nineveh

Al-Baghdadi pranon humbjen e ISIS?

Postuar në 01 Mars, 2017 14:03

Duket se drejtimi fetar dhe politik i Shtetit Islamik po njeh rënien drastike në terren. Të paktën këtë raporton agjencia ruse “Sputnik”, e cila referon një burim mediatik irakne, rrjetin “Alsumaria”, sipas të cilit lideri i ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi, ka mbajtur një fjalim që cilësohet si fjalim lamtumire. 

Al – Baghdadi ka pranuar se organizimi i ISIS ka pësuar humbje në përplajest e fundit në Irak”, shkruan “Sputnik”. Ai madje thuhet se ka bërë thirrje që militantët të strehohen maleve.

Subscribe to RSS - nineveh