Avash me yryshin e polifonisë së Itakës

Postuar në 17 Korrik, 2026 18:21

Tani që premiera e filmit madhështor ODISEJA u krye, kam një falenderim për të bërë për kompozitorin e muzikës së këtij filmi z. LUDWIG GORANSON, i cili më bëri pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.

Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore mijravjeçare të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale. Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë.

Përgëzime mjeshtrit Goransson dhe ustallarëve tanë të traditës për këtë arritje Homerike!

Këto i shkruan në profilin e vet në Facebook, Vasi Tole, muzikolog dhe akademik.

 Së pari meriton vlerësim hapja kulturore e autorëve të filmit që patjetër kanë dashur të sjellin atmosferën pastorale të botës homerike në zonën joniane. Një botë me homogjenitet zakonor të dëshmuar si nga muzika, veglat muzikore, ashtu edhe veshja. P.sh pileusi i vjetër helen ka lidhje organike me qeleshen shqiptare(plisin në variantin geg) dhe kjo shpjegohet me faktin se dallimet mes popujve të zonës kanë qenë në rrafshin e institucioneve politike më tepër sesa në bërthamën e traditës.

Megjithatë kjo nuk justifikon entuziazmin e një akademiku që shprehet se një film i realizuar nga një regjizor shumë i njohur, “janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tone”. Nuk e konfirmon botërisht vlerën artisitike një përdorim kinematografik, pasi muzika e çdo shoqërie ka asye funksionale dhe shpirtërore pse ngjizet. Ajo nuk lind dhe zhvillohet nën kompleksin e të bërit dikur të famshëm, kështu që kjo qasje gati folklorike mbetet pas për nga provincializmi edhe me vetë natyrën endogjene të folklorit.

Nga ana tjetër polifonia është dukuri mesdhetare, me variacionet e veta në vende të ndryshme dhe përpjekja sado e nënkuptuar për ta shpallur atë si ekskluzive shqiptare stonon dhe madje përplaset keq me zgjidhjet përmbajtësore të filmit të Nolan që i ka ikur narrativës homerike në shumë plane dhe ndaj edhe po përballet me kritika. Por edhe me lavdërime të ekzagjeruara si këto të Toles.

Ky episod kur një akademik rend me vrap për të shpallur se si shqiptarë morëm edhe njëherë konfirmimin se kemi vlera, se jemi me kontribute, pra nuk jemi me bisht dhe hiçmosgjë, tradhëton komplekset e mëdha që nuk po i shqiten kësaj shoqërie. Kësaj radhe jo prej saj vetë, pasi shoqëria shqiptare e ka kaluar pragun e komplekseve të dikurshme me emigrimin dhe integrimin, por nga një elitë që e ka kthyer në motiv kryesor suksesin e imazhit dhe afirmimin e tij vetëm në audienca të huaja. Turizmi është për imazhin, këngët për imazhin, çdo sportist që pengohet në zonën e medaljeve është imazh, edhe Kadare u trajtua si imazh duke harruar se njerëzit krijojnë dhe punojnë fillimisht për vete. Se Kultura që të ruhet e çohet para nuk duhet të pagëzohet si e vlefshme vetëm kur merr nota jurish, por kur riprodhohet bashkë me jetën tonë.

Nuk ka kulturë të vërtetë pa polemikën, pa kontrastin, pa lokalen, pa unin identitar. Nuk është kulturë një formë që tenton të imitojë dhe rendë pas rrymës kryesore siç na sugjeron entuziazmi i elitës sonë të sotme që nuk do të kuptojë as rolin e vet dhe as detyrat që ka. Është aty për të duartrokitur dhe shërbyer si interprete e një trashëgimie që vetëm shitet te të huajt si fletëpalosje sesa kalon te shqiptarët e rinj. E sa për filmin dhe muzikën, ata që sot mburren dhe krenohen sadopak me diçka që është përzgjedhur për arsye strikt kinematografike, duhet të mbajnë parasysh se Odisea ishte më greku ndër heronjtë që u bashkuan me akeasit.

