Berlusconi-it po ia rrëzojnë kalanë nga brenda?

Postuar në 05 Tetor, 2011 16:23

Në Italinë e këtyre kohëve ndodh pothuaj çdo ditë diçka që e rëndon situatën e Berlusconi-t. E vërteta është se ai ka ditur t’u rezistojë deri më sot të gjitha sulmeve e ngjarjeve, por ka ca javë që, edhe pse demonstron se mund të rezistojë akoma, duket se fuqitë po i mbarojnë. Prandaj ka zënë të lëshohet me shprehje të llojit “Italia është një vend muti”, “do t’i bëj naftën këtij vendi”, “do ta hedh këtë barrë që më kanë ngarkuar mbi shpinë”, etj, etj.

Tash së fundi ia ka komplikuar jetën Giulio Tremonti, ministri i Ekonomisë, të cilin shumë e quajnë ‘superministri’ për kompetencat që i ka lënë Berlusconi e për kompetencën që ia njohin të gjithë. I pyetur nga gazetarët se “pse Spanja i ka punët më mirë se sa Italia?”, Tremonti dha një përgjigje  që e nxorri nga binarët Berlusconi-n: “Spanjollët i kanë punët më mirë, pasi dinë të bëjnë zgjedhje të parakohshme (nëse lipsen)”.

“Jep dorëheqjen!”, po i thonë nga brenda maxhorancës. “Problemi nuk është Berlusconi, por Tremonti”, thonë të tjerë. Ndërsa Giuliano Ferrara, një gazetar shumë i afërt me Berlusconi-n, deklaroi sot se “fola në telefon me kryeministrin, dhe  e gjeta gati të shkalluar; në një moment më tha se nuk mund ta shtyjë më; don ta lërë këtë punë”.

Duhet besuar?

E.G.

Comments

Submitted by A.G (not verified) on

<p>&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp;&nbsp; Herodoti,historiani i antikitetit grek ka shkruar tek &quot;Polikrati,tirani i ishullit Samos&quot; - &quot;...une do te deshiroja edhe per veten time,edhe per ata qe i kam miq te kalojne jeten here me fitime,here me humbje dhe jo gjithmone me fitime.Se,sic kam degjuar, asnjeri, sado i lumtur te kete qene,s&#39;ka mundur te shpetoje gjer ne fund,pa pesuar ndonje gje te keqe.&quot;</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.