uria

Drama e luftës civile në Jemen

Postuar në 21 Nëntor, 2018 18:28

Shokuese janë vlerësimet e organizatës “Save the Children” për fëmijët në Jemen, ku nga viti 2015 rreth 85 mijë fëmijë nën 5  vjeç kanë vdekur nga uria dhe sëmundjet në tre vitet e fundit.

Kombet e Bashkuara paralajmëruan muajin e kaluar se 14 milionë njerëz janë në prag të urisë në Jemen. OKB kërkon rifillimin e bisedimeve për t'i dhënë fund luftës tre-vjeçare, e cila ka shkaktuar krizën më të rëndë humanitare.

Vendet e BE-së hedhin poshtë 20% të ushqimit

Postuar në 15 Korrik, 2017 10:50

Miliona ton ushqim në Evropë në vend që të konsumohet, përfundon çdo vit në mbeturina në një kohë kur 12% e popullsisë së botës përjeton urinë. Ky shpërdorim në terma ekonomike, vetëm sa i përket BE-së i kalon 140 miliardë eurot. Po aq të larta janë edhe kostot e ndotjes së mjedisit. Eurodeputeti grek i Syrizas, Kostas Chrysogonos i kërkoi Komisionit Europian të ndërmarrë iniciativa në kuadër të Bashkimit Evropian për të shmangur hedhjen e ushqimit në plehra dhe rishpërndarjen  për njerëzit që kanë nevojë.

Korea e Veriut paralajmëron gjendje urie masive

Postuar në 30 Mars, 2016 06:03

Linja politike e tensionimit me Perëndimin që oi bdjek Korea e Veriut, duke bërë teste armësh dhe mediatizuar stërvitje me skenarë bërthamorë ku goditet SHBA, ndoishta lidhet me situatën e rëndë ekonomike. Disa foto që janë publikuar së fundmi nga njerëz të ndryshëm që kanë qenë në shtetin e izoluar, dëshmojnë për një situatë që është tjetër nga ajo që regjimi përpiqet të paraqesë.

Një monument për Urinë masive në Ukrainë. Rusia: Mashtrim dhe mit

Postuar në 10 Gusht, 2015 16:07

Një monument i ngritur në Ukrainë, në kujtim të asaj që quhet si Uria masive – Holodomor e viteve 32-33 ka hapur debate në Rusi. Media shtetërore ruse, “Sputnikneës” i kushtonnjë shkrim këtij akti që ia atribuoj nacionalistëve ukrainas, të cilët po riprodhojnë mitet antisovjetike të diasporës ukrainase dhe CIA-s.

Subscribe to RSS - uria