Paqja dhe qytetaria përballë Kllounit me detyrë Kryeministër

Postuar në 08 Qershor, 2026 16:31
Skerdilajd Zaimi

 

Kanë kaluar 8 ditë proteste në këtë fillim qershori. 8 ditë që përtej çdo analize objektive, të ftohtë, çdo keqdashjeje, cinizmi dhe marazi, kanë dominuar mendjen e shumicës së qytetarëve. Kanë dhënë një impuls pozitiv dhe gëzimi në një vend që u mbyt nga mërzia dhe lajmet e kobshme. Nga pabesia e qeverisë dhe politikës që ka nxjerrë në shitje gjithçka, duke qenë në fund vetë blerësja dhe përfituesja.

Çudia zgjat vetëm 3 ditë në Shqipërinë e Edi Ramës dhe Sali Berishës që patjetër nuk janë të vetimit përgjegjës për triumfin e një kulture të tërë politike, por zullumi ka 30 vjet që zgjat e nuk mbaron.

Aq sa kushdo e di që edhe mes demokratëve, por edhe me socialistëve ka njerëz të zakonshëm që janë me protestën.

Suksesi i madh i kësaj lëvizjeje është se ajo theu simetrinë e hekurt të skenës politike, përmes paralajmërimit se brezi i ri mendon ndryshe dhe do diçka tjetër. Dhe brezi i ri nuk përfaqësohet as nga ekselentët me tesera partie, që katapultohen në karriera, por edhe tek ata që në fakt kanë ndjeshmëri të ndryshme nga tonat.

Sigurisht që një protestë që zgjerohet ka firot e veta dhe evidenton probleme që nisin e mbarojnë kryesisht me qëllimin që i duhet dhënë asaj, rezultatin dhe bashkëjetesën e ambicieve. E vërteta është se në këtë protestë aderon sot edhe një pjesë e Europës, për arsye të ndryshme. Dhe aderon me qytetarinë e vet të frustruar nga politikat e mykura dhe burokratike që vetëm adresojnë formalisht shqetësime, por nuk luajnë nga vendi.

Të mos injorojmë se jehona e saj nuk lidhet me asnjë lloj agjende, por me origjinalitetin e vet. Protesta e qershorit 2026 do të shënohet si lëvizja që i mori skenën dhe narrativën Edi Ramës, njeriut që korruptoi gjithçka, sidomos Fjalën. Ia mori duke e asgjësuar në të gjitha atutë e pretenduara si pika të forta të tij. Të batutës, diversionit, qetësimit dhe menaxhimit të emocioneve. Pasi siç e kemi parë z. Rama është i shkalluari numër një nga kjo protestë.

Insinuimet e tij të njëpasnjëshme, dëshmojnë dobësinë përkundër një lëvizjeje që u ngjiz nga arroganca dhe tanimë edhe politika e përjashtimit të shqiptarëve nga ajo copë tokë që kanë trashëguar. Kjo do të jetë edhe damka e tij në histori, të cilën kaq shumë e kërkoi. Një kryeministër që u votua nga 1 milionë njerëz dhe akuozi një pjesë të tyere si pjesë e luftës hibride ndërkohë që vetë është i dokumentuar se ka dhënë ishuj dhe laguna. Por t’ia lëmë historinë Historisë. Në fund të fundit, nuk ka asnjë shqiptar që të mos ketë arsye për të protestuar dhe kjo mjafton edhe për të kuptuar se E MIRA nuk është zhdukur nga ky vend dhe se E BUKURA nuk duhet vetëm blerë këtu. 

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Jam dakord me gjithcka qe thua. Kam dy verejtje te vogla.
1.E drejta e prones nuk ka kuptim pa te drejten per ta zhvilluar ate. Kjo e dallon nje shoqeri kapitaliste (te lire) mga nje shoqeri po them komuniste (autoritare).
2. Per cfare dihet te te strapacohet nje sipermarres nese nuk ka nje ambjent luksi te cilin njerezit e zakonshem nuk mund tja lejojne vetes.
3. Pertej zogjve te cilet i paskan perzene nga Duseldorfi dhe do ti ushqejme ne ne Zvernec cfare mendoni lidhur me faktin qe zhvillimi nuk eshte nje opzion, por tendence qe fillon me epoken e hekurit. Pra ne prospektin tuaj si e shihni Zvernecin ashtu sic eshte apo ndryshe?
4. Besoni se e drejta e votes eshte baza e krijimit te shtetit. Dhje kjo presupozon qe qeveris kush merr me shume vota. Cili prej jush do dale perballe Rames ne 2029?

Submitted by redaksia on

Po e nis nga fundi. Une punoj ne media dhe sigurisht qe jam qytetar i ketij vendi qe kam nje angazhim te caktuar per ceshtje qe prekin te gjithe apo edhe qe me interesojne si individ. Ndaj nuk qendron pyetja kush prej Jush do te dale perballe Rames? Une personalisht dhe faqja e ketushme ka qene perballe Rames dhe qeverise se tij - kuptohet me rolin qe ka media - prej vitesh tashme. 

