votuesit

A mundet PD-ja të mbajë jashtë zgjedhjeve 600 mijë votues?

Postuar në 15 Maj, 2017 10:18

Vizita e sotme zyrtarit amerikan Yee në Tiranë mund të cilësohet si pika vendimtare për skenarin e mospjesëmarrjes në zgjedhjet e 18 qershorit të Partisë Demokratike. Mjafton vetëm ky fakt për të kuptuar se këto zgjedhje nuk janë të zakonshme, edhe pse ato mund të mos kenë ndonjë ndikim të jashtëzakonshëm në një vend të mësuar me të papritura. Yee thuhet se do të bëjë një përpjekje të radhës për të bindur PD-në të hyjë në zgjedhje, në kushtet kur ajo kërkon largimin e kryeministrit.

Votues të “pavarur”, në ekrane të “pavarura”

Postuar në 08 Maj, 2017 09:18

Ish-kryeministri Sali Berisha duket se ka qëlluar në fole të mirë kësaj radhe me qytetarin dixhital. Dikush e ka njoftuar atë me foto, emra dhe pozicione, se disa qytetarë që kanë folur pro zgjedhjeve të 7 majit në Kavajë, në fakt janë nëpunës zyrash të zgjedhur nga PS-ja. Duke qenë se Berisha i hodhi në rrjet, këta u klasifikuan vetiu mes atyre “drejtorëve që të nxjerrin bojën”, siç u shprehur në epokën para Rilindje, kryeministri aktual. Nëse i besojmë Berishës fjala është për drejtor ujësjellësi, drejtor i Ndihmës Sociale, por edhe për një qytetar që nuk voton fare në Kavajë.

Sondazhet e kryeministrit: 68% jo shtyrjes së zgjedhjeve, 70% - Çadra, frikë nga reforma dhe 15% e PD, jo Çadrës

Postuar në 04 Maj, 2017 19:02

Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot në konferencën për shtyp edhe disa të dhëna që sipas tij vijnë nga sondazhet që PS-ja zhvillon aktualisht. Ai ka bërë thirrje që edhe media të bëjë vetë sondazhe profesionale dhe mandej le të shohë vetë si qëndron puna me mendimin e qytetarëve. Sipas Ramës:

70% e qytetarëve mendojnë se kjo është një lojë(protesta dhe Çadra) për të mos lejuar zbatimin e reformës në drejtësi.

68% e shqiptarëve nuk duan shtyrjen e datës së zgjedhjeve.

Lista të hapura, mosndryshim i vendvotimit të zgjedhësit dhe shfuqizimi i KQZ-së

Postuar në 09 Janar, 2017 18:31

Lëvizja Socialiste për Integrim ka paraqitur sot përmes kreut të Grupit Parlamentar, Petrit Vasili, 7 amendamente për Kodin Zgjedhor. Përveç propozimeve për rritjen e sanksioneve, deri në sanksione penale për fotografimin e votës, apo blerjen e saj, rëndësi kanë tri propozime të tjera. Partia e Ilir Metës ka propozuar lista të hapura për caktimin e kandidatëve për deputetë, duke parashtruar këtë argumentim: 

Jo vetëm në Shqipëri/Trump: "1.8 milionë të vdekur, ende në listat e zgjedhësve". Kufizim mandatesh për anëtarët e Kongresit

Postuar në 23 Tetor, 2016 14:52

Kandidati republikan Donald Trump, ka bërë dy deklarata të reja që mund të jenë ndikuese:

Së pari, ai do të propozojë(nëse zgjidhet president) një amendament kushtetues që kufizon numrin e mandateve për anëtarët e Kongresit. Dhe së dyti, ai ka deklaruar se në listat e zgjedhësve janë ende emrat e 1.8 milionë të vdekurve, "disa prej të cilëve", siç tha ai, "votojnë me siguri".

Subscribe to RSS - votuesit