stabiliteti

Kundërveprim masiv ndaj “axhendave liberale” në Ballkan

Postuar në 30 Dhjetor, 2018 12:47

Ndërkohë që Marrëveshja e Prespës po vlerësohet si ngjarja e vitit për Ballkanin Perëndimir, presidneti bullgar Rumen Radev ka hedhur në publik disa kundërshti që janë të vjetra por edhe aktuale. Ai ka kritikuar qeverinë bullgare të Boyko Borisov për qëndrimet e veta pro integrimit të Ballkanit Perëndimor që po ecën me faturën e ngrirjes apo anashkalimit të konflikteve të vjetra. Një ndër këto është edhe pranimi I gjuhës maqedonase e cila sipas Radev nuk ekziston. 

Daniel Serwer: Ballkani i ekspozuar ndaj destabilitetit

Postuar në 13 Dhjetor, 2017 17:51

Eksperti i SHBA për Ballkanin, Daniel Serwer thotë se për herë të parë  Këshilli për Marrëdhëniet me Jashtë e ka renditur Ballkanin si një rajon me probleme të ndjeshme të stabilitetit.

Jashtë BE-së për afat të pacaktuar. Ballkani intereson vetëm për stabilitetin

Postuar në 13 Korrik, 2017 09:05

Samiti i Triestes është mbyllur por ai ka dështuar në kapërcimin e atij problemi kryesor në marrëdhënet BE-Ballkani Perëndimor. Ky problem është theksuar shumë herë tashmë dhe ai konsiston në paaftësinë apo mungesën e vullnetit nga ana e BE-së për t’i dhënë perspektivës së anëtarësimit të vendeve të rajonit tonë një afat kohor konkret.

SHBA riafirmon rolin stabilizues në Ballkanin Perëndimor

Postuar në 25 Maj, 2017 12:37

Turi ballkanik i zv.ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, Hoyt Brian Yee nuk ka përfunduar. Ai ndodhet në Serbi në një vizitë që është komentuar shumë nga mediat vendase. Në një intervistë për “European Western Balkans” dhe “Tanjug”, Yee nuk ka dhënë shumë hollësi rreth vizitës, por presidenti i Zgjedhur, Aleksander Vuçiç, deklaroi se zyrtari amerikan ka dorëzuar ndër të tjera një ftesë të zv.presidentit amerikan Mike Pence për Vuçiç që të vizitojë SHBA.

Komunitetet fetare: Stabilitetin duhet ta ruajmë me çdo kusht

Postuar në 12 Maj, 2017 20:04

Një ditë para protestës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, në skenë kanë dalë me një deklaratë edhe komunitetet fetare në vend. Ajo është shpërndarë për mediat dhe në të vihet theksi te nevoja për dialog.

“Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore... jemi të shqetësuar për klimën ekrijuar në vend e në mënyrë të veçantë:

Teza e Beogradit: A ka një autoritet që të mund të mbajë nën kontroll situatën në Ballkan?

Postuar në 29 Prill, 2017 10:46

Politika deklarative e Shqipërisë zyrtare dhe Prishtinës, klima destabilizuese në Kroaci dhe ajo që po ndodh në Maqedoni, nuk janë çëhstje të brendshme të tyret. Kështu mendon ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili në një intervistë për RTS, televizioni serb, ka theksuar se në këtë kontekst të paqëndrueshëm ballkanik, Serbia mbetet stabël dhe me një qeveri që po di të reagojë me maturi.

Greqia: Veprimet e Turqisë me pasoja për stabilitetin e rajonit

Postuar në 17 Shkurt, 2017 20:37

Të papranueshme e ka quajtur Ministria e Jashtme greke incidentin e fundit në brigjet e ishullit grek Farmakonisi, ku nga një anije patrullimi turke pati të shtëna në drejtim të territorit grek. Burime diplomatike greke thanë se qeveria greke reaguar me shqetësim për këtë ngjarje që sipas saj është në shkelje të ligjeve ndërkombëtare. 

Shqipëria, një nga modelet e regresit demokratik në Ballkan/Roli i BE-së në mbulimin e korrupsionit

Postuar në 24 Nëntor, 2016 10:58

Regresi demokratik në Ballkanin Perëndimor është tashmë një realitet I prekshëm dhe rrokshëm gjerësisht. Ka disa të dhëna të qarta që flasin për normalizimin e një klime pandëshkueshëmrie, korrupsioni dhe stanjacioni të qëllimshëm që reflekton kapjen e sistemit nga një elitë e ngushtë. Trajtimi i këtij problem që lind nga zbehja e rolit dhe forcës së BE-së si pol orientues dhe korrigjues për rajonin tij kërkon mediatizimin e tij në kuptimin që edhe konçesionet pragmatike të BE-së ndaj vendeve me qeverisje të korruptuar të mos ndodhë.

Rrezik nga Rusia – një nga tezat e Politikës së Jashtme të Shqipërisë

Postuar në 29 Maj, 2016 15:44

Ministrja e Mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli, ka mbajtur si temë kryesore të fjalës së saj në punimet e Asamblesë së NATO-s, që po zhvillohet në Tiranë, rrezikun rus. Sipas ministres shqiptare, dështimi i BE-së, apo edhe i Aleancës së Atlantikut të Veriut në ruajtjen e kohezionit, kërcënon paqen në Ballkan.

Subscribe to RSS - stabiliteti