Ka një fushatë anti-Kadare në shtyp? - Dhe një pohim në 'The Guardian'

Disa nga të përditshmet e Tiranës janë marrë edhe sot me Kadarenë, duke sjellë kujtime nga e kaluara e shkrimtarit kandidat për Nobël. “Gazeta Shqiptare” ka intervistuar një ish-funksionar të rregjimit komunist, (Belul Lufo) i cili rrëfen një vizitë të shkrimtarit në Pogradec në 1988, kurse “Shekulli” ka intervistuar Teodor Laçon, i cili nxjerr nga memoria, një bisedë (Kadare më tha: Sakrifikohen më lehtë tre byroistë se unë – është titulli) të mesviteve ’70. Shkrimtari që në një artikull të The Guardian ka pohuar: "Nuk jam një shkrimtar politik" ka gjithsesi mbrojtësit e vet që kanë vënë në dukje se sulmet ndaj tij si dje si sot organizohen nga mediokrit. Ilir Yzeiri në “Shqip” shkruante: “E harruar diku në periferi të Tiranës, befas, e veja e diktatorit është bërë një star i medias dhe që andej nga periferia e ish-pularisë shtetërore i dërgon një gazete në Tiranë korrespondencën me shkrimtarin Kadare. Gjithë kjo telenovelë nisi muaj më parë, përkatësisht atëherë kur shkrimtari ynë më i madh dhe shqiptari më i shquar i fushës së letrave dhe kulturës në përgjithësi, hodhi në gjyq të venë e diktatorit më të egër të Europës, N. Hoxhën dhe i kërkonte asaj që t’i kthente dorëshkrimin e romanit “Dimri i madh”. Kaq u desh dhe media provinciale e lloj-lloj gazetarësh mediokër nisën të thurin telenovelën e pështirë të verës. Befas, Nexhmije Hoxha nuk ishte më e veja e diktatorit më të egër të Europës, por u bë thjesht Nexhmije Hoxha, ndërsa Kadare nuk ishte më një ndër shkrimtarët më të mëdhenj të botës dhe shqiptari më i shquar i të gjitha kohërave, por një i akuzuar se kishte flirtuar me diktaturën, një i akuzuar se kishte bashkëpunuar me të. Pasi e vendosën në këtë qoshe të vetëdijes së tyre të shpëlarë, u sulën mbi të lloj-lloj mediokrish, duke sjellë dëshmi se Kadare është mbrojtur në atë kohë nga Enver Hoxha, se të tjerë persekutoheshin duke u transferuar nga Tirana. “O tempora, o mores” do të thoshte latini. Në fakt, armiqtë më të mëdhenj të Kadaresë si dje ashtu edhe sot kanë qenë dhe janë mediokrit...” – A.N. Shih edhe: 'I am not a political writer' http://www.guardian.co.uk/books/2009/mar/24/ismail-kadare-po... Foto: Kadare fotografuar nga Murdo MacLeod në një intervistë për "The Guardian"
Comments
Ka dicka perverse ne

Ka dicka perverse ne mbrojtjen qe i behet Kadarese, duke i futur te gjithe ata qe mendojne ndryshe ne thesin e ''sklleverve'' dhe te ''horrave''. Mendoj se eshte e tepert te diskutohet kaq gjate mbi marredhenien e Kadarese me regjimin komunist ne nje kohe kur verifikohet e njejta qasje prej tij ne raport me regjimin berishist (asnje kritike e drejtperdrejte e Kadarese per qeverisjen aktuale ne Shqiperi). Pergezoj ResPublica qe po parashtron kendveshtrime te ndryshme, ka media te tjera te cilat nuk e bejne kete.

Ne fakt ajo qe mendova kur

Ne fakt ajo qe mendova kur lexova shkrimin e z.Yziri ishte: shkrim me mediokerr se ky nuk kam lexuar, prej penes se tij. I varfer deri ne mjerim per nga argumentet, i tille edhe per nga arsyetimi. Nderkohe po aq fyes sa edhe z.Kadarea ne intervesten e tij te paautorzume per botim.

