Premtojnë të njëjtën gjë, por akuza për ide anti-shtet i faturohet Berishës

Postuar në 24 Prill, 2025 23:55

Sot mediat e qeverisë kanê qarkulluar opinionin e dikujt që shqetësohej se premtimi i Berishës për faljen e taksat dhe kamatat që nga viti 1992 ngarkon me faturë të tjerët që kanë paguar. Nuk gjendet se ku e ka thënë Berisha këtë gjë, edhe pse në vitet 1992-1997 nuk kishte mirëfilli sistem fiskal të konsoliduar dhe është shumë e vështirë të gjurmohet një detyrim i tillë. Nga ana tjetër moapagimi i detyrimeve ka afat dhe lidhet me shtrëngime të shlallëzuara për subjektet. Kështu që deklarata dl verifikuar si është thënë nëse është thënë. Por shqetësimi ka qasje shtetari, sociale dhe vendos barazinë juridike dhe sociale në plan të parë. Drithëruese kur mendon se një fisnikëri e tillë vazhdon kullot akoma mendje shqiptarësh. 

Puna është se nuk të lënë ta shijosh këtë mirësi. Po sot, kryeministri Rama, një bufon me kohë të plotë, premtonte pikërisht këtë gjë. 

Komponenti i tretë lidhet me detyrimet dhe kamatëvonesat. Vitet e fundit biznesit shqiptar i është dashur të përballojë tërmetin, pandeminë, krizën e çmimeve, ka pasur nga ato që i kanë vuajtur këto kriza globale. Kjo na detyron që të marrim një masë, lehtësimin e atyre detyrimeve.

Propozojmë që të fshijmë të gjitha borxhet, kamatëvonesat të bizneset më të vjetra se 10 vjet. Të fshijmë të gjitha kamatëvonesat dhe interesat që janë ndërmjet 5-10 vjet, e vlefshme dhe për bizneset që në një këst të paguajnë gjithë detyrimin dhe në këtë rast do i falet 50% detyrimit. Ata që s’kanë mundësi, ta paguajnë në 12 muaj dhe t’i falet 25% e detyrimit. Ata që kanë borxhe nga 1 deri në 5 vjet, do t’i japim mundësinë atyre që i paguajnë të plotë për faljen e gjobave dhe kamatëvonesave

Këto ka thënë ministrja Delina Ibrahimaj në Elbasan ku kryeministri foli për "Paqen Fiskale", një gjetje kjo që i afrohet pakëz fare Parajsës Fiskale. 

Pra: premtimi edhe i Berishës dhe i Ramës është identik, por Berisha del maskara. Po pse? Si pse? Se është malok. Kjo është filozofia në Tiranën e naçuve të Bllokut dhe pusetave aty afër. 

s.zaimi

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.