s.zaimi

Comments

Submitted by fiks (not verified) on

fiks e ke po kujt i thua, secili i bie polifonise dhe fyellit ne nje vrime dhe sigurohet qe vrima eshte e tija.
e pashe filmin ska lidhje fare, po fare me polifonira e me the te thashe ... nje mish mash hollywoodian.
shume jane perpjekur te bejne fimin e Odisese. akoma per mua me i mire eshte versioni italian 1968 me Papas dhe Fehmiun.
nuk ka grafikat e 2026 po ka nje narative fantastike (Carlo Alighiero naratori) dhe xhiruar ne itali duket tamam mediteran shuem afer asaj qe mund te kete qene ne koherat e Odisese.
po pushoni se do thote Rama eshte xhiruar ne brigjet tone pastaj dhe ec tja mbushesh mendjen palloshit qe ne ato kohera kur dhe nuk kishim linduar akoma nuk pipetinte as miza ne Albania.

Submitted by Aqif (not verified) on

Ve bast se bajraktari i shqiptarizmes qe "zbulimet e medha" Pidhazgo-idhyre" I gjen kudo, Marin Mema kete here do t'i gjej jo ne vrimen e miut, por tek dy vrimat e Vendimit ne Vlore.
Nolan, I dha shansin t'i kushtoj nje Emision, posacerisht ketyre vrimave, nga ku qyteterimi i lasht shqiptar " I vjedhur" nga helenet jehon tek fyelli I Vendimit, kallam ky, qe greket nuk e vodhen dot. U desh Nolan qe t'i tregonte grekerve se edhe Odisea eshte shqiptar.
Sazan Guri do t'i tregonte Nolan ( duke ngene sufkaqe) se ky ushqim eshte produkt shqiptar, s'u flak ( q) por u heng, shkoi ne bark, nuk e hodhem
Od (dh)ise, u dhje; e dhjeu si I themi ne shqiptaret. E la gruan te priste shume gjate, e dhjeu fare, erdhi i dhjeri, O e dhjeve.
Teorite shqiptariste te Marinit dhe Sazanit, Qlirim Hoxhes dhe Agron Dollapit me Co.

Submitted by Andrea (not verified) on

Eshte pak interesante, qe nje kompozitor a regjisor i nje filmi hollivudian zgjedh melodi shqiptare per per nje film epik. Padyshim qe si shqiptar ndjehesh i vleresuar. Kjo nuk ka shume te beje me filmin. Ai mund te zgjidhte kollaj fare nje fyell nga Egjipti a Gjibraltari, Nga Kenia a Anadolli, por zgjodhi nje nga cobania e Vlores.
Persa i takon asaj anes tjeter pastaj qe pretendojne se teresia e nje filmi hollivudian qe flet per legjenden se Odisese se Homerit, aq me shume te xhiruar ne kohet globale te sotme, ka ndonje lidhje te forta me helenizmin apo me historine sipas balades se shkruar qe njohim sot, mendoj se eshte krejt e tepert.
Ai eshte nje film, si shume te tjere, padyshim nder me te kopsiturit nga cdo ane, e para pasi leke amerikanet kane plot, e dyta se kane kapur me nje menyre apo nje tjeter ajken e zgjuarsise, talentit, aftesive etj etj. Keshtu qe nga cdo ane ta kapesh, eshte shume e veshtire te kundershtosh nje zgjedhje te artistit, si psh e fyellit te cobanit shqiptar nga Vlora, e ngjyres se lekures se Helenes, mungeses se ndonje artisti me shtetesi greke etj.
Gjithe bota ka vite e vite qe vlereson Odisene e luajtur nga Bekim Femiu. Ke me dhjetra filma me historite e Romes, apo Egjiptit ku as nuk i shkon mendja dikujt qe nuk do ishte keq te kishte ndonje italian apo arab brenda, apo kjo vershellima qe e kane marre nga kaubojsit e Teksasit, mire do qe te ishte nga Toskana, apo nga Sinai.
Filmi nuk eshte dokumentar. Thjeshte nje film i bukur dhe i realizuar shume mire i nje legjende qe eshte transmetuar goje me goje nja 2000 vjet rresht pastaj dikush e hodhi ne leter versionin e vet

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.