Regjisori italian Marco Bellocchio: Tirana s’është e bukur

Postuar në 01 Qershor, 2012 16:37
Intervistë marrë Marco Bellocchio-s

Pas kritikave në fillim të majit në adresë të kryeqytetit shqiptar, në të cilin kërkoi dhe nuk gjeti gjurmë historie, regjisori i njohur italian Marco Bellocchio ka përsëritur provokimin e tij gjatë një intervistë për “Tonight Ilva Tare” në Ora News. “Duhet të themi të vërtetën: Tirana nuk është një qytet i bukur”, tha fituesi i Luanit të Artë në Festivalin e Venecias dhe fitues i Festivalit Ndërkombëtar Veror të Filmit në Durrës me veprën e tij “Vincere”. “Thuajse në të gjithë kryeqytetet ka lagje të vogla antike, me një traditë të madhe, por duket se këtu s’ka”, tha Bellocchio.

Regjisori italian kritikoi gjithashtu edhe drejtuesit e Muzeut Historik Kombëtar ku gjatë vizitës së tij, duket se ka pasur vështirësi të kuptojë shënimet vetëm në gjuhën shqipe mbi materialet që po shikonte.

Në vijim intervista për gazetaren Ilva Tare:

Fakti që në filmin “Vincere” ju flisni për gruan e parë të Musolinit, për të kaluarën fashiste, mendoni se ka ndikuar që shqiptarët, të cilët vijnë nga një e kaluar diktatoriale ta pëlqejnë apo të gjejnë një pjesë të kaluarës së tyre në këtë film?

Nuk e di, pasi Shqipëria ka pasur një fat ndryshe nga Italia. Ajo ka qënë viktimë e vetë diktatorit, Musolinit, pastaj erdhi një tjetër, mbase edhe më i keq, nuk e di. Pra ka kaluar dy diktatura. Por mendoj se filmi të përfshin pikërisht sepse historia përcillet nëpërmjet një gruaje, një personazh i zakonshëm, por që bie verbërisht në dashuri me diktatorin e ardhshëm, dhe në të njëjtën kohë, është e vendosur të refuzojë çdo lloj kompromisi, deri në vetëshkatërrim, deri në një çmenduri negative. Në këtë kuptim ka dhe një ekzaltim institucional, pra ajo rebelohet, por për të qenë gruaja e tij. Mendoj se përmes personazhit të saj mund të kuptohet historia e drejtpërdrejtë dhe pastaj ajo e tërthortë e Musolinit. Kjo është ajo që ngjall interes.

A mendoni se Italianët kanë reflektuar mbi gabimet e bëra në të shkuarën, lidhur edhe me periudhën e fashizmit, apo nuk e konsiderojnë atë një gabim të së shkuarës?

Mendoj se pjesa më e madhe po. Rënia e fashizmit erdhi nga gabimi i madh i Musolinit që hyri në luftë. Deri në vitet ‘40 ai kishte mbështetje shumë të madhe. Lufta ishte një katastrofë, e cila e bëri një pjesë të mirë të italianëve, të kuptonin se Musolini dhe fashizmi po i çonin drejt një katastrofe. Sot fashizmi është i ndaluar me ligj, as e djathta ekstremiste, me parime fashiste, thuajse nuk ekziston më. Por në këto kohëra ka lëvizje që risjellin tema mbi intolerancën, mbi mbylljen e kufijve, mbi një farë autokracie, s’do ta quaja as nacionalizëm, pasi, në fund të fundit Lega Nord (Lidhja e Veriut) është një lloj nacionalizmi padan. Ata kërkojnë një atdhe padan, ndërsa gjatë fashizmit kërkohej një atdhe, Italia.

Mendoni se vendet ku ka pasur diktaturë për një periudhë kohe, janë të mbrojtura pra të imunizuara nga rreziku i rikthimit të diktaturës në një moment të dytë, nëse populli e lejon?

Këtë nuk e di. Zakonisht diktaturat vendosen kur ka vërtetë situata të një shpërbërjeje ekstreme të shtetit, krizë ekonomike, pra situata ekstreme për shtresat e gjera të popullsisë. Atëherë mund të vendosen fillesat e një revolte që mund të kthehet në diktaturën e dikujt. Meqënëse gjithçka po globalizohet, edhe pse s’i dihet si do shkojë me zgjedhjet në Greqi, në Francë etj, Evropa, në një farë mënyre, mund të shmangë puçet ushtarake apo diktaturën në një vend evropian, pastaj nëpër botë s’di ç’të them.

