Një zëvendësministër non grata në vendin e tij

Postuar në 18 Maj, 2012 03:46
Fatos Tarifa

Kryetari i një partie politike të vogël shqiptare, e cila evokon kthimin e “rrotës së historisë” së kombit tonë në një periudhë të perënduar prej kohësh, të sunduar nga një mbret i vetëshpallur dhe tradhtar i kombit të tij, pra kryetari i një partie të tillë, i cili është edhe zëvendësministër i Mbrojtjes në Republikën e Shqipërisë (jo në “Monarkinë shqiptare”), paska kërkuar publikisht që ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Shqipëri, Shkëlqesia e Tij z. Henk G.C. van den Dool, të shpallet persona non grata dhe të largohet nga Shqipëria!!! Lajmi u bë i ditur në mediat shqiptare sapo që z. Ekrem Spahia, kryetar i kësaj partie minuscule, e artikuloi këtë kërkesë absurde. Shkak është bërë cilësimi nga ana e ambasadorit holandez të atyre individëve që kërkojnë diskriminimin e komunitetit homoseksual në Shqipëri si “njerëz injorantë”, cilësim me të cilin pajtohet edhe autori i këtyre radhëve.

Konteksti në të cilin ambasadorit të nderuar dhe të ditur të një vendi mik, si Holanda, iu kërkua të shprehte mendimin e tij mbi këtë çështje implikon personalisht z. Spahia, pra një zëvendëstitullar të njërit prej portofoleve më të rëndësishme në kabinetin e sotëm qeveritar që drejton vendin tonë. Fjalët e ambasadorit holandez unë dhe shumë të tjerë nuk i kemi lexuar si një cilësim të aftësive konjitive apo intelektuale të z. Spahia, por si cilësim të çdokujt që paragjykon dhe kërkon të diskriminojë një grup të caktuar shoqëror, ose një komunitet të caktuar njerëzor.

Unë besoj se, po, duke u shprehur publikisht kundër të drejtave të komunitetit gay në Shqipëri, në një mënyrë që habiti një pjesë të madhe të publikut shqiptar, z. Spahia tregoi se vërtet bën pjesë në atë grup njerëzish të cilët mbeten ende injorantë kur vjen puna për të kuptuar natyrën njerëzore dhe sjelljen e atyre individëve, të cilët kanë një orientim seksual të ndryshëm nga ai i shumicës së shoqërisë, shumicë në të cilën bëj pjesë edhe unë dhe, besoj, edhe z. Spahia. Sepse homoseksualë ka kudo; madje përqindja e tyre në popullsinë e çdo vendi është pothuajse e njëjtë, si në Shtetet e Bashkuara, ashtu edhe në Suedi, në Holandë, në Francë, në Kinë, në Indi, në Afrikën e Jugut, në Greqi dhe në Shqipëri. Z. Spahia nuk është as i vetmi, as i pari apo i fundit njeri i paditur në këtë çështje. Pikëpamjet e tij nuk më duket se dallojnë shumë nga ato të presidentit famëkeq iranian Mahmud Ahmadinexhad, të cilin, kur e pyetën disa vjet më parë (2007), në Universitetin e Kolumbias, në Nju Jork, përse në Iran i varin homoseksualët, u përgjigj se në vendin e tij, pra në Iran, “nuk ka njerëz të tillë”.

Ka qenë një kohë, madje deri në fillim apo në mes të shekullit të 20-të, kur homoseksualizmi konsideroj gjerësisht, madje edhe nga shumica e mjekëve dhe e njerëzve të arsimuar, si një “sëmundje” e pakurueshme, së cilës i bëhej “derman” vetëm përmes medikalizimit të atyre individëve që kishin një orientim homoseksual, pra, ose përmes ndërhyrjeve të tilla “terapeutike”, si kastrimi ose sterilizimi, ose duke i izoluar ata në institucione mjekësore. Në një kohë kur gjenet dhe hormonet ishin ende të panjohura mirë, modeli biologjik-mjekësor që justifikonte një qëndrim të tillë mbështetej në hipotezën se vetëm biologjia mund të shpjegojë seksualitetin human. Më vonë, Frojdi u përpoq të shpjegojë se njerëzit, qysh nga lindja e tyre, kanë kapacitetin të tërhiqen seksualisht ndaj të dyja sekseve dhe se, ndërsa procesi normal i zhvillimit të libidos rezulton në orientimin heteroseksual të individit, një zhvillim i ndryshëm, por gjithashtu i natyrshëm i saj, mund ta orientojë një individ në sjellje homoseksuale.

