Sulmet ruse lënë pa energji centralin bërthamor në Çernobil
Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë mbeti pa energji elektrike pas një sulmi të kryer mëngjesin e sotëm. Lajmin e bëri të ditur IAEA, mbikëqyrësi atomik i OKB-së, në një postim në X.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike tha se disa nënstacione elektrike ukrainase, jetësore për sigurinë bërthamore, u prekën nga aktiviteti ushtarak. Nga ky i fundit rezulton të jenë prekur edhe linjat e energjisë për disa centrale të tjera bërthamore.
Ndërprerja e energjisë elektrike në Centralin Bërthamor të Çernobilit në Ukrainë ka nxjerrë jashtë funksionit sistemet e ftohjes së karburantit të shpenzuar, duke çuar në një rrezik potencial mbinxehjeje dhe lëshimit të niveleve të rrezikshme të rrezatimit - por për shkak të kohës së gjatë që ka kaluar, lënda djegëse mund të jetë e sigurt derisa të rikthehet energjia elektrike.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) raporton se disa nënstacione elektrike ukrainase janë goditur nga sulmet ushtarake ruse, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë në Çernobil. "IAEA po ndjek në mënyrë aktive zhvillimet në mënyrë që të vlerësojë ndikimin në sigurinë bërthamore", shkroi drejtori i përgjithshëm i IAEA-së, Rafael Grossi.
Rreziku në këtë rast është më i ulët se sa ishte në vitin 2022, kur New Scientist raportoi për ndërprerje të ngjashme të energjisë në Çernobil.
“Është gjithmonë shqetësuese kur një central bërthamor humbet energjinë, por shqetësimi për rreziqet bërthamore është shpesh disa herë më i lartë se rreziqet që lidhen me ngjarje të tjera me pasoja të ngjashme”, thotë Ian Farnan.
Reaktori 4 i Çernobilit shpërtheu në vitin 1986, por reaktori 1 u mbyll në vitin 1991, reaktori 2 pushoi së prodhuari energji në vitin 1996 dhe reaktori 3 - i fundit në vend - u çmontua në vitin 2000.

Add new comment