Pra ju mendoni se nuk ekziston një “vaksinë” kundër diktaturës?

Vaksina mund të jetë një lloj tolerance, apo pjekurie. Unë shkëmbeva dy fjalë me Ministrin tuaj të Kulturës. E pyeta në mënyrë pak naive - Shoh se këtu ka një tolerancë absolute. Dhe ai më tha: - Jo, ka harmoni. Faktikisht, është një koncept i ndryshëm. Njerëzit nuk janë tolerantë ndaj njëri-tjetrit, pasi vetë toleranca përmban një sjellje të sforcuar për të mos thënë “jo”. Janë mendjet ato që duhet të ndryshojnë, të kenë liri, gatishmëri, një marrëdhënie me qëniet e tjera njerëzore, do të thoja një shëndet mendore, që do ta shmangte pa dyshim vendosjen e çdo lloj diktature.

Në një nga intervistat tuaja, kur flisni për filmin “Vincere”, thoni që Duçe bënte politikë përmes radios dhe kinemasë, ndërsa sot, politika bashkëkohore bëhet përmes televizionit. Siç ishte edhe rasti i Berluskonit në Itali. Ishte një sulm ndaj tij?

Jo, ishte thjesht një e vërtetë historike. Musolini kishte disa aftësi, përndryshe s’mund të shpjegohet si arriti kaq lart. Kishte aftësinë të kuptonte turmën, njerëzit, popullin. Në atë moment ai kuptoi fuqinë e madhe të imazhit. Deri atëherë, politikanët italianë punonin në parlament, në ministri, por ishin si fytyra të padukshme. Para Musolinit, askush s’i mban mend fytyrat e ministrave të parë të shtetit Italian. Ndërsa ai e imponoi fytyrën e vet, prej luftëtari, udhëheqësi dhe meqë ia lejoi edhe koha, përdori propagandën përmes radios dhe kinemasë, të cilat s’ishin përdorur kurrë më parë.

Pra sipas jush televizioni bën vetëm propagandë?

Televizioni shtiret dhe bën një shpërndarje të hapësirave, në të cilat ftohen parlamentarë apo politikanë të ideve apo partive të kundërta, ku njëri thotë diçka dhe tjetri diçka tjetër. Në fund, këto dy të vërteta të ngjashme por edhe të kundërta, priren të njësohen. Ndaj unë nuk e shoh më politikën, pasi nuk gjej asnjë dobi, por kush e sheh ose heq dorë nga vota ose nuk merr asnjë kënaqësi nga debatet televizive, edhe pse këto debate, të paktën në Itali, kanë gjithmonë të njëjtët aktorë. S’e di nëse ndodh e njëjta gjë edhe në Shqipëri. Ata rikthehen gjithmonë nëpër televizione, sikur të ishte një kompani aktorësh. Drejtuesit e shfaqjeve televizive i thërresin vazhdimisht. Janë gjithmonë të njëjtët dhe thonë të njëjtat gjëra.

Cfare gjykimi keni për politikën në Itali?

Nuk e konsideroj veten aspak si një person që s’ka interes për politikën. Por po të flasim për partitë e mëdha, nuk më duket se janë në gjendje ta përballojnë situatën. Ata diskutojnë ende probleme që lidhen me mbijetesën e tyre, të partisë, zgjedhjeve, ndërkohë që mendoj se ekzistojnë probleme më të mëdha, më të përgjithshme, më kolektive. Kur flasin për uljen e pagave në parti, kjo është diçka e vogël, që nuk ndryshon apo modifikon krizën e Italisë.

Ju mendoni se ndershmëria është shumë e rëndësishme në politikën e këtyre kohërave?

Para së gjithash ndershmëria, por edhe programet. Unë pajtohem me një sërë parimesh të Partisë Radikale; për ligjin mbi jetën, mbi embrionet. Politika italiane është shumë e kushtëzuar nga kisha, nga hierarkitë vatikanase, nga parimet e kishës, dhe kjo s’është gjë e mirë.

