Kundërveprim masiv ndaj “axhendave liberale” në Ballkan

Postuar në 30 Dhjetor, 2018 12:47

Ndërkohë që Marrëveshja e Prespës po vlerësohet si ngjarja e vitit për Ballkanin Perëndimir, presidneti bullgar Rumen Radev ka hedhur në publik disa kundërshti që janë të vjetra por edhe aktuale. Ai ka kritikuar qeverinë bullgare të Boyko Borisov për qëndrimet e veta pro integrimit të Ballkanit Perëndimor që po ecën me faturën e ngrirjes apo anashkalimit të konflikteve të vjetra. Një ndër këto është edhe pranimi I gjuhës maqedonase e cila sipas Radev nuk ekziston. 

Veprimet e qeverisë bullgare në lidhje me pranimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor po ecin shumë shpejt dhe në kurriz të vendit tonë. Është e vështirë që të zgjidhësh probleme shekullore në vetëm gjashtë muaj. Shpejtësia me të cilën qeveria ka firmosur marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Maqedoninë(FYROM), pa e diskutuar këtë me Greqinë dhe pa konsensusin e brendshëm është e pashpjegueshme. Si president I Bullgarisë unë nuk bie dakord me emrin “Maqedonia Veriore”. Nuk ekziston një vend i tillë. Ai emër nuk mund të adoptohet. Ne nuk mund të pranojmë që ka një gjuhë maqedonase. Kjo është gjëja më e keqe për stabilitetin e Ballkanit

është shprehur presidenti bullgar. 

Në këtë linjë është edhe zv.kryeministri Krassimir Karakachanov i cili pak javë më parë kërcënoi madje me veto ndaj hyrjes së Maqedonisë në NATO nëse marrëveshja hyn në fuqi. Ai është ndaur sidomos te deklaratat e kryeministrit maqedonas Zaev i cili gjatë një fjalimi në parlament ka folur për legalizimin e gjuhës maqedonase. 

Kundërshtitë që po nxjerrin krye në Bullgari nuk mund të shkëputen nga një kontekst i përgjithshëm rajonal që po aktualizon protesta ndaj thuajse të gjithë aty drejtuesve politikë që kanë pranuar dhe nxituar zgjidhje  e mosmarrëveshjeve ndërkufitare sipas një modeli të caktuar dhe në një kohë rekord. Tsipras më pak se të tjerët, por edhe Zaev në Maqedoni, Edi Rama në Tiranë, Vuçiç në Serbi, të gjithë kanë ndikuar në fermentimin e një situate shpërthyese. 

Nëse në Greqi apo në Bullgari kemi prekjen e një sentimenti shekullor dhe mosrespektimin e një këndvështrimi historiografik, në Shqipëri dhe në Kosovë, apo Serbi reagimi është shtuar si pasojë e korrupsionit që pajtohet me arrogancën dhe përpjekjen që korrigjimin e kufijve ta marketojnë si zhvillim historik. Pa transparencë dhe pa asnjë informacion për publikun. Kjo duket se nuk është vetëm çështje e opinionit. Këtë ekulibër që u pagëzua disa vite më parë në Berlin e që guxoi të tematizonte ide për Jugosllavizimin e ri të Ballkanit duket se e kundërshtojnë edhe qendra politike të mëdha që kanë edhe kapacitetet për të përshpejtuar zhvillime dhe protesta të cilat formalisht dhe fillimisht janë origjinale për shkak të pakënaqësisë. Axhenda liberale, nëse mund ta quajmë kështu, po bllokohet në Ballkan dhe në Europën Qendrore due detyruar ndërhyrjen e ShBA-së dhe duke evidentuar dështimin e turpshëm të Europës. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.