Gripi i shpendëve/ Regjistrohet rasti i parë i kalimit nga njeriu te njeriu

Në SHBA është regjistruar rasti i parë i gripit të shpendëve, i transmetuar nga njeriu te njeriu, pra pa kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.
Pacienti është një i rritur nga Misuri, i cili u shtrua në spital më 22 gusht dhe u trajtua me ilaçe antivirale kundër gripit.
Rasti u konfirmua nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Shërbimin Shëndetësor Shtetëror. Analizat laboratorike treguan se gripi ishte në fakt i tipit H5, pra gripi i shpendëve.
Ky është rasti i 14-të i gripit të shpendëve këtë vit në Shtetet e Bashkuara, por është i pari pa kafshë të infektuara.
Në Misuri nuk ka pasur infeksione H5N1 (akronimi për gripin e shpendëve) në bagëti dhe vetëm raste të rralla në mesin e shpendëve. Të gjitha infeksionet e tjera të regjistruara në Shtetet e Bashkuara kanë përfshirë fermerët në kontakt me bagëtinë.

Add new comment