Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 9 nga 12

Në pavijonin e Lashtësisë në Muzeun Historik Kombëtar janë ekspozuar objekte të zbuluara në krahinat e Ilirisë së Jugut të shek. IV-III para Krishtit. Objektet e ekspozuara dëshmojnë kulturën urbane ilire, e cila nuk është aspak inferiore ndaj kulturave të tjera mesdhetare të antikitetit, si edhe ndikimin dhe gërshetimin me kulturat greke dhe romake. Qytetet ilire u fortifikuan, u bënë qendra të mëdha zejtare e tregtare, prenë monedhat e tyre dhe në to lulëzoi kultura e arti. Monedhat prej argjendi dhe bronzi të qendrave ilire të Durrësit, Apolonisë, Shkodrës, Lezhës, Amantias dhe Bylisit, që datojnë nga mesi i shek. IV para Krishtit, të prera në emër të mbretërve ilirë që nga Monuni e deri te Genti, dëshmojnë për një ekonomi të fortë. Figurë prej bronzi, Poseidoni Shek. II-III para Krishtit Antigone
Add new comment