Nju Jork

Bashkia e Nju Jorkut dëmshpërblen protestuesit e Black Lives Matter

Postuar në 21 Korrik, 2023 15:19

Qyteti i Nju Jorkut do t’u paguajë 13 milionë dollarë qindra protestuesve të arrestuar gjatë demonstratave të George Floyd të vitit 2020. Avokatët e protestuesve e cilësuar këtë si marrëveshja me e madhe e kësaj natyre në Shtetet e Bashkuara.

Protestat në fjalë nisën pas vdekjes së Floyd, më 25 maj 2020. Amerikani me ngjyrë u vra në Minneapolis nga një oficer policie, i cili i vuri gjurin në qafë për nëntë minuta.

Pako bombë në shtëpinë e Soros

Postuar në 23 Tetor, 2018 14:29

Një pako bombë u gjet në kutinë postare jashtë shtëpisë së investitorit George Soros në Nju Jork. Policia lokale u vu në alarm pas njoftimit të një prej punëtorëve se në shtëpinë e miliarderit kishte mbërritur një pako e dyshimtë.

"Një punonjës i shtëpisë hapi paketën dhe pa diçka që dukej si pajisje shpërthyese. Ky person e transferoi pakon në një zonë të pyllëzuar"- sqaroi më vonë Policia e Nju Jorkut. George Soros nuk ishte në shtëpi në  kohën që mbërriti pakoja.

Shteti i Nju Jorkut ndalon martesat e fëmijëve

Postuar në 21 Qershor, 2017 17:36

Shteti i Nju Jorkut vendosi të rrisë pragun e moshës ligjore për martesat, duke e çuar nga 14 vjeç që ishte në 18 vjeç, nisur nga rastet e reja të muajve të fundit ku vajza të mitura ishin detyruar të martoheshin me burra të moshuar.Viktimat të kësaj "mundësie" ligjore në Nju Jork ishin kryesisht vajza të mitura, që martoheshin me pëlqimin e prindëve ashtu si në vende të tilla  si Nigeria, India, Irani apo Tanzania. "Është një hap i rëndësishëm në përpjekjet tona për të mbrojtur fëmijët dhe për të parandaluar martesat e detyruara," tha guvernatori i shtetit Mario Kioumo.

Subscribe to RSS - Nju Jork