CEO i Axel Springer deklarohet hapur sionist në Kongresin Botëror Hebre
Axel Springer SE, një nga konglomeratet më të mëdha mediatike në Evropë, është rikthyer në qendër të debatit publik pas deklaratës së CEO-s së saj, Mathias Döpfner, gjatë një fjalimi në mbledhjen e Bordit Drejtues të World Jewish Congress në Gjenevë tre ditë më parë.
“Jam një goy [jo-hebre], dhe jam sionist. Me gjithë zemër, nga bindja dhe me pasion”, deklaroi Döpfner para të pranishmëve.
Ai argumentoi se Evropa duhet të lejojë politika preferenciale të emigracionit dhe shtetësisë për hebrenjtë, duke pretenduar se kjo do të ndihmonte në frenimin e rritjes së ndikimit të krishterë dhe mysliman në kontinent. Ai gjithashtu kritikoi ashpër ideologjinë “ëoke”, duke thënë se ajo është infiltruar nga myslimanët nën petkun e dekolonizimit, antiracizmit dhe drejtësisë sociale, për të “riformësuar viktimat si heronj”.
Axel Springer SE zotëron disa prej mediave më të njohura evropiane, përfshirë Bild, Die Welt dhe Politico.
Döpfner njihet prej kohësh për qëndrimet e tij të forta pro-Izraelit dhe mbështetjen publike ndaj shtetit izraelit. Ai ka mbrojtur vazhdimisht veprimet ushtarake të Izraelit dhe ka kritikuar protestat pro-palestineze në vende të ndryshme të Evropës.

Comments
Zionist sipas interesit te
Zionist sipas interesit te momentit. Nese neser ererat ndryshojne kushedi si do te deklarohen keta faresoj njerezish qe rendin vec pas perfitimeve e parase.
Add new comment