Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 7 nga 12

Ndërmjet skulpturave të shumta, të ekspozuara në Pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar, të bën përshtypje ajo që i kushtohet lumit Vjosa. Vjosa është personifikuar në skulpturë nëpërmjet figurës së një plaku të shtrirë e të mbështetur në krahun e djathtë, me flokë deri te supet, me mjekër të dendur. Skulptura është në gur të bardhë, 49 cm e lartë, 70 cm e gjerë. I përket shek. III para Krishtit, zbuluar në Apoloni. Paraqitja antropomorfe e Vjosës tregon se ky lumë ka qenë i begatë dhe luginat pranë tij, pjellore. Ajo personifikohet me një perëndi. Gjymtyrët e zgjatura në formë valëzimi të kësaj perëndie, ku skulptori nuk ka qartësuar detajet anatomike, simbolizojnë dallgët e lumit Vjosa.
Add new comment