h5n1
Gripi i shpendëve/ Regjistrohet rasti i parë i kalimit nga njeriu te njeriu
Në SHBA është regjistruar rasti i parë i gripit të shpendëve, i transmetuar nga njeriu te njeriu, pra pa kontakt të drejtpërdrejtë me kafshët e infektuara.
Pacienti është një i rritur nga Misuri, i cili u shtrua në spital më 22 gusht dhe u trajtua me ilaçe antivirale kundër gripit.
A mund të shmanget pandemia e H5N1?
Revista shkencore “Nature” i kushton vëmendje së fundmi eventualitetit të një pandemie të re për njerëzimin. Asaj të shkaktuar nga gripi i shpenëve. Kjo nisur edhe nga parashikimet se një pandemic e tillë do të mund të kishte pasoja fatale në masë, krahasuar edhe me pandeminë e CoVid-19. Një djalë 11 vjeç p.sh vdiq në Kamboxhia pasi u prek nga gripi i shpendëve, ndërkohë që është raportuar se virusi ka lëvizur nga një specie gjitarësh te një tjetër dhe ka shkaktuar vdekje në masë te shpendët dhe luanët e detit në Peru.