11 maji, mundësia për ta çuar për skrap!

Zgjedhjet e 11 majit 2025 janë zgjedhjet më atipike që nga viti 1997. Atë vit votohej edhe për një referendum për formën e qeverisjes veçse për Parlamentin.
Këtë vit votohet edhe për të sanksionuar fundin e skenës politike bipolare. Në lojë kanë hyrë aktorë të rinj.
Në këtë kuptim vota e 11 majit ka rëndësinë e vet historike. Duke nisur që nga dekretuesi, presidenti anonim i Republikës, vënë aty si lepe peqja pa zë e pa sy nga duar që po kapin çdo gjë.
Për të vijuar me domosdoshmërinë e largimit, dërgimit pëe skrap të Edi Ramës, kryeministrit të këtij vendi prej 12 vjetësh. Zoti Rama pati kohë boll, pushtet gati të pakontrolluar për të bërë shumëçka, për të vendosur modelin apo sistemin e vet. Dhe kjo ndodhi. Sistemi është: nesër votojnë shqiptarët mes të cilëve ka berës nga krimi, nga Shkodra, Dibra, Fieri dhe Elbasani. Luftohet edhe kundëe këtyre ortakëve të z. Rama në pushtet. Ky është sistemi i tij. Nuk e fsheh dot.
Propaganda dhe droga janë tregti e suksesshme bë këtë vend. Dikush sot shkruante se më 11 maj votohet për historinë, për ta mbajtur larg pushtetit Sali Berishën që ka përgjegjësi. Jo. Për këtë gjë u votua më 2013-n.
Nesër votohet për jetën tonë të përditshme, për fëmijët tanë, që ata mos të rriten me idenë e lemerishme se oltat, belindat, edrat dhe të gjithë zdërhallat e këtij vendi janë zengjinët. Jo se zengjjnë nuk duhet të ketë, por edhe në një kasolle të mbaruar tavani duhet të ketë distancë, nuk duhet të prekë bythën kur fle apo pjerdh.
Nesër vota mund ta mbajë Edi Ramën në pushtet. Vullnet është edhe ky. Por jo për Europën. Vetëm për Europën Jo. Heqja e tij, dërgimi i tij për skrap, heqja e kësaj zorrë qorre është emergjencë. E kërkon jeta jonë, e fëmijëve tanë, logjika e shëndoshë, interesi. Me Edi Ramën ne jemi bërë shumë të aftë, gati të sëmurë në lehtësinë për të gjetur arsye për të ikur, sesa për të qëndruar në këtë vend. Kaq mjafton.
Ne jetojmë në një vend ku metri katror shkon në 9 0000 euro, kur të ardhurat janë poshtë çdo mesatareje europiane dhe ne nuk gjejmë arsye se pse. Nga askush. Kaq do mjaftonte për të ndjerë urgjencën e ndryshimit.
Dhe ndryshimi nuk vjen vetëm nga vota për Sali Berishën vetëm, për të cilin ka po kaq arsye për të mos e votuar, por edhe nga mosvotimi për PS-në edhe nga ata që kanë votuar për të më parë. Është një votë që cenon ekuilibrin matematik të llogarive të z. Rama, jep messzhin e pakënaqësisë të cilin ai nuk do ta pranojë publikisht dhe nuk e çon votën të subjekte “të huaja”.
Është një minimum që ofrohet si mundësi. Pavarësisht se çfarë i themi njëri-tjetrit, pavarësisht se viti na ikën me idenë se socialistët janë të zgjuar dhe ne të tjerët budallenj, çyrykë, të shëmtuar dhe me deformacione, të gjithë e dinë se Edi Rama duhet çuar për skrap! Ai nuk i duhet më askujt! Është e Keqja edhe për ata që kanë përfituar prej tij, sepse ndryshimi tashmë bllokohet vetëm tek interesi i mbijetesës së tij.
Ai ka me vete heshtjen e BE-së që më datën 16 maj do të jetë në Tiranë. E meqë Europa po vjen në Tiranë ne të zgjedhim dollinë tonë. Është në dorën e kujtdo, mjafton që për PS-në TË MOS VOTOHET MË 11 MAJ. Sepse tani edhe zyrtarisht, PS nuk ka më: Ka mbetur Edi me paratë e veta.
Comments
Shume dakord me skrapin, por
Shume dakord me skrapin, por nuk e kuptoj ndryshimin e ketij votimi nga votimet e tjera. Kete vit ka me shume se dy koalicione, por perderisa sistemi ka mbetur analogjik-proporcional, cdo vote qe nuk i shkon PD eshte ne fakt vote per PS (sepse sistemi analogjik proporcional favorizon ja dy, ja tre parti, jo me shume se aq).
A ka ndryshuar gje me sistemin elektoral qe te besojme se votat per cdo parti qe nuk eshte PD, PBDNJ ose PSD eshte ne te vertete nje vote per Edi Ramen (meqe patronazhistet e tij dominojne sistemin elektoral qe kemi)?
Add new comment