Durrës, gjendet i djegur në makinë oficeri i SHISH-it

Postuar në 25 Tetor, 2011 04:29

Gjendet i djegur në makinën e tij oficeri i SHISH-it, Esat Çoba. Trupi i pajetë i 49-vjecarit është gjetur sot pas mesnate rreth orës 01:00, në plazhin e Currilave në Durrës. Sipas bluve të qytetit bregdetar, automjeti tip Opel Corsa i Çobës është spërkatur me benzinë, pastaj është djegur.
Kanë qenë familjarët e këtij të fundit që kanë denoncuar zhdukjen e tij në polici. Policia e ka lokalizuar më pas duke gjurmuar sinjalet e telefonit të tij.
Hetimet për këtë ngjarje të rëndë vazhdojnë, ndërsa policia dyshon se Çoba mund të jetë vetëvrarë. Këto dyshime i përforcon edhe një mesazh tekst që i ka dërguar të birit në telefon.
Siç deklaron policia, ai njihet si një person që nuk ka pasur konflikte. Trupi pritet ti nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
MESAZHI
Para vdekjes ai i ka dërguar një mesazh në celular djalit të tij ku shkruante: “Bëhu i fortë, ji gjithmonë krenar, mbështetu tek nëna jote. Çaje të ardhmen vetë”. Ky mesazh tekst ka mbërritur në telefonin e të birit në orën 18: 30 të ditës së djeshme, e më pas oficeri i SHIK-ut ka fikur telefonin. Familjarët janë alarmuar pas mesnate, kur Esati nuk po kthej në shtëpi dhe kanë sinjalizuar policinë, e cila e gjeti 49-vjecarin të karbonizuar në makinën e tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.