Hormuzi mbetet pa kontroll. SHBA hedh sytë nga naftësjellësi i Kurdistanit

Agjencia “Reuters” raporton se përfaqësues të presidentit amerikan, Donald Trump, në Bordin e Paqes, kanë zhvilluar takime me përfaqësues të Hamasit në Kajro të Egjiptit. Sipas agjencisë në fjalë, synim i takimit është ruajtja e armëpuëshimit në Rripin e Gazës në kushte të larta presioni dhe shterimi kapacitetesh për kontroll, pas nisjes së sulmeve në Iran.
Menjehërë pas takimit, Izraeli ka njoftuar se do të hapë kalimin e vetëm mes Gazës dhe Egjiptit, ndërkohë që pëfaqësuesit e Hamasit kanë bërë të qartë se grupimi mund të tërhiqet aktualisht nga zotimet e veta nëse Izraeli vijon me kufizimet në Gaza.
Ndërkohë media të ndryshme citojnë agjencinë iraniane “FARS” të raportojë për një operacion të forcave speciale iraniane në territoret palestineze, në kuadër të të cilit pretentohet se është vrarë në zyrtar i lartë i aparatit të sigurisë së Izraelit. Lajmi duket si kundërpërgjigje ndaj vrasjeve të nivelit të lartë ditën e sotme, sidomos të Ali Larijanit.
Megjithë pretendimet politike dhe publike, konflikti ngjan se ka kontaminuar të gjithë psikologjinë rajonale. Mediat izraelite kanë një fokus kryesor mbi operacionet në Liban, prej nga ku Hezbollahu ka vijuar me sulme masive. Po kështu ngjan se SHBA i kanë dështuar kartat diversive: ajo e kurdëve për operacion tokësore në Iran dhe së fundmi e sirianëve, të cilët janë nxitur të hyjnë në Liban në rrugë tokësore. Sipas mediave, të dyja janë refuzuar, duke e lënë konfliktin në një inercie goditjesh pa objektiv të dukshëm.
Një zhvillim anësor, por me rëndësi është njoftimi nga Mansour Barzani, kryeministër i Rajonitt ë Kurdistanit në Irak, që të lejojë transmetimin e naftës përmes naftësjellësit të Kurdistanit që shkarkon në terminalin turk të Ceyhan. Barzani njofton po ashtu se është në diskutime me Bagdadin për të hequr kufizimet mbi importet dhe tregtinë në rajon, një proces që po ndihmohet nga SHBA. e thënë ndryshe, SHBA nuk ka arritur të sigurojë kalim të lirë në Hormuz dhe po operon me variante alternative.

Comments
Trump eshte matufepsur, por
Trump eshte matufepsur, por akoma me shume e matufepsen Jared, Steve dhe Pete ( sic e theksoi edhe vete POTUS para tre diteve).
Iranianet e theksojne gjithmone se: ne kete lufte nuk ka fitues. Po rrenohet ekonomia boterore prej dy psikopateve, Bibi & Trump.
Iranianet po rezistojne me gjakftohtesi, nuk e kane marre me yrysh. Nuk jane si arabet qe genjehen me nje tas me pilaf dhe nje kofshe pule, apo si beduinet e Saudistanit dhe Dubait me qumesht deveje.
Po cuditem se perse ky palloshi yne nuk i ben thirrje filoamerikaneve shqiptare ne rep e Shqiperise qe te shkruhen vullnetare per SHBA e te shkojne te sulmojne Iranin si force tokesore.
Po cuditem se si vehabisti Ahmed Kalaja me zaret e tij nuk po u bejne thirrje xhemateve qe t'i thone Trumpit se na ke me ty kundra Iranit Shiit, njesoj sic shkuan ne Siri kundra Asadit alevi. Ah po, ne Iran akoma nuk po dalin melaqete e te luftojne Khamenein, ndoshta mbas Ramazanit do i zgjoje Ahmedi me Elvisin me duat e tyre.
Trump ka mbetur keq, nuk po i bashkohet asnje.
Para 4 viteve, kur nisi lufta ne Urkaine, Ramush Djokovic Haradinaj deklaroi si ishte ushtar i SHBA se po te thirrej kundra Rusise. Ve bast se mijera kosovare ( me shume se shqiptare) do t'i bashkoheshin Ramoshit per me luftue per Ameriken. Sepse kosovaret e duan Ameriken dhe Israelin. Me mire shajua nenat dhe graten se sa Ameriken dhe Israelin. Per keto dy te fundit " hyn ne gjak me ta".
I bej thirrje Edi Rames dhe Albin Kurdit qe te therrasin mobilizim vullnetar e te formojne devizione antiiranian ( njesoj si Scanderbeg SS por jo me kriminele e hajna si ky) dhe t'i gjinden prane Trumpit dhe Bibit, pa iu dridhur leqet e kembeve si kryeministrit tone ne Knesset.
Ne keto troje, ka plot, me bollek qe e duan Ameriken me shume se Shqiperine dhe do t'a duan, edhe kur kjo vret e godet pa meshire. Sic beri ne diten e pare me terrorin ku dogji per se gjalli 168 nxenese te moshes 6 deri 10 vjec.
Vullnetaret shqiptare dhe rekrutet kosovare te Djokovicit te mos tuten, se Irani nuk do t'i djegi ne befasi sic bejne Amerika me Israelin. Pastaj ne krahe do te kene edhe melaqete e Ahmed Kalase.
Saber, saber se Amerika me Israelin ka me triumfu me vullnetaret kosovare e shqiptar.
Ceshtja e naftesjellesit
Ceshtja e naftesjellesit Kirkuk - Ceyhan nuk varet 100% nga kurdet e Irakut. Ata sapo firmosen marreveshje me Qeverine qendrore qe nafta Irakene te eksportohet nga ky naftesjelles, po ekuacioni ka me shume te panjohura se kaq. KRG filloi per vete eksportin ne Turqi pas me shume se dy viteve pasi pretendonin (ne fakt fituan ne nje arbitrazh) nje pagese qe duhet te bente Turqia ne favor te tyre. Pagese qe jo vetem nuk u be, por u pezullua per gati dy vjet importi i naftes nga KRG, gje qe ndikoi shume negativisht ne financat kurde pasi nuk kane rruge tjeter exporti. Aktualisht aty kalojne cerek milioni fuci ne dite kur kapaciteti eshte mjaft me i madh.
Me bllokimin e Hormuzit, ku kalonin 20 milion fuci ne dite, dhe nevojat ne rritje te Evropes nevoja per, vendet e gjirit jane nen presion mjaft te madh.
Nese i shtojme ketyre edhe sulmet e diteve te fundit Ukrahinase mbi instalacionet ruse te naftes e Gazit, si TurkStream e Blue Line te javes se kaluar, qe cojne ne Turqi, pjesen e madhe te te ciles Turqia e rieksporton Evrope, nevojat evropiane rriten akoma me shume.
Konsumi evropian nderkohe nuk ka ndryshuar (dhe nuk pritet te ndryshoje) megjithe rritjen e cmimit.
Ajo qe ka ndryshuar eshte rruga e hyrjes se naftes ne Evrope.
Tashme nafta vjen me nga larg, dhe me shtrenjte.
Add new comment