Biznesi kosovar pritet në takim zyrtar në Selanik
Kosova dhe Greqia kanë gjetur gjuhë të përbashkët komunikimi për sa i përket bashkëpunimit ekonomik. Në Selanik është pritur një delegacion nga biznesi Kosovar, i drejtuar nga Kreu i Dhomës së Tregtisë, Lulzim Rafuna.
Sipas këtij të fundit, eksportet greke zënë 5% të totalit të importeve të Kosovës dhe ka nënvizuar se Lojërat Mesdhetare 2030 në Prishtinë përfaqësojnë potencial të madh për biznesin grek, sidomos në infrastrukturë dhe zhvillimin e turizmit.
Greqia nuk e njeh Kosovën, por komunikimi mes të dyja shteteve nuk ka munguar dhe Albin Kurti ka gjetur në Athinë mirëkuptim dhe audiencë, diçka reflekton leximin gjeopolitik të situatës rajonale në mënyrë realiste.
Add new comment