Eshte pak ta vleresosh z. Yzeiri si genjeshtar servil. Kadareja nuk ka nevoje te mbrohet ne kete forme. Nuk ia ka fajin Nexhmia, por vetvetja qe do te tjetersoje te kaluaren e vet.

Per z. Yzeiri, qofte shkrim i fundit me kete nievel.

Kjo historia e Kadarese i

Kjo historia e Kadarese i perngjan nje grope septike, ku sa me shume te germosh, aq me e rende i vjen era. Ne te mire te gjitha paleve do kish qene qe kjo grope septike te kish qendruar mbyllur, por meqe mediat shqiptare kur s'ka asnje sensacion, e krijojne vete ate, do na duhet ta durojme kete duhme edha per ca kohe, derisa nje duhme me e keqe se kjo te dale ne ajer. Paradoksi eshte qe Kadareja vete ishte i pari qe i vuri kazmen kapakut te pusetes, tani le te perballet me pisllekun e saj. Keqardhje per te, sidoqofte..!

e verteta eshte se e keqja

e verteta eshte se e keqja futuron me shpejt se e mira.Ky eshte sport boteror,pjese e botes jemi edhe ne.Gunther Grass beri nje strofe te thjeshte ne mbrojtje te palestinezeve dhe Izraeli i tere e sulmoi per 1 muaj,duke bojkotuar librat e nuk di ne i ka djegur gje neper sheshe.Duhet te mesohemi me lojen e demokracise,nese kemi qene popull"skllav"hajde te mesojme te dalim nga skllaveria duke (para)gjykuar edhe idhujt.Mua me pelqejne shkrimtaret politike,se kane nje kauze qe perqafojne.Ata qe s'merren fare me politike(ose nuk e trajtojne hiçfare ate)jane redaktoret e revistes"Play boy",ose"Paloma" ne Shqiperi.Personalisht jam me te drejten e Kadarese per te rimarre ne dore doreshkrimin e tij,se kjo atij i ben pune,ndersa N.Hoxhes asqe i duhet fare ta mbaje ne nje qoshe.Por gjykata(meqe puna vajti ne gjykate)nuk mund te arsyetoje si une apo aq me keq si Yzeiri.Ne gjykate N.Hoxha eshte pale civile me te drejta te njesojta si Kadareja.Eshte fushate anti-Kadare kjo?Ne çfare kuptimi behet kjo pyetje?Dmth njerezit"duhet" te sillen si popuj"skllever"mitingjesh ku duhet vetem te brohorasin e te jargaviten me elozhe?Qekur paska shqiptare te pagjykueshem,qe vetem duhet t'ua dijme per nder qe jane pjelle kesaj ane te harruar te botes dhe vlekan sa nje popull i tere"mbreteri idiotesh"?Yzeiri ngaterron mediokritetin me kulturen e debatit.Pse eshte kaq problem te nxirret me çdo kusht Kadareja si shkrimtar i nje realizmi kushdolloj veç jo i atij socialist?ç'te keqe ka?E di si eshte kjo pune?Kjo eshte si taksia qe merr pasagjerin nga pika A dhe e çon ne piken B.Kush e"çoi"pasagjerin,shoferi apo makina?Mendoj,te dyja bashke,ndaj Kadareja ishte pjese e realizmit socialist dhe s'ka asgje te keqe.S'po shikoj ta akuzoje njeri per vrases te terthorte,kanibal propagande(se ne fakt s'ka qene)apo spiun te Sigurimit e agjencive te huaja.Mendojme thjesht se Rregjimi e toleronte se Kadareja ishte pjese e realizmit socialist.Diku kam lexuar se Stalini,ne kohet e para sapo erdhi ne fuqi o beri nje vizite ne shtepi regjisorit te madh,Enzeshtejnit.Ky i fundit e kuptoi se duhet t'i sherbente rregjimit,se ky eshte akordi i shkruar dhe i pashkruar,por Enzeshtejni eshte edhe sot maestroja i madh i ruseve.

