Shkreli: Plani 'Basha', nivel studenti, hartat nuk përputhen. Shumëkatësha gjithandej, përfshi digën e Liqenit

Postuar në 28 Dhjetor, 2012 11:44

Artan Shkreli ka dhënë një intervistë në numrin e sotëm të së përditshmes DITA, ku flet për planin urbanistik të Tiranës. Flet fillimisht për një hile në mënyrën si u paraqit materiali:

“...Këshilli Bashkiak u vu përpara një detyre shumë të vështirë, pasi Plani Urban nuk ishte konsultuar më parë nga ana e tyre. Para disa muajsh Bashkia u kish vënë në dispozicion, sikurse edhe të tjerëve, një tjetër plan, me të tjera parametra dhe me një frameëork të ndërtuar mbi parime të tjera. Po ai plan kishte bërë dhe xhiron e Tiranës në të ashtuquajtura ”konsultime” të rreme me komunitetin. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, 3-4 ditë përpara zhvillimit të mbledhjes për miratimin e tij (pra versionit të ri), u shpërnda një material kolosal për tu studiuar. Ndonëse materiali ishte në masën 8/10 me ujë, bëhej e pamundur në atë hark kohor, që të konsultoheshin gati 1.000 faqe relacione e rregullore dhe të krahasoheshin me hartat. Ndërsa sa u takon këtyre të fundit, cilësia e përgatitjes së tyre është shumë më e ulët se e punimeve, edhe një student mesatar i universitetit mund ta bëjë. Hartat kanë papërputhshmëri serioze me njëra-tjetrën gjë e cila përveçse është e papranueshme dhe rrit konfliktualitetin..”.

Më pas gjatë intervistës, (që shoqërohet në kopertinen e DITA-s me foton e mësipërme të çifteve Basha-Berisha në një pozicion identik mbresëlënës), i pyetur për vendet ku ky plan parashikon ndërtime të larta, Shkreli bën këtë renditje të zymtë:

Plani nuk fillon, sikurse metodologjia e kërkon, nga “pengesat”, nga ato që italianët i quajnë vincoli urbanistici, pra zona me interes të veçantë historik, arkitekturor, urbanistik, mjedisor, arkeologjik etj. etj. Kjo ka bërë që të përfshihen si sipërfaqe në ndërtim të gjitha zonat e gjelbra që ka Tirana (me përjashtim të Parkut Rinia) dhe këtu e kam fjalën për zënien me ndërtime të Parkut të Vëllezërve Frashëri në bulevardin Dëshmorët e Kombit, të Parqeve të Namasgjasë në rrugën e Elbasanit, të parkut mbas Pallatit të Kulturës (që vetë Basha me aq bujë e rehabilitoi), të parqeve përballë hyrjes së Bibliotekës Kombëtare, të pjesës së Parkut të Liqenit përgjatë rrugës së Elbasanit, në mënyrë të veçantë trekëndshi që sot është me rrepe përballë Fakultetit Filologjik, e madje edhe të vetë skarpateve të Lanës të gjelbëruara më së miri e me aq mundim ku parashikohen platforma betoni mbi kollona, b)-armë për kalimin e një trami fantazmagorik (pasi si rezultat i zënies me ndërtime, nuk kanë gjetur vend tjetër për ta ndërtuar). Plani zë sipërfaqe të tëra sportive që kanë mbijetuar gjerë më sot nëpër lagjet e Tiranës, apo në Qytetin Studenti ku fluturon krejt fusha e sportit, dhe madje ndërton nën digen e Liqenit (që me aq ashpërsi Berisha në fillim, e Basha me grupin e Intelektualëve, goditën pa mëshirë gjatë fushatës). Por nuk mjaftohen me kaq: qershia mbi tortë është një pallat shumëkatësh që do të bëhet mu mbi vetë digën e liqenit artificial, bash mbi digë(propozim që privatëve që e kërkuan u qe hedhur poshtë që në kohën e Rames). Thagmat janë pa fund e nuk mund të rreshtohen të gjitha këtu, por situata është dramatike. E kujtoni shkollën Kosova, që i zoti i truallit fatalisht të kthyer, e pati shembur? E pra plani francez aty parashikonte përsëri shkollë me maksimumin 3 kate. Edhe kjo parcelë do të ndërtohet e do shndërrohet në një gjigand betoni shumë katesh sipas vetë indikacionit të planit....” A.N.

Comments

Submitted by Marka Dhia (not verified) on

berishajt, me duket se paskan filluar te merren vesh me sufller :)

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Tmerr! Tmerr!

Te gjithe kreybashkiaket para Bashes pak nga pak na shtyne n'buze t'gremines. Me Bashen jo vetem qe po bejm nje hap perpara, por po hidhemi me palosje.

Tmerr!

A ka nei levizje, proteste a ku e di une se cfar, qe po organizohet?

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.