Modeli frojdian mund të konsiderohet sot i tejkaluar në krahasim me atë model teorik që ofroi Alfred Kinsey në fund të viteve 1940, i cili e sheh seksualitetin njerëzor si një continium, që ekziston dhe shprehet në variacione më të shumta nga sa besohej më parë. Pavarësisht kufizimeve që kanë modeli i Frojdit dhe ai që ofroi Kinsey, këta autorë argumentuan se homoseksualiteti është një formë e humanitetit, çka mbetet pikëpamja më e saktë dhe më e pranuar në kohën tonë në çdo vend të qytetëruar. Nëse dikush nuk ka njohuritë e duhura në këtë fushë, ai s’bën gjë tjetër veçse injoron të vërtetat shkencore, sado të pjesshme dhe jo përfundimtare të jenë këto. Dhe çdokush që i injoron këto të vërteta ose që është i painformuar për to, nuk mund të quhet veçse injorant, ose i paditur, çka në thelb është e njëjta gjë.

Të duash t’i diskriminosh dhe t’i privosh nga të drejtat e tyre anëtarët e një komuniteti njerëzor, siç është komuniteti gay në Shqipëri, nuk është shenjë qytetërimi. Edhe nëse këtë z. Spahia e bën në emër të “vlerave”, të “moralit”, të “virtyteve” dhe të “traditave” të popullit shqiptar, të cilat partia e tij thotë se i mbron, kjo përsëri nuk e fsheh mungesën e qytetërimit tek ai. Një mungesë e tillë qytetërimi shprehet edhe në kërkesën patetike të z. Spahia për ta shpallur “person të padëshiruar” z. Henk G.C. van den Dool, Ambasadorin  e Madhërisë së Saj, Mbretëreshës Beatrix të Holandës, pranë qeverisë shqiptare.

Në fakt, me qëndrimet dhe pohimet e tij, është ky zëvendësministër i Mbrojtjes ai që meriton të shpallet persona non grata në politikën shqiptare dhe të largohet nga posti zyrtar që mban. Shqipëria synon dhe po përpiqet të integrohet në Europë, në atë Europë ku jetojnë edhe miliona qytetarë homoseksualë, të drejtat e të cilëve i mbrojnë ligjet e çdo vendi anëtar të Bashkimit Europian. Nëse Ekrem Spahisë kjo nuk i pëlqen, atëherë Europa “e sëmurë” dhe “e pavirtytshme” nuk është për të. Irani dhe Arabia Saudite do të ishin, ndoshta, destinacione më të pëlqyera për një politikan të llojit të tij.

Marrë nga Mapo

Comments

Submitted by Ilir Meta (not verified) on

O zoti Tarifa.

Ka mundesi te na shpjegosh ku qendron diskriminimi qe u behet ketyre njerzeve ne shoqeri se shpesh abouzohet me kete fjale. Homoseksualet ose gjithe anetarete e LGBT  kane gjithe te drejtat e tyre qe ta ushtrojne ne te gjitha mjediset e mbyllura private ku nuk i shqeteson njeri. Diskriminim do te kishim nqs ata do te perndiqeshin dhe nuk do te lejoheshin te ushtronin te drejten te benin seks ne mjedise te mbyllura private sic vepron cdo njeri i kesaj bote.  Te gjithe njerzit e kesaj bote bejne seks ne mjedise private dhe jo ne mjedise te hapura shoqerore. Pra ne keto mjedise ata jane te lire te bejne cfare te duan.  Nqs ata me diskriminim nenkuptojne kufizimin per te dale te bejne parakalime te hapura ose te drejten per te pasur femije dy burra qe martohen me njeri-tjetrin ose ... atehere ketu duhet te ndalemi.

Sepse nqs jemi dakort qe LGBT te dalin hapur atehere dhe prostitucioni duhet te parakaloje  hapur  dhe te promovoje vlerat e veta duke i thene shoqerise qe duhet te jete keshtu si ne, por ne te gjitha vendet  prostitucioni ndalohet.

Submitted by Golda (not verified) on

Ilir Meta (d.v.) ku i sheh ti te drejtat e plota te tyre? Ne faktin qe nuk u lane te manifestonin nje dite te vetme ne vit? Po sikur ne shqipatret te jemi kaq intolerante me obesitetin qe na vret syte perdite, biles na shkakton shpesh here edhe te vjella pamja jo e kendeshme e trupave obeze, si do te ndiheshe ti si perfaqesues i denje i ketij komuniteti. Perfaqesues familjarisht i tij?

Mund te me pergjigjesh?

