Mjekësia ligjore, një itinerar i shkurtër
Foto 13 nga 15

1978 – Odontologjia// Nofullat dhe dhëmbët tanë janë po aq unikë sa edhe shenjat e gishtërinjve. Puna e odontologëve ligjorë konsiston në identifikimin e kadavrave, përndryshe të panjohshëm nga gjurmët e dhëmbëve të tyre. Në disa raste, shenjat e lëna nga një kafshim në lëkurën e viktimës së një vrasjeje apo një dhunimi trupor janë kaq karakteristike saqë mund të përdoren edhe si provë. Ky ishte rasti i vrasësit serial Ted Bundy në vitin 1978. Në një kolegj në Florida të SHBA-së ishte vrarë një studente, Lissa Levy. Në eksitimin e sipër, vrasësi e kishte kafshuar në kofshën e majtë. Fotografia e shenjës së dhëmbëve u përdor në proces kundër vrasësit Bundy që më pas u dënua
Comments
I pari shqiptar që është
I pari shqiptar që është diplomuar për mjekësi ligjore në Universitetin e Stambollit, rezulton se ka qenë Dr. Haki Mborja (1881 -1931). Ai, Haki Shemshedini (Mborja) është autor edhe i librit "Krimi dhe krimineli" i botuar në Stamboll në vitin 1904. Ka punuar si mjek pranë Bashkive të Manastirit dhe të Korçës.
Add new comment