Copëza thesari të Muzeut Kombëtar
Ndoshta keni qenë në Muzeun Kombëtar, aty ku ruhen disa nga pasuritë e krijuara apo gjetura në hapësirën tonë. "Pasuri të një kombi", i quan Muzeu Kombëtar edhe gjetjet antike. Po përcjellim disa prej tyre me përshkrimin e bërë nga MK me shpresën se japin kënaqësi, por edhe janë të dobishme për njohjen e shumëkujt.
Foto 10 nga 12

Gjatë gjysmës së dytë të shek. II para Krishtit dhe gjysmës së parë të shek. I pas Krishtit, pra, në shekujt e parë të pushtimit romak, në disa qytete në Iliri gjenden gjurmë ndërtimesh mbrojtëse. Kjo qe periudha kur territori i Ilirisë u bë shesh lufte midis preteduesve romakë për pushtet, si Cezari dhe Pompeu. Kalimi në erën e re përkoi me ndryshime të rëndësishme në tipat arkitektonikë, format arkitektonike dhe teknikat e ndërtimit. U shfaqën ndërtime shoqërore të panjohura ose pak të përhapura më parë, si amfiteatri dhe termet (banjat publike). Filloi përdorimi i strukturave më të qëndrueshme dhe veçanërisht, i formave të reja arkitektonike, si harku dhe kubeja, nëpërmjet përzierjes së llaçit me gurë të thyer (betoni romak). Hark tempulli Shek. II pas Krishtit Apoloni Materiali i përdorur: gur
Add new comment