Rumani, socialdemokratët në pushtet. EuObserver: “Dy drejtuesit kryesorë të tyre nën gjykim për korrupsion. Fitorja, me premtime për pensione e ulje taksash”

Postuar në 12 Dhjetor, 2016 09:57

Socialdemokratët e Liviu Dragneas në Rumani kanë fituar zgjedhjet e zhvilluara dje. Në një pjesëmarrje të ulët, 39.5%, të majtët morën 46% të votive vetëm një vit pasi qeveria e Victor Pontas u rrëzua me kredon e antikorrupsionit.

Rumania është një ishull stabiliteti. Dëshiroj që kjo demokraci stabël të vijojë”, tha Dragnea pas daljes së rezultatet. Ai ka deklaruar se do të përpiqet që të krijojë aleancë me liberalen, “Alde”, e cila mori 6.5% të votave.

Partitë e djathta morën rreth 30%, duke pësuar humbje vetëm një vit pasi erdhën në pushtet. “EuObserver” shkruan se Dragnea është dënuar me du vjet burg në prill për mashtrim electoral, por vendimi u pezullua. Sipas ligjit rumun aid he Ponta që është në gjykim për evasion fiskal dhe pastrim parash nuk lejohet që të jenë në detyrën e kryeministrit.

Po kështu media në fjalë shënon se që nga rrëzimi i Pontas vendi është drejtuar nga komisioneri  i BE-së, Dacian Colos, i pavarur që u mbështet nga liberalët e qendrës dhe partia Shëpimi i Unionit Rumun.

Gjatë kësaj kohe Drejtoria Antikorrupsion ka vendosur nën akuzë ministra, botues medias dhe gjykatë. Ndërprerja që merr kjo frymë me zgjedhjet mundet të çojë në ngadalësimin e luftës kundër korrupsionit(https://euobserver.com/political/136226), ndërkohë që siç shkruan e njëjta media, socialdemokratët fituan me premtimet e rritjes së pensioneve, uljes së taksave. Diçka që na ngjan  kaq e njohur edhe këtu në Shqipëri.  

https://euobserver.com/political/136226

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.