Në Itali ekziston ideja se për të qënë një intelektual apo për t’u konsideruar si i tillë, duhet t’i përkasësh të majtës. Pajtoheni me këtë mendim? Është i drejtë sipas jush? Dhe nëse është kështu, pse?

Jo, mendoj se kjo ka ekzistuar deri para pak vitesh. Tani, meqënëse edhe vetë të majtët thonë se janë të majtë por, gjithmonë e më tepër njerëz pohojnë se e majta dhe e djathta tashmë janë njëlloj, nuk ndryshojnë mes tyre. Të gjithë janë të etur për pushtet, tek të gjithë janë parimet e korrupsionit, ndaj dhe të bërit karrierë, p.sh. në universitet,apo në fushat e kulturës, kinemasë, gjithmonë e më pak po lidhet me të qënit i majtë. Por, mendoj se në të kaluarën, të qënit i majtë, apo në partinë komuniste, të hapte dyert e kulturës, flas për kulturën universitare etj.

Edhe në kinematografi ishte më e lehtë të bëje karrierë nëse i përkisje të majtës?

Sigurisht, kinemaja ishte e gjitha e së majtës. Bënte përjashtim, ndonjë kineast katolik, i Demokracisë Kristiane, por në masën 99%, ishte gjithçka e majtë - socialist, jo komunist. Por tani kjo përkatësi nuk ka më rëndësi. Sot përgjithësisht ka shumë të majtë, por s’mjafton për të bërë karrierë.

Po sot çfarë duhet për të bërë karrierë në kinematografi?

Ajo që thamë për pushtetin qëndron gjithmonë . Mbështetja nga pushteti, i atij që është në pushtet, ka një vlerë të madhe.Përtej skandaleve të vogla të Berluskoni që s’janë me rëndësi, të jesh me atë që është në pushtet shërben për të bërë karrierë. Qoftë kur pushtetin e kanë të djathtët, qoftë kur atë e kanë të majtët.

Cfarë cmimi ka liria artistike? Ndonjëherë, është më e lehtë të bëjmë kompromise, apo jo?

Ka disa lloje kompromisesh. Mund të bësh kompromise, por duke e ditur që mund të mbrosh pjesën më të rëndësishme të projektit tënd. Pastaj, ka edhe kompromise të cilat s’mund t’i dënoj. Nëse dikush duhet të mbajë familjen, nëse ka fëmijë, nuk mund ta dënoj pse përpiqet të krijojë gjëra pa cilësi. Por, ka një lloj tjetër kompromisi i cili s’më pëlqen. Gjithkush që për të pasur sukses dhe para, deformon fantazinë e vet dhe e ka mendjen tek ajo që mund të mendojnë të tjerët, duke i bërë gjërat për të kënaqur publikun. Pra kthehet gjithçka në një lëvizje të përllogaritur. Ky është kompromisi më i keq.

Nëse do të bënit një film për Italinë e sotme, si do të ishte?

Duhet treguar kujdes, pasi më parë kisha përgatitur një film që në një farë mënyre fliste për Berluskonin. Nuk më lejuan ta bëj. Duhet të jemi të kujdesshëm kur duam të bëjmë filma tepër aktualë, pasi rrezikon që kur ta kesh mbaruar, të ketë kaluar edhe aktualiteti i subjektit.

Jeni shprehur se Shqipëria ishte një mister për ju. A e zbuluat ndopak misterin?

Zakonisht kur shkon jashtë shtetit shkon edhe për të parë bukuritë, bukuritë e së shkuarës, ato arkitektonike, për të parë detin. Këtu, duhet të themi të vërtetën: Tirana nuk është një qytet i bukur, kështu mendoj unë. Pak orë qëndrim në Tiranë.

Cfarë ju bëri më shumë përshtypje?

Fakti që kam parë vetëm një monument antik: xhaminë e vogël. Thuajse në të gjithë kryeqytetet ka lagje të vogla antike, me një traditë të madhe, por duket se këtu s’ka. Unë bëra një vizitë të shkurtër në Muzeun Kombëtar, dhe do t’u sugjeroja shqiptarëve diçka. Mua do të më pëlqente të kuptoja diçka më shumë, por gjithçka ishte e shkruar në shqip. Vizitori i huaj, mbase s’e ka ende ndjeshmërinë ndaj kësaj, por nëse do të kisha mundur të lexoja në frëngjisht, anglisht, edhe pse jo italisht,për të kuptuar më tepër, shumë gjëra të cilat i shihja, por do të kisha dashur t’i kuptoja. Prandaj, do të ishte mirë të vendosnin sqarime pak më të pasura në anglisht apo frëngjisht.

