Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 6 nga 12

Në Apoloni është përdorur gjerësisht relievi mortor. Stelat vertikale, që zhvillohen disa herë në dy ose në tri plane, janë një tip i veçantë i relievit mortor apolonian. Një zgjidhje interesante nga pikëpamja kompozicionale, megjithëse me vlera më të pakta artistike, përbën edhe stela e një familjeje ilire, e ndarë në tri plane, ku paraqiten nga lart poshtë tre breza në lamtumirën e fundit. Ky objekt, i zbuluar nga gërmimet në Apoloni, gjendet i ekspozuar në pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar. Stelë varri me tre kate Shek. III para Krishtit Apoloni Materiali i përdorur: Gur
Add new comment