e spanjollëve e duan tashmë atë, në krahasim me tre të katërtat, një vit më parë.

Të rinjtë, sipas sondazhit (gati 58%) mendonin se monarkia nuk ishte forma më e mirë e qeverisjes për Spanjën, dhe se nuk ndajnë nderimin e prindërve të tyre për mbretin. Ja.Se.

Comments

Submitted by drini (not verified) on

<p>Deri para se te ndodhte kjo kriza ekonomike kisha mendimin se nje familje mbreterore ne krye te shtetit do te ishte shume me mire se sa qeverite partiake qe vijne ne pushtet vetem per te vjedhur , se do te ishte si nje kryefamiljar i mire qe kujdeset per vendin e tij per shkak se nuk eshte i perkohshem si partite. Sepse kisha parasysh partite e Sali Berishes dhe te Fatos Nanos. Por qe nuk e mendoja si &#39;&#39;mbretin&#39;&#39; tone qe vodhi pasurine e popullit te vet dhe e hengri neper bote. Dhe ja, vjen realiteti spanjoll dhe ma fut nje shpute surratit: mbreti ka ngrene e ka pire pa i rene ndermend qe te kontrolloje se si qeveriset populli dhe pasuria e popullit te tij......</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.