socialdemokratet

Finalizohet marrëveshja për qeverinë gjermane

Postuar në 07 Shkurt, 2018 12:11

Finalizohet marrëveshja për krijimin e qeverisë së koalicionit të madh në Gjermani, mes konservatorëve të Angela Merkel, dhe socialdemokratëve të Martin Schulz.
Përsa i përket "ndarjes" së ministrive, një burim i cituar nga agjencia Reuters konfirmoi informacionin se socialdemokratët marrin Ministritë e Financave, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Mjedisit, Punës dhe Çështjeve Sociale.

Koalicioni i madh, Merkel e pafuqishme

Postuar në 26 Nëntor, 2017 13:17

Ndryshimi i dukshëm i qëndrimit të  social-demokratit, Martin Schultz, lë të hapur mundësinë e një koalicioni të madh në Gjermani nën drejtmin e Angela Merkel.

Bisedimet pritet të mbahen të enjten dhe sipas Deutsche Welle sfida më e madhe e udhëheqjes Social-Demokratëve është të bindin mbështetësit e partisë për të pranuar koalicionin me Merkel. 

Rumani, socialdemokratët në pushtet. EuObserver: “Dy drejtuesit kryesorë të tyre nën gjykim për korrupsion. Fitorja, me premtime për pensione e ulje taksash”

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 09:57

Socialdemokratët e Liviu Dragneas në Rumani kanë fituar zgjedhjet e zhvilluara dje. Në një pjesëmarrje të ulët, 39.5%, të majtët morën 46% të votive vetëm një vit pasi qeveria e Victor Pontas u rrëzua me kredon e antikorrupsionit.

Rumania është një ishull stabiliteti. Dëshiroj që kjo demokraci stabël të vijojë”, tha Dragnea pas daljes së rezultatet. Ai ka deklaruar se do të përpiqet që të krijojë aleancë me liberalen, “Alde”, e cila mori 6.5% të votave.

Subscribe to RSS - socialdemokratet