Propaganda serbe në studiot e mediave shqipe

Postuar në 10 Tetor, 2025 08:39
Gëzim Mekuli*

 

30 vite kritikë ndaj lajmit serb në mediat shqiptare. Sa keq, sot kjo kritikë u argumentua dhe është alarm kombëtar.

Si t’ju besojmë juve, (pa) kryeredaktorë, që për dekada si "burim" informacioni e keni pasur çiftin e Fatmir Shehollit dhe Mehmet Locit; figura të lidhura me UDB-ën, spiunazhin dhe propagandën serbe? Apo jo, AGK.

Si mund të flisni për "profesionalizëm", kur përfaqësues të interesave të Beogradit, njerëz të diskredituar publikisht, trajtohen si "analistë", "ekspertë" apo "njohës të situatës politike", vetëm e vetëm për ta sulmuar Albin Kurtin dhe qeverinë e tij që po i reziston fashizmit serb?

Ka 30 vite që po e argumentoj se ky maskarallëk nuk është vetëm dështim profesional, por është edhe bashkëfajësi morale dhe politike.

Ka 30 vjet rresht që kam kritikuar dhe argumentuar hapur këtë dukuri të rrezikshme: "lajmi serb në gjuhën shqipe", "Lajmi serb burim i lajmit shqiptar", "Kontrrolli i hapsirës shqiptare nga Beogradi", "Qeveria e Kosovës sulmohet me lajmin serb". Është pra ky lajmi serb i përkthyer, i lëmuar dhe i shitur si "burim i lajmit shqiptar" në mediat tona. Apo jo të dashur lexues?

Portale, televizione, radio e gazeta i kanë dhënë mikrofonin bashkëpunëtorëve të UDB-së dhe strukturave të Beogradit, duke i paraqitur si zëra të besueshëm në opinionin publik. Kjo faqe e zezë është bërë jo nga padija, por nga etja për klikime, ndikim politik dhe interesa të errëta për me e nda Kosovën, me ia thy qafën kombit shqiptar.

A ju kujtohet se si e kam argumentuar dhe kam krahasuar mediat tona me Gjermaninë e pasluftës 1945 - 1990?

Le të kujtojmë (përsëri) një krahasim historik: Në Gjermaninë e pasluftës, nëse mediat e kohës do të kishin ftuar bashkëpunëtorët e Gestapos, apo njerëz që kishin shërbyer në strukturat e nazizmit të Adolf Hitlerit, reagimi i opinionit publik, i akademikëve dhe i institucioneve do të kishte qenë i ashpër dhe i menjëhershëm. Këta bashkëpuntorë të Hitlerit nuk do të ishin trajtuar si “ekspertë” ose “analistë”, dhe nuk do t’u ishte dhënë mikrofon e as kamera për të folur në publik për "çështjen gjermane."

Çdo përpjekje për t’i normalizuar ose për t’i legalizuar këta spiunë do të ishte parë si tradhti ndaj demokracisë dhe e kujtesës historike.

Në të njëjtën mënyrë, figura si Fatmir Sheholli, Mehmet Loci dhe shumë shokë të tyre, të cilët kan punuar për UDB-në serbe, nuk do duhej të kishin vend në studiot televizive dhe portalet shqiptare. Çdo hapësirë që u jepet këtyre mbeturinave serbe është legjitimim i propagandës dhe manipulimit serb kundër Kosovës tonë të shtrenjtë.

A ju kujtohen trajtesat dhe analizat e mia për këtë problematikë kombëtare? Bëhuni të sinqertë, ju lutem!

Kur mediat i japin studion një UDB-ashi të njohur, nuk është thjesht një debat televiziv; është një akt propagande, është grusht-shtet i butë.

Kur një i tillë paraqitet si "analist", nuk kemi të bëjmë më me pluralizëm, por me kolaboracionizëm informativ.

Kur figura si Fatmir Sheholli dhe Mehmet Loci marrin status të zërit të nderuar publik, ndërsa gazetarët heshtin, atëherë media nuk informon më, ajo manipulon dhe bëhet pjesë e shkatërimit të Republikës.

Liria e shtypit nuk është liri për propagandën serbe. (Pa)Kryeredaktorë që mburreni me "ekskluzivitete" ndërsa burimet tuaja janë bashkëpunëtorë dhe UDB-ashë të Beogradit, kur burimet e juaja të lajmit janë mediat e Beogradit: ajo që ju e quani gazetari është gënjeshtër, sepse kjo është propagandë serbe e paketuar në formë lajmi. Apo jo, AGK?

Ju gazetarë nuk jeni më mbrojtës të lirisë së fjalës. Ju jeni ndërmjetës të një fushate të organizuar ndikimi, që për dekada është futur në çdo vrimë të medias shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, dhe, më e keqja edhe në familjen shqiptare.

Konsekuent deri në fund: Depsëza, propaganda nuk është opinion. UDB-ashët nuk janë "zë alternativ" e as "ekspertë të sigurisë".
Manipulimi nuk është gazetari, o bashibuzikë.

Depsëza,
Ju që flirtoni e bashkëpunoni me propagandën e Beogradit nuk jeni më media; ju jeni pjesë e problemit, apo jo, AGK?

Bashibuzukë,
Koha e njerëzve të Serbisë në studiot e juaja televizive duhet të marrë fund; sepse kjo nuk është më gazetari, por tradhti morale dhe kombëtare; është traumë sociale, është dhunë kolektive ndaj nesh si komb politik.

A po merrni vesh, o depsëza! 

*Magjistër i shkencave të mediave dhe retorikës, univeristeti në Oslo dhe Bergen, Norvegji

Comments

Submitted by Minka (not verified) on

Që me ardhjen e z. Kurtit në pushtet dhe shuarjen e të gjitha organeve paralele të listes kriminele serbe mediet , portalet e analistët janë vu në lobim kundër shtetit dhe në vijë me politikat e errta të nëntokës mafioze e kriminale.
Populli ju mallkoftë o ju faqezi!

Submitted by Arben Shala (not verified) on

Nese i vezhgon me kujdes mediat ne Kosove, e veren se pothuajse shumica e televizioneve, e vecanerisht Klan Kosova, temen rreth Serbise, informimin e panevojshem e ngjarjeve ne Serbi, gjera qe fare nuk i intereson publik, e mbajne me qellim, vetem per te mbajtur aktuale Serbine dhe ngjarjet ne mendjen e popullit ne Kosove.

Nderkohe, veren se keto TV, shume pak ngjarje mbulojne se cfare po ndodhe ne Shqiperi, per pasoje publiku, shume pak di ose informohet per zhvillimet ne Shqiperi.

Referojuni debateve te kota e banale te mbremjes ku gjithologet analizojne ne detaje zhvillimet ne Serbi thujase se ne jemi pjese e politikes Serbe. Kurse bejne dallim ne ngjarjet ne Shqiperi sikur po flasin per nje shtet qe ska lidhje fare me jeten ne shqipatreve te Kosoves. Kjo menyre perfide per te trullosur publikun eshte e qellimshme nga Tv-te.

Mendoj se kjo behet qellimisht per te mbajtur Serbine ne mendjen e publikut dhe te lidhur me ngjarjet, nderkohe tentohet me cdo ksht te shekputin lidhjen dhe informimin se cfare ndohe ne Shqiperi.

Shume shpesh e verej ne Klan Kosova, ps.sh kur flasin per Edi Ramen, i referohen si Kryeministri i Shqiperise, nderkohe kur flasin per Vucic, i referohet si Presidenti Vucic (pa e cekur si President i Serbise). Mendoj se kjo gje eshte e rrezikshme.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.