Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 8 nga 12

Hyji Apolon është një nga veprat më të mira të skulpturës sonë antike, të shek. IV para Krishti. Atë e sheh të shumëfishuar në revista, albume, kartolina, të riprodhuar në porcelan, dru e bronz. Eshtë një nga simbolet e artit të lashtë të Shqipërisë, madje më i njohuri. Në vitin 1928, arkeologu italian, Luigi Maria Ugolini, gjatë gërmimeve që sollën zbulimin e teatrit të lashtë të Butrintit, papritur zbuloi një statujë që përbënte në vetvete një bashkim të pazakontë të kokës dhe të shtatit me lartësi 2.5 m, pra që nuk përputheshin realisht. Hyji Apollon Shek. IV para Krishtit Butrint (Sarandë)
Add new comment