At'vit qe poeti-piktor

At'vit qe poeti-piktor Faslli Haliti boton poezine e gjate 'Dielli dhe rrekerat' ne' Zerin e Rinise' dhe ne diskutimin per vlerat ideore te saj ne pergjigje te nje grupi gjimnazistesh te yshtur per 'revolte' Theodhor Laco ishte i derguar i Lidhjes se Shkrimtareve dhe kur 'rinoret' morren zjarr ai ua preu mjaft bukur me thenien " Pemes me kokrra i bien me gure"...U zbuten gjerat ne ballafaqim...edhe pse me vone z.Haliti e ndeshkuan 'bute'...Pra z.Laco ka te drejte per Kadarene...Diku Kadareja eshte bashkuar me Halitin, pasi i pari ka qene recent i te dytit ne vellimet poetike, por nuk ka qene ne te njejtat kushte social ekonomike njeri me tjeterin. Z.Haliti, mesues vizatimi, me nje shtepi private myzeqare qe gjerbete gjithe kohes, me miq te mire si Visar Zhiti e F.Rustemi, i vendosur ne mes jo 'si mesues por si me i shkurter' nuk ka patur absolutisht as nje favor por eshte 'mbikqyrur' nga sistemi, ndersa Kadareja eshte 'mbikqyrur' per 'kujdestari dadoje' ne vazhdim te vepres 'trilogji'-tri kurora te sistemit me 'trendafila me gjemba', vecse 'trendafilat' i benin te padukshem 'gjembat'...Keshtuqe cdo kal i kuq e ka nje huq...dhe pavaresisht nga nje huq kali i kuq e bente mire punen e vet...Kadareja,vertet i 'merrte' me qafe tre anetare te byrose politike...Ketu ka te drejte Theodhor Laco...'Shqiponjat fluturojne lart' neper "Dasmat" socialiste...Po 'Nobel' c'pune ka ketu ?!...As me Faslli Halitin nuk mund te krahasohet Kadareja nga 'persekutimi' jo nga 'mjalti' i prodhuar...ne lendina komuniste...

