CDC: Nuk mjafton vetëm një dozë përforcuese

Postuar në 12 Shkurt, 2022 11:34

Edhe doza përforcuese e vaksinës anti-Covid duket se nuk garanton mbrojtje afatgjatë kundër virusit. Një studim i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) doli në përfundimin se vaksinat përforcuese Pfizer-BioNTech dhe Moderna e humbasin efektivitetin në mënyrë të konsiderueshme pas rreth katër muajsh. Megjithatë, ato kanë rezultuar efektive në masë të konsiderueshme në shmangien e hospitalizimeve.

Studiuesit zbuluan se vaksinat përforcuese mbetën shumë efektive kundër Covid-19 të moderuar dhe të rëndë për rreth dy muaj pas një dozës të tretë. Por efektiviteti i tyre ra ndjeshëm pas katër muajsh, çka sugjeron nevojën për përforcues shtesë.

Studimi, të cilit i referohet NBC, zbuloi se vaksina ishte 91% efektive në parandalimin e shtrimit në spital të një personi të vaksinuar gjatë dy muajve pas dozës përforcuese. Por pas katër muajsh, mbrojtja ra në 78%.

Mbrojtja zbehet akoma më shumë në parandalimin e shtrimeve në terapi intensive, duke rënë nga 87% në dy muajt e parë, në 66% pas katër muajsh. Pas më shumë se pesë muajsh, efektiviteti i vaksinës ra në afërsisht 31%, megjithatë për këtë shifër studiuesit nuk janë shumë të bindur, për shkak të të dhënave të kufizuara.

Sipas të dhënave të CDC, rreth 91 milionë amerikanë e kanë marrë dozën përforcuese. Megjithatë, shumica e personave që hyjnë në kategorinë për të cilën janë parashikuar doza përforcuese nuk e kanë bërë një të tillë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.