Serbia nuk reformohej dot në vitin 2000. Peshiç: Nuk dihet ende kush ishte Cedo Jovanovic që arrestoi Millosheviçin
Ish-presidenti serb Boris Tadiç, ka deklaruar në një intervistë për gazetën “Danas” se pas rënies së Sllobodna Millosheviçit, në Serbi nuk pati me të vërtetë mundësi efektive për reforma reale. Sipas tij, keqkuptimi i proceseve demokrative dhe koha për reformat e duhura solli pakënqësinë e qytetarëve nisur “nga pritmëritë jorealiste, që në fund të fundit kontribuuan në ngritjen e Partisë Progresiste Serbe”.
Tadiç solli në kujtesë një qasje të ish-kryeministrit Zoran Xhinxhixx, që kërkonte shkarkimin e të gjithë prokurorëve, gjykatësve, policëve dhe oficerëve të shërbimeve të sigurisë për të rihapur përzgjedhjen strikte. Ai shtoi se pas vrasjes së Xhinxhiç nuk ekzistonte një shumicë e nevojshme për zbatimin e lustracionit.
Mendime për ngjarjet e 5 tetorit të 25 viteve më parë kur në Serbi u rrëzua Millosheviçi, ka dhënë edhe sociologia Vesna Peshiç, sipas të cilës problemi kryesor në ato kohë ishte rivaliteti mes Xhinxhiç dhe Koshtunicës.
Çdo gjë që Xhinxhiç donte të kalonte, Koshtunica e bllokonte sepse ai kishte etiketën e legalistit. Koshtunica e nisi adoptimin e një Kushtetute të re vetëm pas vrasjes së Xhinxhiç. Koshtunica bllokoi shkarkimin e kreut të policisë, Rade Markoviç, që shkatërroi dokumente kyçe, ndërkohë që Beretat e Kuqe dhe komandanti i tyre u bënë një faktor i pakontrollueshëm
ka thënë ajo.
E pyetur pse Serbia nuk ka arritur dot të shkëputet nga autoritarizmi, Peshiç ka deklaruar se kjo vjen pasi në të vërtetë Serbia nuk është shkëputur dot realisht nga nacionalizmi, prirje të cilën Milo Lompar e quante integralizmi serb. Peshiç flet edhe për një mister që lidhet me personin që arrestoi Millosheviçin, Cedo Jovanoviç, Iicili sipas saj “drejtonte të gjitha punët e pista që lidheshin me Xhinxhiç”, por që nuk dihet me të vërtetë kush ishte.
Add new comment