Marrë nga Ilva Tare

Comments

Submitted by anonim (not verified) on

Te verteten ka thene: Tirana s'esht e bukur. Ku qendron provokim, RP?

Submitted by nik (not verified) on

sigurisht qe nuk eshte qytet i bukur.

edi rama e ktheu ne beton e pallate duke shkaterruar gjithcka.

Submitted by 1444 (not verified) on

o qelbesire e vogel,Edi Rama hoqi mutrat dhe nga hale e  beri qytet Tiranen ,kjo ishte faze e pare,te bukur do ta bejme mbas 2013,trupeshk mosmirenjohes!

Submitted by nik (not verified) on

moj qelbesire e madhe.edi rama ka bythen e vet me mut dhe kjo ishte arsyeja qe e beri tiranen si lagja jevgjve.sa per 2013 eshte ca si shpejt se deri ne 2017 ,po nuk e hoqet edin,ne opozite do te jeni o tru gomar mirnjohes.

Submitted by 1444 (not verified) on

Ne 2013 bythen tende dhe te Saliut do ta bejme tabele qitje...,shpresoj qe deri atehere te jesh mire me shendet,dhe mos t'ju kete rene damllaja siper,pa u shkerdhyer publikisht !

Submitted by nik (not verified) on

moj shpirte sa mu merzite.mire te rrine tangat e kuqe ty moj zemer.apo edhe ti del familjarisht lakuriq njelloj si kryetari.

mos mu nxef kaq shume se nuk do te beje fajde nje doze miell.do te duhen 2 doza deri ne 2017.

Submitted by 1444 (not verified) on

Nik mos eshte shkurtimi i Nikoletes,e di ku ti fus ato tangat e kuqe,e gjen dot,apo do te takohemi njehere dhe ta tregoj,mos me permend me familjen sa ta shkerdhje ate picken e ropve !

Submitted by nik (not verified) on

moj shpirte.kur te dalesh lakuriq ne plazh mos harro te marresh edi me erjona veline me vet

dhe tangat e kuqe verini ne koke.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa

Submitted by I3VI5 (not verified) on

Tua them une te verteten?

Tirana nuk eshte e bukur sepse eshte mbush me idiote, zara trubosh te politikaneve si puna ju te dyve.

Submitted by raimondi (not verified) on

Kinematografia  edhe ketu ne USA  eshte 99% e majte ,  socialiste

Hollywoodi  eshte i gjithi me Obamen..

Submitted by Leonardo (not verified) on

E si mund të jetë e bukur kur ne  e kemi më lehtë të prishim se të ndërtojmë dhe regjizori Italian ka thënë të vërtetën dhe zoti Nik në këto 20vjetë nuk ka qeverisur vetëm Rama dhe jo se ky është i larë tek ne nuk është fai tek njishi por tek shoqëria jonë se ska si shpegohet që e kemi mëndjen vetëm për të prishur dhe të vrarë

Submitted by nik (not verified) on

tiranen e qeverisi rama per 12 vjet.dhe po degjosh perkrahesit e tij,mburren vetem me lanen qe u be nga meta kur ishte kryeminister.

per nje gje eshte shquar edi.lejet e ndertimit i dha pa hesap sa qe nuk la shesh pallatesh dhe lulishte pa beton

Submitted by Luani (not verified) on

o enuk,jo vetem lanen e pastroi ,por shtroi cdo rrugice dhe rruge te Tiranes,ne cdo lagje beri nje park te vogel,i dha gjalleri qytetit te cilet ju i bete shurren dhe mutin siper!Dhe kur degjoj ca maskarenj,qe nuk jetojne ne Tirane,dhe me flasin per Tiranen,patjeter qe nuk mund te rri pa u pergjigjur,po a e di  ti o pusht si ishte Tirana ne 2000,nqs jo, mbylle ate hale dhe ik thyej qafen andaj nga ata kafshet qe voton !