Kjo histori eshte e

Kjo histori eshte e dhimbshme! Sa here qe diskutohet Kadareja per titull Nobel, Serbet ngrene ndonje stuhi ne gote uji ketu me qellim qe ate titull mos ta marre asnje shqiptar. Dhe çare i thone me keto historira? I thone thjesht ate qe ne mbi-40 vjeçaret e ketij vendi e dime: i thone qe ka jetuar ne Shqiperi, dmth ne diktaturen me idiote dhe me perverse te lindjes, dhe keshtu qe meqe ka jetuar ketu qenka bere edhe pak pis. A thua sikur nuk e dime ne te gjithe ate qe, qe te qendroje gjalle ketu ne kete vend, duhej te beheshe pak pis, sepse te duhej te flisje ndonjehere si nje diktator i vogel ne oren e mesimit te Historise se Partise, apo se te duhej ndonjehere te duartrokisje per diktatorin, apo se te duhej qe kur shkruaje biografine per te kerkuar nje te drejte studimi per shkolle te mesme te thoshe atje qe "une kam xhaxhain apo dajen komunist, apo qe familja ime ka perkrahur Partine Komuniste, etj etj". Po ne keto i dime, se i kemi jetuar vete, fatkeqesisht. Keshtu qe tani ç'bejne? Vene perballe Nexhmije Hoxhen me Ismail Kadaréne. Eshte njesoj si te vesh perballe xhelatin me viktimen qe ai nuk e vrau dhe qe tani po e akuzon qe "une s'te vrava, dhe ti s'me the as falemnderit, mosmirenjohes, shiko tani se ç'do te te bej". Se nje gje duhet kuptuar: zonja Hoxha nuk eshte nje "qytetare e thjeshte", nuk eshte as thjesht "e veja e Diktatorit": ajo eshte Diktatorja femer e Shqiperise. Eshte Diktatorja. Enveri nuk do kish bere ato qe beri nese nuk do kishte mbeshtetjen dhe nxitjen e saj. E, natyrisht qe ajo, si Diktatore, gjate sundimit te saj eshte mbrujtur me bindjen se ka patur gjithmone te drejte. Dhe kete mendim ka edhe sot e kesaj dite per çdo gje. Ne vitet '70 Kadareja detyrohet t'i shkruaje asaj per te patur nje shtepi. E po pastaj çfare?? Normale qe do i perdorte te gjitha armet e njohjes, sepse komunistet e bazes mezi prisnin çdo rast qe ta poshteronin e ta shkelnin me kembe. Nese ai shkrimtar do te merrte parate e shitjes se librit te tij ne France, mund ta blinte ate apartament pa asnje problem. Por ai s'mundet. Dhe Diktatorja eshte e zgjuar. Ajo e di qe ai eshte ne syrin e Francezeve, dhe prandaj asaj i duhet qe Shteti te duket ne syte e botes sikur e trajton mire shkrimtarin te cilin pelqen Franca dhe Europa kapitaliste. Tani, pyetja eshte: kush ishte ai burre nene qe mos te "dhuronte" çfaredo doreshkrimi a dokumenti nese Diktatorja do te ngrinte edhe cepin e vetulles duke shfaqur sikur edhe nje grime interesi per ate doreshkrim? Dhe tani ajo thote qe "ma dhuroi vete, me deshire". Se ajo ate bindje ka, qe njerezit atehere i benin gjerat me deshire. Po njerezit "me deshire" kane falur shtepite per sistemin, tokat, florinjte, gjithçka. Mos valle me "me deshire" e kane bere??? Apo eshte si ajo qe thoshin qe "u be me orientim nga lart, dhe me propozim nga poshte"?. Jemi popull hipokrit nese mbajme anen e Nexhmijes dhe Nexhmijeve te ketij vendi, kunder atij qe na emancipoi mendjet e na mbajti gjalle shpresat gjate Diktatures. Une personalisht gjate Diktatures, nuk gjeja dot qe ta lexoja as Dostojevskin, as Pasternakun, as Gjergj Fishten, dhe as Martin Camajn. Mua me mbajti gjalle shpirterisht Kadareja. Ai pati meriten qe mbeti gjalle, dhe shkroi per ne. Kete jo vetem qe nuk e harroj, por s'kam as merak ta them me ze te larte. Une jam me Kadarene, kunder Diktatores.

nga Sarajevalium | 29

nga Sarajevalium | 29 shtator, 2012 - 18:41

E para dhe me kryesorja, nuk mund te botoje Shekulli, nje gazete qe perpiqet te ruaje nje format serioz, nje inteviste te pa autorizuar. Kete mund ta beje revista Mat apo si e kane ato te shtypit roze. Eshte shtyp tjeter ai qe hipen neper peme dhe ben foto te pa autorizuara nga personazhe publike. Per nje gazete "serioze" kjo eshte e pafalshme. Nuk e di ce ka gjetur ate gazete, sepse ky botim i nje "interviste" qe nuk eshte interviste por nje bisede telefonike, eshte vetem dashakeq dhe asgje me teper. Eshte e ulet Shekulli! Pse duhej kjo dashakeqei ndaj Kadarese ne kete moment? Mund te jete nga budallalleku dhe mungesa e profesionalizmit, nuk eshte cudi, por te sulmosh Kadarene ne kete moment ne kete forme ka dicka anti-shqiptare ne mes.

E dyta: Shtypi nuk eshte gjykate. Shtypi ka nje pozicion moral ne shoqeri dhe ne momentin kur shtypi mban anen e shtypesve, krimineleve dhe monstrave historike si Nexhmoje Hoxha, kjo tregon nje rrenim te llahtarshem moral te nje shoqrie te tere. Ka nje pozicionim moral nje shoqeri ne cdo gje dhe ne kete rast, edhe ne qofte se ky 'skup' eshte vetem per interesa komerciale kjo tregon qe shoqeria shqiptare po merr fund. Imagjioni per nje sekonde si do kishte qene Shqiperi nqs nuk do te kishte patur kurre nje Kadare. Imagjinoni tjetren: si do te kishte qene Shqiperia nqs nuk do te kishte patur kurre nje Nexhmije... Shqiperia pa Kadarene do te ishte Afganistan. Te jeni te sigurt.

