Mjekësia ligjore, një itinerar i shkurtër
Foto 12 nga 15

1955- Njollat e gjakut// Në fund të viteve ‘800, mjeku ligjor polak, Eduard Piotrowsky kreu një provë: goditi me çekis, thikë dhe sëpatë, kokat e lepujve dhe mandej studoi njollat e gjakut në funskion të tipit të armës së përdorur. Mori shënim për formën e tyre, zgjatimin dhe orientimin, vëzhgoi ndryshimet mes një goditjeje të ardhur nga e djathta dhe nga e majta, duke konstatuar edhe shenjat e kundërshtimit të viktimës. Do të kalonin 70 vjet që këto rezultate të merrnin vlerë në një rast vrasjeje. Në vitin 1955, mjeku amerikan Sam Sheppard u gjykua si fajtor për vrasjen e gruas së tij me një goditje të dhunshme në kokë. Hetime të mëtejshme treguan se vrasësi duhet ta kishte goditur viktimën me dorën e majtë, ndërkohë që Sheppard vepronte me të djathtën. Kështu që në vitin 1966 ai u lirua nga akuzat nga Gjykata Supreme.
Comments
I pari shqiptar që është
I pari shqiptar që është diplomuar për mjekësi ligjore në Universitetin e Stambollit, rezulton se ka qenë Dr. Haki Mborja (1881 -1931). Ai, Haki Shemshedini (Mborja) është autor edhe i librit "Krimi dhe krimineli" i botuar në Stamboll në vitin 1904. Ka punuar si mjek pranë Bashkive të Manastirit dhe të Korçës.
Add new comment