Lufta III Botërore, e mundshme brenda 5 vjetëve

Postuar në 13 Shkurt, 2026 15:02

Shoqëritë perëndimore e shohin të mundshëm dhe të afërt eventualitetin e një lufte të tretë botërore. Konsideruar zakonisht si një dialektikë e një të ardhmeje të harruar, lufta e tretë po hyn në perceptim si realitet i mundshëm. Një sondazh i organizuar nga “Politico” me qytetarë në SHBA, Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Francë dhe Gjermani ilustron këtë evolucion në qëndrimin e shoqërive kryesore në Perëndim.

Megjithatë kjo frikë në rritje nuk këmbehet me gatishmëri për të sakrfikuar për mbrojtjen dhe rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes, një ngërç që e vë politikën në krizë. 2000 votues të pyetur mendojnë se seria e konfliketeve të hapura në të njëjtën kohë në botë, nga Ukraina, në Siri, Venezuelë, Iran dhe Afrikë, e bën konfliktin global më të mundshëm se më parë.

Viti 2031, pra pesë vjetëshi i ardhshëm, mendohet se do të materalizohet me një ngjarje madhore ushtarake, një ide që ka bindur gati 50% të njerëzve në vendet e sonduara.

Comments

Submitted by Plaku Xhuxhumaku (not verified) on

QE luftra ka pasur, ka dhe do te kete kjo nuk vihet ne dyshim. Lufta III Boterore eshte pak probabel, nqs i rrime perkufizimit te nje lufte Boterore, sepse qe te quhet Lufte Boterore ne te duhet te perfshihen ne mos te gjithe vendet e Botes, patjeter duhet te jene pjese e saj vendet e medha, ose si i kemi pas thene, Superfuqite. Pervec kesaj Bota duhet te jete e ndare ne menyre te qarte ne te pakten dy blloqe, ose Aleanca te medha. Sot Aleance Ushtarake e madhe ka mbetur vetem NATO, qe edhe asaj pas veprimeve te fundit te Trump-it duket sikur po i dridhen kembet. Nje supozim i mundshem eshte qe psh Rusia e Putinit te vazhdoje luften ne Ukraine dhe prej saj te zgjerohet e te doje te kape vendet e ish BS, e me tej Europen. Edhe ne rastin tejet pak te mundshem te nje eventualiteti te tille. perseri Lufta nuk do te mund te quhej Boterore nqs USA, Kina, e Japonia, pa le Afrika e Amerika e Jugut do te mbeteshin jashte konfliktit. Perpasjet e tjera ne kete shkalle duken pak te mundshme. Cfaredo qe te beje Trump-i nuk besoj se e ka lene mendja deri ne ate pike sa te sulmoje Kinen, apo Rusine qe do te ishin premisa te fuqishme per nje konflagracion Boteror. Sigurisht qe po te behen sondazhe mund te gjenden 2000 apo 3000 veta ne bote qe mund te mendojne se po afrohet Lufta e Trete Boterore, por he per he nuk me duket se ka premisa te tilla.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.