E treta: pikerisht ne kohen kur diskutohet Nobeli, tek ne Kadareja sulmohet vit pas viti. Shikoni rrjedhen e ngjarjeve cdo vit ndodh ndonje 'skup' kunder tij, ne te njejten kohe. Pavaresisht te pelqen apo jo letersia e tij, ai vete si njeri apo personazhet e tij, ky eshte atentat publik ndaj interesave tona si popull dhe si komb. Keta njerez thjeshte nuk e duan Shqiperine, nuk ka shpjegim tjeter as me tej dhe as me pas. Bojkotoni kete gazete. Te kene turp.

(Nuk kam cfare te shtoj, por ndihem i detyruar ta perseris nje koment te disa diteve me pare. (Ndjese Respublica per perseritjen.)

O "profesor" Yzeiri!. Ke

O "profesor" Yzeiri!. Ke shkruar shume dhe nuk ke thene asgje esnenciale. Ti beson se duke perseritur 11 here togfjaleshin " diktatori me i eger" apo "diktatori me gjakatar", i ke dhene dermen krejt familjes Hoxha dhe ke lartesuar Kadarene. Ti, me marifet ( ne te vertete me ligesi) i shmangesh gjese esnciale: dallimit midis Kadarese- shkrimtar ( edhe Nexhmije Hoxha thote se ai eshte shkrimtar i madh) dhe Kadarese-njeri.. Ne te gjithe boten dhe ne te gjitha koherat ka pasur dhe ka figura te medha te letersise, muzikes apo shkences. Keto figura duhen cmuar per ato gjera qe i japin njerezimit ne fushen e tyre. Kur vjen puna tek njeriu, zoteri profesor, ketu " ndalu beg se ka hendek". Vlerat e Kadarese nuk varen fare ( si shkrimtar) nga fakti se cfare raportesh kishte ai me regjimin por nga fakti se cfare vlerash letrare dhe estetike mbartin librat e tij. Shkrimi yt eshte i mjere dhe thjeshte nje lavderim i kote i Kadarese. Te thuash se shteti komunist nuk e burgosi Kadarene sepse e kishte frike, kjo tingellon qesharake fare edhe per nje mendje mesatare. Sot eshte bere e modes qe, ne perpjekje per t'u dukur i kohes, modern, demokrat, perendimor ( ju eshte kthyer Perendimi ne Perendi a derezinj- jo per shkak te moralit te tij por per shkak te pasurise dhe fuqise se tij) te mos lesh gje pa thene per ata qe, po te ishin sot ne pushtet, do iu thurnit lavde me 1000 bori. Nuk ju vjen turp qe i suleni si hiena nje plake 100 vjece qe deri dje i lepiheshit. Kjo eshte ' burreria" dhe morali juaj.

Ja dhe e verteta e kesaj

Ja dhe e verteta e kesaj meseleje: Pse nuk e botoni ResPublica, ju ka kap dhe ju Kadareja dhe shkelni mbi te verteten per hir te tij??? Agim Mero, miku i Kadarese e nxjerr zbuluar Kadarene. Dmth ndryshe e nxjerr genjeshtar. Nexhmija nuk ka kerkuar e as ka marre ndonje doreshkrim gjate asaj vizite ku Mero ishte deshmitar. C'i mbeti Kadarese te thote tani dhe Ilirit qe do te mbroje nje genjeshtar e harbut nga goja ??? Prandaj o njerez, te jesh shkrimtar i madh nuk do te thote te jesh edhe njeri i mire.

Në fakt, armiqtë më të

Në fakt, armiqtë më të mëdhenj të Kadaresë si dje ashtu edhe sot kanë qenë dhe janë mediokrit.

