studimi

Gjenetistët krijojnë pemën familjare të njerëzimit

Postuar në 23 Mars, 2022 10:33

Falë kombinimi të gjenomit modern dhe atij të lashtë, studiuesit kanë kanë krijuar pemën më të madhe familjare njerëzore. Një ekip ndërkombëtar shkencëtarësh kombinoi raportet gjenetike të 3609 sekuencave individuale të gjenomit nga 215 popullata anembanë globit për të prodhuar një pemë familjare gjigante që identifikon gati 27 milionë paraardhës dhe vendin ku ata kanë jetuar.

CDC: Nuk mjafton vetëm një dozë përforcuese

Postuar në 12 Shkurt, 2022 11:34

Edhe doza përforcuese e vaksinës anti-Covid duket se nuk garanton mbrojtje afatgjatë kundër virusit. Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) doli në përfundimin se vaksinat përforcuese Pfizer-BioNTech dhe Moderna e humbasin efektivitetin në mënyrë të konsiderueshme pas rreth katër muajsh. Megjithatë, ato kanë rezultuar efektive në masë të konsiderueshme në shmangien e hospitalizimeve.

Karantina, pothuajse asnjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve

Postuar në 07 Shkurt, 2022 16:02

Karantina nuk ka pasur ndonjë efekt në uljen e numrit të vdekjeve nga Covid-19.

Një studim i kryer nga Universiteti Johns Hopkins arriti në përfundimin se karantina i ka reduktuar vdekjet me vetëm 2%.

Në këtë përfundim, studiuesit e John Hopkins arritën pasi shqyrtuan 24 studime të tjera.

Në vend që të parandalonte vdekjet, karantina pati ndërkohë një kosto të madhe ekonomike dhe sociale, kudo që ajo u imponua.

Një herpes i zakonshëm, shkak për sklerozën e shumëfishtë

Postuar në 14 Janar, 2022 14:23

Për herë të parë, shkenca ka një përgjigje për shkakun e sklerozës së shumëfishtë. Edhe pse jo përfundimtare. Sëmundja e rëndë e karakterit neurodegjenerativ, që prek moshën më vitale të popullsisë dhe në mënyrë të veçantë femrat, vjen si pasojë e kombinimit të disa faktorëve, si gjenetikë, edhe mjedisorë. Por shkenca nuk ka mundur deri tani të japë një përgjigje të qartë për mënyrën sesi ndërveprojnë këta faktorë.

Zbulohet gjeni përgjegjës për format e rënda të Covid-19

Postuar në 13 Janar, 2022 19:00

Shkencëtarët polakë kanë identifikuar një gjen, i cili dyfishon rrezikun për t'u prekur nga një formë e rëndë e Covid-19. Hezitimi për t’u vaksinuar, i cili po shihet si një nga shkaqet kryesore të niveleve të larta të vdekjeve nga koronavirusi në Evropën Qendrore dhe Lindore, sipas studiuesve polakë mund të zvogëlohet nëse identifikohen ata që janë më shumë të rrezikuar nga virusi. Individi i rrezikuar mund të vihet në dijeni dhe të inkurajohet për vaksinim apo t'i jepet akses në opsione më intensive trajtimi në rast të një infeksioni.

Një shpjegim për evolucionin e shkrimit

Postuar në 11 Janar, 2022 10:04

Shkrimi u shpik për herë të parë në Lindjen e Mesme, para më shumë se 5 mijë vjetësh. Më vonë, ai do të shpikej edhe në Kinë dhe Amerikën Qendrore. Pavarësisht se sot shkrimi qëndron në bazë të pothuajse të gjitha aktiviteteve njerëzore, që nga edukimi, te sistemet politike dhe kodimi i kompjuterave, gjurmët e tij të para janë fragmetare. Studiuesit e Institutit Max Plank për Shkencat dhe Historinë Njerëzore në Gjermani kanë marrë në shqyrtim një sistem të rrallë shkrimi afrikan.

1.8 milionë vdekje në vit nga ajri i ndotur

Postuar në 07 Janar, 2022 14:32

Rreth 1.8 milionë vdekje dhe gati dy milionë raste të astmës i atribuohen ndotjes së ajrit për vitin 2019 në mbarë botën. Dy studime të publikuara në revistën “The Lancet Planetary Health” ngrenë alarmin për domosdoshmërinë e një strategjie për të përmirësuar ndotjen e ajrit dhe për të reduktuar ekspozimin ndaj emetimeve të dëmshme, raporton "Euractive". Më të rrezikuarit janë të moshuarit dhe fëmijët.

Femrat, më të rrezikuara nëse operohen nga kirurgë meshkuj

Postuar në 04 Janar, 2022 21:09

Një studim në Britani arriti në përfundimin se gratë që operohen nga një kirurg mashkull kanë më shumë gjasa për fatalitet, efekte anësore apo rikthim në spital. E njëjta gjë nuk ndodh nëse kirurgu është femër.

Studimi i kryer në Britani me 1.3 milionë pacientë tregoi se gratë e operuara nga kirurgë meshkuj kanë 15% më shumë shanse për komplikacione postoperatore dhe 32% më shumë gjasa për të përfunduar në fatalitet.

Në një sektor si kirurgjia, e dominuar kryesisht nga meshkuj, kjo hap një debat të ri.

Antitrupat e variantit origjinal nuk mbrojnë nga Omicron

Postuar në 03 Janar, 2022 12:47

Antitrupat SARS CoV-2 janë joefektivë përballë variantit Omicron, i cili po përhapet me një ritëm shqetësues në mbarë botën. Një grup kërkimor i udhëhequr nga Instituti Leibniz për Kërkimin e Primatëve në Gottingen në Gjermani, së bashku me studiues nga Shkolla Mjekësore e Hanoverit, Qendra Mjekësore e Universitetit Gottingen dhe Universiteti Friedrich-Alexander i Erlangen-Nurnberg dhe Qendra Gjermane për Kërkimin e Infeksioneve të Braunschweig, vlerësoi efikasitetin e vaksinimeve dhe antitrupave terapeutikë.

Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt

Postuar në 23 Dhjetor, 2021 09:23

Një studim i kryer në Belgjikë del në konkluzionin se Covid-19 dëmton fertilitetin te meshkujt.

Studimi, i botuar të hënën në revistën Fertility and Sterility, mori mostra nga 120 burra në Belgjikë me  moshë mesatare 35 vjeç dhe mesatarisht 52 ditë pasi simptomat e COVID-19 ishin zhdukur.

Mostrat e spermës nga 35 burra treguan një rënie prej 60 për qind në aftësinë e spermës së tyre për të lëvizur dhe një ulje prej 37 për qind në numrin e spermatozoidëve.

Pages

Subscribe to RSS - studimi