Submitted by nik (not verified) on

o luaneshe moj shpirte.mos u nxeh shume se do 2 fishosh dozen e hilaceve.se ku jane ato rrugica qe qenkan shtruar e di ti,sepse une dhe te gjithe te tjeret e kemi pare me gropa ,balte dhe ne mizerje per gjate gjithe mandateve te atij lakuriqit qe ti i jep voten  (vetem qorrat si ti e ndonje tjeter nuk e kane pare).

U desh te vije Basha qe te rregullohet ky turp i kryeqytetit.

dhe mos mu merzit moj xhane.kur te ike edi nga ps (ne 2017 ndofta vejme doren ne zemer dhe ju bejme te fitoni)

Submitted by Luani (not verified) on

Ta shkerdhej ate motren,mos me flit mua per tironen,kurve e vogel,se ta spostoj vrimen e bythes ta fus ne goje!

Submitted by 1444 (not verified) on

Kurvat e duan dyshe...dhe Nikoleta kete do,apo jo !

Submitted by nik (not verified) on

po pse moj luaneshe nxefesh.mos moj shpirte se do te semuresh.kaq shume te ka pelqyer edi lakuriq moj zemer.

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa

Submitted by RP(rrezik publik) (not verified) on

Bukuria eshte hapesire.Tirana e tere eshte mban nje popullsi 1 milione ne nje hapesire me te vogel se Bari.Ky eshte thelbi.Te besh tangencialen e Milanos te duhen gati 2-3 ore,sikur Tirana te kete unazen e madhe e ben per gjysem ore.Normalisht,Tirana me kaq hapesire sa ka eshte ngjeshur shume,nuk ka lulishte mes lagjesh,s'ka sheshe,s'ka mbikalime.Psh,une bleva nje apartament te ri ne katin e fundit te nje pallati tek Komuna e Parisit.I thashe ndertuesit qe do ta shtroja tarracen me bar dhe ndonje peme te vogel;ata me shikonin sikur te isha i sapodale nga spitali 5.Njrezit u dashuruan kaq shume me tullat dhe llaçin,sa gjelberim quajne vetem lulet ne ballkon ose tablote ne mur me peisazhe.Ndoshta ben dallim vetem ai pallati me shigjeta;çmenduri!

Submitted by davidi (not verified) on

O Marco Pinocchio si kendon i madhi Pino Daniele: ogni scarrafon e' bello a mamma son!

Makaronaxhi pordhac, mik i spitullaqes shtatshkurter Tare.

Submitted by Dritan (not verified) on

Ta kuptoni drejt o njerez. Personi ne fjale i referohet bukurise historike, gje qe ne Tirane mungon sepse eshte shkaterruar.

Kush thote qe e ka fajin Edi Rama eshte nje palaco, sepse Edi Rama e pastroi Tiranen nga mbeturinat Saliste, dhe kush e akuzon per betonim, duhet te kuptoje qe vendimet per ndertimet ne tirane i ka dhene KKRT qe ka patur shumicen saliste.

Submitted by nik (not verified) on

na bere per te qeshur.

sigurisht.ju te majtet i konsideroni njerzit budallej qe te hane rrena si kjo tendja.kryetari bashkise nuk dika gje per lejet e ndertimit.pra fidelit dhe te tjereve ja ka dhene berisha lejet e pallateve dhe ato prandaj e duan aq shume edin .

me gallate se kaq nuk kisha degjuar.

Submitted by Antropomorfi (not verified) on

Keto kohet e fundit komentet e Res publica-s jane qelbur fare. Do t'i sugjeroja Mucit te vendose nje filter ose ndryshe t'i mbylle krejt se nuk mund te vazhdohet keshtu. Kjo nuk eshte liri, por ndyresi.

Submitted by anonim (not verified) on

cka ka lidhje PD, PS, ABCD...etj...Cfare ka te bukur ne Tirane po ta krahasosh me Romen apo te tjera kryeqytete e qytete evropiane? Nuk ka pra asgje...

Submitted by 1445 (not verified) on

te drejte ka ky italiani, tek rruga e dibres ishin ca shtepi te vjetra tironce qe tani nuk ekzistojne me, jane zv me ndertesa te reja. po te ecesh neper tirane, sidomos ne kete kohe te ze syri plot peme dhe kjo ne fakt eshte merite e qeverisjes se meparshme, nuk duhet nenvleresuar kjo gje, por duhet te pranojme qe trancioni nuk mund te kete fund kaq te perkryer

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.