Narkoshteti merr akreditimin e parë ndërkombëtar

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka përcjellë urimet zyrtare për Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë, duke vendosur në tekst një kujtesë domethënëse për luftën ndaj krimit:
Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria gëzojnë një partneritet të fortë, të ndërtuar mbi angazhimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt e të begatë. Aleanca jonë në NATO është themeli i mbrojtjes sonë reciproke dhe ne e mirëpresim investimin e shtuar të Shqipërisë për sigurinë tonë të përbashkët.
Gjithashtu, partneriteti ynë me forcat ligjzbatuese shqiptare i bën qytetarët tanë më të sigurt teksa ne përballemi me kërcënimet që paraqiten prej grupeve kriminale ndërkombëtare, karteleve të trafikut të drogës, si dhe atyre që bashkëpunojnë me ta. Ne gjithashtu e vlerësojmë bashkëpunimin e ngushtë në adresimin e kërcënimeve kibernetike, si dhe përgëzojmë Shqipërinë për hapat e saj domethënës në sigurinë kibernetike.
Teksa shënojmë këtë ditë të veçantë, ne presim të zgjerojmë bashkëpunimin tonë në fushën e sigurisë, lidhjet ekonomike dhe miqësinë e qëndrueshme me Shqipërinë
thuhet në mesazh.

Comments
Te pergezosh nje vend si
Te pergezosh nje vend si Shqiperiaqe ja kane hequr breket nga koka ne sigurine kibernetike!?
Kjo po qe tingellon tallje bythe standarte nga amerikani i radhes ne DOS dhe sekretar shteti per vrimat ne uje te Don-it.
Keta e kerkojne drogen ne Venezuela, nderkohe qe Albania eshte hambar droge, nga ato droga qe i prodhojme dhe qe nuk i prodhojme dot vete.
Sa per ate pune ne ju hapem dhe tregun Europes qe nga Ecuadori. Dhe si djem te mire qe jane, cunat leket i kthyen prape ne Shqiperi.
Ne Nato thjesht per firma e vula se nuk kemi as ushtri e as potenciale per ate pune. Bejme gjithmone useful idiot sa ne OKB e sa ne vendime qe i marim copy-paste nga Amerika. E si te mos na duan?
Partneritet shume te forte kemi me USA, qe nuk ka presence pothuaj fare ekonomike ne Shqiperi (ka nje dhome tregtie qe vetem llafe ben, pa lidhje fare e do te ndikoje vetem ne ritjen e fitimit per anetaret e saj, me besoni asnje amerikan genuine. Thjesht nje trust lulelakre.).
Ajo pjesa e begatise ishte intriguese ne kete mesazh te Markos, tek vjen si miza verdalle ne kete mut te madh qe dhjeu Trump mbi gjithe boten.
Po mos u cuditni, llafe deklaratash jane dhe duken perfekt per te lare gojen ne keto dite te fundvitit.
U specializuam ne berjen rush e kumbullave te lekeve qe mernim nga USA gjoja per te forcuar "demokracine" thjesht sepse rruga per demokraci kalonte nga stomaku para se te kalonte nga USA. Sa i rane mendjen budallet amerikane e thane : Epo dale se nuk u be deti kos dhe ju me garuzhde ne brez dolet ne plazhet tuaja te bukura.
Sa here ta lexosh kete mesazh te vijne aq shume "xhevahire" ne mend saqe eshte e pamundur te kuptosh thelbin e gjese, ne studio televizionesh qe pjerdhin me gjithe fuqine e bythes tere diten e perendise : Jemi pro-amerikane, jemi anti-amerikane.
Add new comment