Komunitetet fetare: Stabilitetin duhet ta ruajmë me çdo kusht

Postuar në 12 Maj, 2017 20:04

Një ditë para protestës së Partisë Demokratike dhe partive të tjera opozitare, në skenë kanë dalë me një deklaratë edhe komunitetet fetare në vend. Ajo është shpërndarë për mediat dhe në të vihet theksi te nevoja për dialog.

“Ne Komunitetet Fetare në Shqipëri, Komuniteti Mysliman, Kisha Orthodhokse Autoqefale, Kisha Katolike, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjëve dhe Vëllazëria Ungjillore... jemi të shqetësuar për klimën ekrijuar në vend e në mënyrë të veçantë:

•             për mungesën e dialogut politik dhe të vullnetit për dialog për zgjidhjen e ngërçeve, sidomos për çështjen e zgjedhjeve, që janë një instrument i domosdoshëm për mirëqenien shoqërore të shqiptarëve;

•             për retorikën e dhunshme dhe përçmuese që përcillet nëpërmjet kanaleve të informimit publik dhe në rrjetet sociale nga ana e atyre që mbajnë poste apo kanë pozicione publike dhe të rëndësishme në jetën e vendit;

•             për dukuritë e korrupsionit dhe të prodhimit të lëndëve narkotike, që dëmtojnë sotdhe në të ardhmen jetën e qytetarëve dhe mirëqenien e tyre;

Të gjitha këto që u thanë më sipër mund të rrezikojnë stabilitetin e vendit, që për ne është një e mirë e madhe për të gjithë shoqërinë e për çdo njeri dhe që duhet ta ruajmë me çdo kusht”, thuhet në deklaratë. 

Deklarata vazhdon me disa thirrje për dialog por edhe për “për garantimin e një procesi parazgjedhor dhe zgjedhor transparentdhe gjithëpërfshirës”.  

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.