Kesaj shprehje te autorit mund ti pergjigjesh thate : ndersa miqte me te medhenj te Kadarese kane qene kriminelet qe i lehtesuan rrugen drejt karrieres qe ne kohen e diktatures.

Me vjen keq, por Kadareja pre e epshit per lavdi dhe karriere, ndoqi me vetedije rrugen tragjike te Doctor Faustus sic e kemi lexuar qe nga Marlowe e deri tek Goethe. Sic thuhet ne italisht : chi è causa/cagion del suo mal, pianga se stesso.

Si mund te deklarosh :"Nuk jam një shkrimtar politik" kur shume vepra te tij i sherbyen me se miri politikes se regjimit te Hoxhes. Shpeshhere i hidhet faji diktatorit Hoxha per menxyrat qe i shkaktoi vendit, por mos te harrojme se po te mos ishin shume prej atyre qe i sherbyen makines se tij kriminale, ai nuk do ta kishte pasur te gjithe ate fuqi.

Dhe dicka te fundit, nuk ishte Nexhmija ajo qe e filloje kete "beteje gjyqesore" por Kadareja, dhe lind pyetja, perse ai zgjodhi kete moment, pikerisht kur do te diskutohet per cmimin Nobel...

Jashte cdo polemike, Kadareja duhet te zgjidhe ceshtjen e problemit moral me vetveten dhe nuk mund te fshihet pas justifikimit se e vetmja menyre per te bere karriere ne diktature ishte bashkepunimi deri ne sferat e larta te Partise apo te Frontit Demokratik. Njerezit jane pergjegjes per zgjedhjet qe bejne ne jete dhe Kadareja nuk mund t'i shmanget kesaj pergjegjesie duke vjedhur vrer mbi mbeturinat e diktatures kur ne te shkuaren nuk hezitoi te gezonte privilegjet prej tyre.

Kjo kronikë e shkruar në

Kjo kronikë e shkruar në baltë ndaj figurës më të madhe të gjallë që kemi, duke e lidhur dhunshëm me figurën më të errët të gjallë që kemi nga historia jonë, është në të vërtetë dimensioni më i dhimbshëm i shoqërisë shqiptare dhe mungesës së vlerave të saj. Debati nuk lindi aq spontanisht sa duket, por u kërkua me ngulm. Kërkesa e Kadaresë për dorëshkrimin e tij është një çështje shumë private e tij, që në fund të fundit tregon se nuk ka raporte personale me vejushën Hoxha, por ka pasur raportet e diktuara nga pushteti i asaj kohe. Sikur Ismail Kadareja të jetonte në një shoqëri të lirë, bashkëkohës me Nexhmije Hoxhën, kurrë nuk do t’i kishte shkuar në mendje t’i çonte asaj një libër me dedikime apo një dorëshkrim paraprakisht. Pra, vejusha Hoxha nuk i ka marrë ato libra apo ato dedikime si një vlerë intelektuale, apo si pjesë e një miqësie normale me shkrimtarin, por si pjesë e një pushteti që tentonte të parakontrollonte dhe krijimtarinë e tij. Në shtëpinë e zonjës Hoxha mund të jenë dhe dokumente të tjera me vlerë për Shqipërinë, mund të jenë amanete politikanësh naivë, që dënoheshin, por mendonin se Enver Hoxha nuk dinte gjë, të keqkuptuar, që tentonin t’i shpëtonin dënimeve duke kërkuar ndihmë tek gruaja e Diktatorit, mund të ketë ditarë apo sende personale të shumë figurave që komunizmi i gjeti gjallë dhe i groposi pa nam e nishan. Ç’të drejtë ka kjo grua të jetë ende jo vetëm pronare fizike e një koleksioni të dhunshëm të kujtesës kombëtare, por dhe një shantazhuese e padenjë si grua, ndaj njerëzve që i ka detyruar të deformojnë jetën e tyre dhe të bëjnë kompromise për mbijetesë?

Add new comment