M. Nano i përgjigjet Albit

Postuar në 18 Tetor, 2011 06:59

Në një koment në fund të lajmit me titull “Mufkat e Berishës në litaninë e tij të përjavshme”, Albi shkruan: “Po si nuk e the njëherë dhe për Ramën? A nuk bën dhe ai rregullisht të njëjtën gjë.... Të lutem, më thuaj se në cilin event zyrtar të PS-së sheh ndonjë figurë tjetër të flasë. Të gjithë detyrohen të flasin në intervista jashtë forumeve, sepse as edhe një hapësirë nuk ka. Ruaje, të paktën, një fije barazpeshë në ato që thua.”

E veçova këtë koment pikërisht për këtë frazën e fundit lidhur me barazpeshën. Unë nuk e kam objektiv barazpeshën, dhe nuk e kuptoj pse duhet ta kem. Kush bën këtë punën time ka për detyrë t’i thotë gjërat ashtu si i sheh, e të përpiqet të jetë objektiv e të mos u bëjë bisht të vërtetave. Mirëpo, e kam thënë dhe në përgjigjen e fundit ndaj Albanit, që barazpesha e neutraliteti, edhe pse kanë cilësinë të jenë “konstruktive”, qëllon rrallë të kenë lidhje me objektivitetin.

Nga ana tjetër, më duhet të them se bëj pjesë tek gazetarët që e drejton pa asnjë problem tehun e kritikës së tij edhe tek opozita. E kam bërë shpesh këtë. Ndaj Edi Ramës e partisë së tij, po se po. Më vjen keq që Albi s’e ka vënë re.

Comments

Submitted by Albi (not verified) on

Per mua z.Nano barazpesha=objektivitet ne raportim.

Po qe te mos kot nje debat semantikash, nqs shkruan nje lajm mbi menyren se si Berisha drejton ne menyre despotike mbledhjet e qeverise apo grupit parlamentar (se te njejtin stil ka te te dyja), nuk ka se si te mos thuash qe te njejten gje ben fiks dhe Rama. Kritikat e juaja mbi opoziten jane shpesh te tipit "duhet te jene me te vendosur, me te qarte ne strategji etj etj" po asnjehere nuk kane te njejten konkretesi.  Nqs problemi eshte menyra despotike e drejtimit te forumeve zyrtare politike atehere duhet thene troc qe kete e bejne njesoj te dy big-et e politikes tone. Cdo gje tjeter eshte nje mini-genjeshter.

Submitted by Aulin (not verified) on

Nuk ka asgje te keqe te mbash anen. Problem jane censurat dhe mungesa e kritikes, nuk ka rendesi nese na pelqen apo jo drejtimi i kritikes. Ne kete drejtim Nano duhet lavderuar.  Ka shume artikuj qe nuk i lexoj dhe te tjere qe i lexoj me kenaqesi sidomos aty ku ka debat. Nuk dua te lavderoj shume  Muçin ne kete rast por duket edhe si nje risi e re kjo faqe pasi po merr fizionomine e nje shkolle, ku te gjithe mesojme dhe perfitojme dicka.

Submitted by emigranti (not verified) on

I nderuar z.Nano. Besoj se Albi me pergjigjen e tij ka shpjeguar me se miri c'fare kupton ai me termin barazpeshe. Edhe une jam i te njejtit mendim me te edhe per pjesen tjeter te komentit te tij ketu.

Personalisht kur bej nje kritike apo vrejtje kam gjithmon parasysh shkrimin e famshem te Konices mbi keshillat per nje gazetar te ri, prandaj mundohem gjithmone te theksoj se ky eshte vetem mendimi im duke nenkuptuar se nuk dua as ta paraqes ate si te verteten e vetme as te bind te tjeret qe e kane gabim dhe une e kam mire.

Pas kesaj paranteze personale dua te te jap nje keshille n.q.s me lejoni z. Nano.

Keshilla ime eshte kjo: Detyra fisnike e gazetarit eshte te denoncoje me force te keqen,te gabuaren kudo qe ajo ndodhet, ne te majte apo ne te djathte,tek i pasuri apo tek i varferi, ne veri apo jug. Mundohuni ta beni kete perhere pa marre mbi vete detyren prokurorit "par excellence" mbi njeren apo tjetren pale. Lartesimin e figures suaj gazetareske nuk e ben qenia apo jo neutrale midis dy paleve apo grupeve te ndryshme por ajo qe Albi e quan "objektiviteti ne denoncimin e problemeve te te gjitha paleve". Jam i sigurte qe sapo te beni nje kritike majtas do te "gezohen" te djathtet dhe do te hidherohen te "majtet" dhe anasjelltas, po ashtu njera pale do bej tifo per ty ashtu si pala tjeter do te sulmoje si "gazetar te rreshtuar" me palen tjeter, "te shitur" per interesa ekonomike,biznesi etj etj. E vetmja arsye qe mund te hedh poshte keto insituata apo akuza do bazohet ne "barazlargesine" qe ju do te mbani nga "difektet apo fajet" te njeres apo tjetres pale ne te njejtin kontest.

Per te bere nje shembull konkret: N.q.s nje gazetar do te analizonte fuqite nderluftuese te luftes se dyte boterore ne kuptimin organizativ te shteteve nuk mund te cilesoje Gjermanine dhe Italine si shtete diktatoriale dhe Bashkimin Sovjetik ta rendisi ne radhen e demokracive parlamentare. Jo se nuk mund ta beje te kuptohemi por analiza ne rast te tille do ti hiqte shume vlera vete shkrimit duke e bere autorin jo fort te besueshem ne konkluzionet e tij.

Ndofta u zgjata shume dhe ju kerkoj ndjese per kete, por nisem nga konsiderata qe kam per Ju dhe ket websait per te shkruar gjithe keto fjale.

Me respekt

emigranti

PS. Keni bere shume mire qe komentet i keni vendosur ne rend kronologjik nga me i vjetri siper tek me i riu poshte. Nuk e di n.q.s kjo ka te beje me sugjerimin tim por gjithsesi ju faleminderit. Keshtu komentet jane me te lexueshme.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.