Perballe Edi Rames mund te dale tashme kushdo grupim qe qendron ne kohe idese per te marre nen kontroll nje vend qe po instalon pabarazi te madhe. Sigurisht qe nuk eshte e lehte, por Edi Rama eshte e shkuara dhe madje eshte Problemi per te gjithe. 

Zverneci dhe disa zona te caktuara te Shqiperise, si p.sh Butrinti apo Liqeni i Ohrit nuk duhen prekur ne mase te madhe. Zverneci njehere dhe laguna e Nartes jo e jo. Zverneci sic eshte nuk i krijon kosto Shqiperise dhe po hyjme tani e po e rregullojme. Ai nese ka kete vlere qe ka edhe ne syte e miliardereve, e ka per ate qe eshte, sicc eshte, jo per ate qe mund te ishte. Ka disa kufinj edhe i ashtuquajturi zhvillim. 

Nje sipermarres ka te drejten e luksit dhe investimit ne truall privat, por ky luks edhe ky investim nuk mund te konkuroje apo mbivendoset interesave te komuniteteve te tera. As duke i injoruar, as duke i blere ato. Sepse territori nuk eshte dhurate vjetore qe formohet e shfromohet sipas deshirave. 
Jo, vota nuk eshte baza e nje shteti, por baza e nje qeverisjeje. Baza e nje shteti eshte dicka tjeter, eshte nje nocion, nje ide per perbashktesine dhe aftesine per ushtrim kontrolli dhe sovraniteti ne nje territor kompakt me ligje dhe kanone qe perkojne asaj kulture dhe atij identiteti duke e ruajtur dhe zhvilluar. 

Sa per te drejten e prones per ta zhvilluar me lejoni te nenvizoj se menyra si e shtroni eshte disi sofistike. Po sikur dikush qe ka nje prone e deshiron te ndertoje laborator per arme bakterologjike, apo data center, apo edhe impiante qe kane pasoja?! Nuk absolutizohet nje e drejte e sanksionuar duke e prezantuar si parim. Pa folur pastaj qe aty nuk ka patur pronare me 1000 ha sic rezulton. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Me kete fjaline fundit shpreh arsyen e protestes.Ketu qendron thelbi i gjithe kesaj zallamahie dhe inatit tuaj. Eshte standart, nje gjelle qe nuk e ha une ishalla i bie miu mrena. Pse mos e ndajme Zvernecin me nje 7501 te ri e te marrim te gjithe nga nji plis?
Kjo eshte sjellje tipike komuniste.
E kujt eshte prona? Nuk ka tager kryeministri aq me pak ju ta diskutoni. Nuk funksionon keshtu shteti ligjor. Edhe pak do therrisni ne ndihme Robespjerin.

Submitted by redaksia on

E ke shume gabim zoteri. Po shume. Ju kujtoni se kushdo ka ambicien per te qene hotelier dhe per te pushuar resorteve? Nuk eshte diskutim ky, qe ju kundershtoni se nuk jeni vete pjese. Po pse konsideron se jane te gjithe te perfshire nga ethet e pronave dhe luksit e me radhe. Eshte shume e madhe bota sot, ka mundesi njeriu te jetoje. Pse konteston vendime dhe qasje te caktuara nuk mund te interpretohet me kriterin e mllefit. Asnje shoqeri nuk funksionon pa drejtesi sociale. 

Kryeministri nuk ka tager ta diskutoje jo, as ne. Por ne nje vend ku zhduken 900 flete nga Kadastra dhe ku Kadastrat zhvendosen pikerIsht se behen ca gjera qe nuk duhen bere, eshte teresisht e ligjshme te pyesesh. Dhe kryeministri ka ketu pergjegjesine per te kuptuar se si do zhvillohet nje prone apo nje territor, te cilin meqe ra fjala, pronaret e shpallur thjesht e shiten. NUK E ZHVILLUAN. 

Submitted by Anonymous (not verified) on

Po gjithcka ka ndodhur ne kadaster. Dhe per kete fajin e ka Edi Rama megjithese nuk ka rager te ndryshoje gjr.
Ne nje kulle ne malesi jetonin sic ndodhte rendom shume familje bashke, prinderit, djemte me nuset dhe si per ta plotesuar kishin marre nje budalle per ti ndihmuar ne punet e thjeshta. E quanin Ndue. I shkreti i duronte te gjithe,dhe per cdo gje qe ndodhte ja vinin fajin atij. Humbi dhija, e ka fajin Nduja, theu kemben kali ,e ka fajin Nduja.
Nje dit Nduja sheh se te gjithe ishin ne stres. Pyeti femijet po sdinin gje. Pastaj mori guximin dhe pyeti nusen e madhe: ca ka ndodh?
Pash zotin Ndue na len rehat se kena siklet te madh. Nuses se vogel i leu djale.
Nduja u tremb: Mos, tash po thon se fajin e ka Nduja.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.