Edhe të Tjerët po digjen!!!

Qeveria e z. Rama mund të thuhet se është edhe qeveria e prag katastrofave natyrore. Qëlloi kështu, jo se u zgjodh të ndodhnin këto që ndodhin. Përmbytjet ishin të shpeshta që nga viti 2010, mandej erdhi tërmeti i 26 nëndorit, ndërtimet pa leje janë shpallur prioritet, mbetjet janë problem akut. Tani prej 4 vjetësh zjarret po hyjnë në realitetin sezonal si kërcënim serioz.
E megjithatë kryeministri i Shqipërisë, që pretendon se ka mendje planifikuese dhe strategjike nuk duket të ketë vënë ujët në zjarr. Zjarret e tanishme provojnë se kapacitetet mungojnë. Për këtë çështje z. Rama ka dalë sot rrjet sociale për t’iu përgjigjur pyetjeve pse nuk kemi avionë për shuarje zjarri?
Ka shpërthyer një debat pse nuk blen Shqipëria avionë zjarrfikës, ndërkohë që ka ca llogari që duhen bërë dhe zjarret e ditëve të fundit nuk janë asesi çështje e një apo dy apo edhe tre avionësh! Dakord, mirë do ishte t’i kishim, por…
Duke i siguruar të gjithë se kemi këto ditë mjete nga ajri më shumë se çdo vit më parë, falë flotës sonë dhe mbështetjes nga Mekanizmi Europian apo Emiratet e Bashkuara Arabe, i ftoj të gjithë të ngrenë një pyetje: Po fqinjët tanë, Greqia dhe Italia apo Turqia dhe Spanja, që po përcëllohen më keq se ç’do vit tjetër kanë vallë mungesë avionësh…
Pra, e thënë thjeshtë. Sa më shumë aq më mirë padiskutim, por prapëseprapë kurimi i pasojave nuk i eliminon shkaqet, të cilat janë disa, janë njësoj për të gjithë shtetet që po i vuajnë zjarret këtë sezon (disa shumë më keq se ne meqë ra fjala) dhe janë shumë më komplekse se sa duken kur numëron avionët
shkruan z. Rama.
E çuditshme megjithatë! Kur kemi hall e nuk dimë si të bëjmë, kryeministri del e na thotë se duhen para. Kur marrim me qera satelitë, nuk përgjigjemi se pse na duhen e sa kushtojnë.
Shqipëria nuk ka as sipërfaqen pyjore dhe sa karakteristikat e vendeve të tjera dhe në hartimin e politikave për fatkeqësitë natyrore nuk ecet me analogji, sidomos kur të gjitha raportet flasin se Shqipëria është një vend i rrezikuar.
Comments
Ky thote, "vari karin
Ky thote, "vari karin doktorave, e rendesishme eshte te kuptojme shkaqet pse u semur pacienti"!
Add new comment