Nuk e duan më Ramën, por nuk do e votonin dot Berishën

Siç është tashmë e dukshme dhe e pranuar, fushata elektorale po tentohet t’i nënshtrohet një lloj shfaqjeje denoncuese, tallëse dhe denigruese nga Kryeministri Edi Rama. Që nga përdorimi i simboleve si bufi e deri te sulmet e vazhdueshme, fushata është ngjyrosur negativisht edhe për të shmangur diskutimet programore.
Ky fakt flet më qartë se çdo gjë tjetër për vetëdijen e shumicës për bilancin e vet.
Kësaj po i shtohet debati për kontratën e lobimit ta PD-së që vjen edhe në kuadër të thashethemit se Sali Berisha do të udhëtojë drejt ShBA në datën 4 maj.
Nga ana tjetër duhet thënë se veç devizës pa kuptim dhe kapeles imituese, Berisha po bën një fushatë më pozitive se z. Rama. Por e vërteta është se Sali Berisha e ka të pamundur praktikisht fitoren e një shumice dhe ai është përgjegjës që një kategori nuk votojnë PD-në.
Në këto kushte fitorja është matematikore nga ana e z. Rama që nuk është më ai politikani i pasfidueshëm dhe makineri elektorale. Zoti Rama nuk ka më as ide dhe as ekip. Ai ka disa projekte në zhvillim e sipër dhe disa miqësi ndërkombëtare. Dhe Berishën përballë.
Ta shohim ekuacionin për atë që është e mos të lejojmë që të na shiten teori që nuk pinë më ujë. Ka shumë socialistë që nuk e duan më z. Rama në pushtet, por nuk do votonin asnjëherë Berishën sepse do tradhëtonin veten. Kjo është e vërteta që nuk manipulohet dot nga asnjë propagandë.
s.zaimi
Comments
Idete e reja te njerezve te vjeter...
"Z. Berisha fushate pozitive" eshte nje shprehje shume relative. Dakord qe z Rama nuk ka me as mundesi te kete ide te reja qe nuk i paska shprehur ne kete dhjetevjecar, por edhe z. Berisha megjithe pozitivitetin e tij, nuk para eshte filiz i gjelber ne Shqiperi. Dhe shprehja "buf", megjithese dhe mua me kane ardhur ne maje te hundes keto batutat e Rames, duhet ta pranojme qe eshte e goditur. Tamam nje buf plak qe ben si adoleshent.
Ceshtja eshte se Shqiperia ka bajraktare jete e mot, dhe se ata kane bere gjithmone si u do qejfi dhe se zgjedhesi ne shqiperi nuk eshte i ndergjegjshem per forcen e votes se vete. Dhe si bufi e si grabitqari tjeter jane njelloj te demshem dhe do doja shume te shpresoja qe te mos shihnim asnjerin ne TV ne muajin Qershor!
Partia dhe populli
Nje pjese e mire e ketij populli e ka ne shpirt thelle te ngulitur PS-ne! Edhe kjo thenia “Votojme PS sepse nuk duam Berishen” duket manipuluese! Sepse ka edhe parti te tjera per te votuar! Duke ulur PS nen 70 mandate nuk do te thote se Berisha vjen ne pushtet! Por thelbi eshte tek fanatizmi ekstrem dhe tifozlleku pa logjike i nje pjese te mire te miletit per PS! Si mund te spjegohet fitorja e PS ne 1991? Se nuk donin Berishen? Apo triumfi i PS pas skandaleve te Shukri Xhelilit apo Safet Gjicit? Njesoj do ndodhe edhe me Tiranen e Veliaj! PS do rritet prape dhe Lali Eri do festoje ne burg triumfin! Nuk i plas tifozeve se lojtare te ekipit te tyre dalin me skandale! Ekipin e tyre e duan dhe pike! Po pse ky tifozllek fanatik i tille? Kur edhe veten dhe interesat e tyre i injorojne fort, ne favor te partise! Me parimin “Dhije vedin, voto Edin”! Ndoshta eshte pyetje delikate! Qe rrenjet i ka thelle ne histori, shekuj me pare! Mendoj per ate historine reale, jo kete histori fallco qe na eshte servirur ne librat e historise tone!
Berisha fushate positive?! e
Berisha fushate positive?! e kupton qe po krahason mutin me kaken kur vjen puna ne keto pale, se nuk e di shkallen relative qe po perdor. Tallen me shqiptaret live: njeri duke sjelle keshilltare (lacivita) qe s'ja pjerdh njeriu per ta degjuar a besuar, nderkohe qe e pranon qe po tallet me te gjithe , e tjetri live duke u mare me idiotesira e fyerje adoleshentesh, deri ne fyerje personash thjesht per te mare pak terren elektoral (me kujtohet Sotiraqi si okllai e kemish nxjerre, nderkohe qe Rama vesh poture).
PO TALLEN ME JUVE !!!!
Nuk arrij ta kuptoj apo ta
Nuk arrij ta kuptoj apo ta perkufizoj dot problemin qe konsiston ne leximin e dickaje tjeter nga ajo qe eshte shkruar.
Kam shkruar qe Berisha po ben fushate ME POZITIVE SE RAMA. ME. ME. ME.ME ME ME. E ben krahasuese fjaline. Dhe i qendroj: Po ben premtime sociale, ekonomike. A eshte i besueshem? A jane realiste? Tjeter diskutim. Por nuk po merret me teatrin personal. Tani opinione jane keto. Nuk jane formula matematikore.
Add new comment