Femrat, më të rrezikuara nëse operohen nga kirurgë meshkuj

Postuar në 04 Janar, 2022 21:09

Një studim në Britani arriti në përfundimin se gratë që operohen nga një kirurg mashkull kanë më shumë gjasa për fatalitet, efekte anësore apo rikthim në spital. E njëjta gjë nuk ndodh nëse kirurgu është femër.

Studimi i kryer në Britani me 1.3 milionë pacientë tregoi se gratë e operuara nga kirurgë meshkuj kanë 15% më shumë shanse për komplikacione postoperatore dhe 32% më shumë gjasa për të përfunduar në fatalitet.

Në një sektor si kirurgjia, e dominuar kryesisht nga meshkuj, kjo hap një debat të ri.

Gjetjet janë publikuar në revistën JAMA surgery. Studimi është i pari që analizon lidhjen mes gjinisë së pacientit dhe asaj të kirurgut.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.