Sa per faktin qe seksi behet ne mjedise te mbyllura kete e dime te gjithe. Me sa di une nuk do te dilnin me hallatet perjashta. Ashtu si ti qe seksin me femra mediokre, nevojtare per nje pune neper ambasada e ke bere ne mjedise te mbyllura. Biles edhe mburrjen e ke bere ne mjedis te mbyllur, pavaresisht se kelyshi Prifti ta beri publike shprehjen: e kam shkerdhyer...

Je burre, dhe kete tashme e dine te gjithe shqiptaret, prandaj nuk ke nevoje te parakalosh por te prapakalosh ne heshtje skandalet e tua qe nuk kane te sosur. Jemi bindur per burrerine tende me kohe, me thesarin me skandale te njepasnjeshme, me gjithshka ka lidhje me ty dhe familjen tende V.I.P.

Shpresoj qe keto rrjeshta t'i drejtohen Ilir Metes DV ish Kryeminister, ish Minister i Jashtem dhe sot nje nga li DERRAT e aderimit (aredimit) tone ne Europe.

Te paçim sa malet! Jo sa malet qe po i gerryen greku me firmen tende per te marre mermerin tone, mermerin tone se i joti nuk ka qene kurre por qe ti e vodhe diten me djell. Ta kishte lene gje plaku jot varfanjak?

Si thua per nje parade te kusareve te ketij vendi? dhe ti do te ishte ne rreshtin e pare, bashke me kryexhalatin dhe flertin tend Berisha.

Poshte homoseksualet!

Rrofshin kusaret vrases!!!

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Martesa e heteroseksualve sjell shtimin e tyne. Martesa e homoseksualve, si çdo gja shterpe, ndalon shtimin e tyne. Ligje natyre.

Jam plotesisht dakort qe homosesualet te martohen ndemjet vedit. Por jam kategorikisht kundra adaptimit te femijve.

Submitted by Golda (not verified) on

Qe je kunder, jam ok. Po keta femije qe do t'i adaptonin ata dhe qe nuk duhet t'i adaptojne, do t'i adaptsoh ti? Apo do te rrine rrugeve?

Ku eshte problemi? Tek modeli? Keta  njerez gay a nuk kane prinder, dhe per me teper normale? Ku ishte modeli i tyre homo? Perse mendon se modeli homo eshte me i keq se modeli yne ''normal''? Sepse ne modelin tradicional gruaja poshterohet, keqtrajtohet dhe , edhe kur ben detyrat si bashkeshorte, i thuhet te bera... Ku eshte morali i modelit tone? Tek nje grua e nenshtruar, e perçudnuar dhe e mllefosur?

Apo tek burrat kaposhe, pijanece, imorale, ''hamshore'', te dhunshem dhe kellira ne me te shumten e rasteve???

KU???

Submitted by Agim Shkodra (not verified) on

"Shqipëria synon dhe po përpiqet të integrohet në Europë, në atë Europë ku jetojnë edhe miliona qytetarë homoseksualë, të drejtat e të cilëve i mbrojnë ligjet e çdo vendi anëtar të Bashkimit Europian."

Ne fakt ke shume te drejte, sepse per te hyre ne Europe duhen respektuar disa parametra,por ashtu si ne çdo gje, ne me njerez si puna jote ,gjeja e pare qe bejme eshte ajo e te mesuarit te veseve te atij vendi te cilin pretendojme ta mik.

Ja ç'thote John Mainard Keynes:

"Njerezit me te keqinje bejne gjerat me te keqija per te miren e te gjitheve."

Spekullimi eshte aktiviteti i operatorit qe hyne ne treg ne momentin e duhur,duke rrezikuar,per fitimin e supozuar.

Ju me ngjani me nje spekullator Z.Tarifa.

Submitted by voica (not verified) on

Megjithese ka thene dicka qe i ka ardhur per shtat 95% te popullsise, dihet qe ky njeri nuk ngelet vecse i trashe. Kjo dukej, dihej dhe duket. Ne kete vend, te pakten b... eshte e vetmja gje qe eshte terresisht private, se per cdo gje tjeter nuk i dihet se s'ka asnje garanci(shtepia,makina, gruaja, pa le jeta)

Submitted by Artur Duka (not verified) on

Homoseksualiteti eshte nje nga faktoret qe po con ne uljen dramatike te lindshmerise te europianeve. Vecantia e tij con ne nje shumellojshmeri semundjesh qe shkojne pertej kufijve normale te semundjeve seksualist te transmetueshme. Hepatitis dhe HIV perhapen permes sjelljes johigjenike biologjike dhe shoqerore te homoseksualeve. Miliona europiane, te rene ne homoseksualizem, kane vdekur  dhe qindra mijera te tjere kane rene viktime e fshikullimit te semundjeve permes  trasfuzioneve te gjakut dhe faktoreve te tjere. Stastikat tregojne se burrat homoseksuale jane te mbiperfaqesuar ne grupin e abuzuesve seksuale te femijeve. Jeta e miliona evropianeve eshte perkeqesuar nga pranimi jo kritik dhe promovimi i ketij fenomeni. Zedhenesit e qeverive dhe mediat  na predikojne vazhdimisht se homoseksualizmi  eshte nje stil i persosur jetese dhe ata qe guxojne  te kundershtojne s'jane vecse homofobe dhe injorante qe nuk njohin te mirat dhe vlerat qyteteruese te sodomise.

Submitted by Jo anonim: Luani (not verified) on

Zoti Tarifa, ti je nga ata qe do te hedhesh ujin e paster ne enen e papastruar nga llumrat(e di mire se per cilat llumra e kam fjalen). Por dihet se cilesia me e neveritshme e komunisteve te djeshem ishte hipokrizia. Dje imperializmi amerikan ishte xhandari nderkombetar, sot ju i pergjeroheni e i puthni kemben e me tej, qe s'ma lejon etika. Dje na flisnit per moralin e huaj e, po te permendnim homoseksualet, do te na fusnit 7 pashe nen dhe, sot na i mbroni. Boll me me keto hipokrizi e servilizma, ne se nuk je vet homo. Flliqesire me te ndyre nuk ka pare trualli shqiptar. Le te bejne çfare te duan rrezave, por jo ne syte e femijeve tane. Turp per ju, jo se beni sikur mbroni homoseksualet, por per hipokrizine e servilizmin ndaj ambasadoreve te huaj.

Submitted by Erind (not verified) on

Bravo Ekrem Spahise - je Shqiptare dhe mos e rruj se cfare thone zagaret e ndyre qe gjith jeten kane ngrene buken e te huajit dhe share shqipnin.

Ekrem ke voten e te gjithe popullit !

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

Sqarime komentuesit "Golda":

1-Simbas thanjeve ne komentin tuej, ne nji kopje heteroseksuale burrat qenkan arroganta dhe grate e shtypuna. Kjo zotni nuk asht nji familja normale e heteroseksualve ne pergjithesi. Po te ishte keshtu, atehere nuk do te kishte familje fare ne bote. A keshtu i paske pase ti prindt e tu ?

2-Pose kesaj, nuk asht e thanun qe nji e ashtuquejtun "familje" homoseksuale (dy gra ose dy burra) te jete gjithmone shembull i sjelljeve normale ku te dy te jene te sjellshem e jo arrogant njisoj si rasti qe fole per heteroseksualet.

3-Ne lidhje me birsimin e femijve nga homoseksualet, do te ishte shume anormal dhe ndoshta edhe i damshem per edukimin e nji femije si shembull i keq bashkejetese me dy nana ose me dy baba jo normal. Njenit  ose tjetrit  do ti thote  babe dhe tjetrit babe, ose njenes nane dhe tjetres nane. Minimum kjo asht qesharake.

4-Persa i perket femijve te lindun dhe te rriten pa prind, per ata gjithmone gjendet dikush qe i mban, qofte edhe shteti, sepse nuk i len kush rrugash, ose i adapton nji qift normal heteroseksual. Sidoqofte, ma mire te edukuem pa "prind" homoseksual, se sa me dy prind anormal, qe i transmetojne anormalitetin e tyne natyral. Se çka bajne ne mes vedit homoseksualt, kjo asht puna e tyne. Por kurr nuk duhet qe ky anormalitet i kundra natyrshem, ti jepet si edukate femijve. Kjo do te degjeneronte natyren e gjinise njerzore, e cila duhet ruejt pa rrezerve. Homoseksualt kan te drejte, qofte edhe morale, te mbajne, te rrisin dhe te edukojne vetem frutin e dashnise se vet.

NATYRA ASHT BAZA E JETES SE QENJEVE TE GJALLA dhe baza e ambjentit te qenjeve JO TE GJALLA.

Submitted by loni (not verified) on

Falenderoj autorin per kete artikull te goditur.

Sa per kete idiot qe qenka kryetar partie e zevendesminister....mjafton t'i shikosh surratin ne foton qe shoqeron artikullim....tipik provincial...turp i madh qe keto tipa kane pushtuar institucionet e shtetit shqiptar duke e katandisur kete te fundin ne shtetin me qeshark te rruzullit tokesor.

Add new comment

Plain text

• No HTML tags allowed.
• Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
• Lines and paragraphs break automatically.