shumica

Dimensioni kushtetues i krizës maqedonase

Postuar në 05 Shkurt, 2017 14:54

George Ivanov, presidenti i Maqedonisë, ka shkelur Kushtetutën kur ka mandatuar Nikolla Gruevskin për krijimin e qeverisë. Kjo sepse Kushtetuta maqedonase nuk flet për parti fituese, por parti që kanë shumicë, pra provojnë se kanë 61 mandate. Në këtë kuptim Ivanov ka luajtur në sintoni më Gruevskin, që u gjet i bllokuar nga ndërhyrja amerikane. Por Kushtetuta maqedonase nuk e ka si dispozitë të rregulluar interpretimin zyrtar të Kushtetutës për aktet e Presidentit, diçka që nuk ja njeh as Gjykatës Kushtetuese.

Hajde plehraaa…!!!

Postuar në 23 Shtator, 2016 13:47

Çdo gjë që thonë dhe duan politikanët – bëhet. Kjo është Shqipëria e sotme. Politikanët vendosin për jetën e secilit, për ushqimin e secilit, për ajrin e secilit. Politikani, sado injorant, i paaftë, i pandjeshëm, i pavend të jetë, shndërrohet në Zot. Sigurisht që kjo nuk është demokracia, por ne gabimisht kujtojmë se jemi në binarët e saj.

Reforma u miratua – fillon beteja për 71-shin

Postuar në 22 Korrik, 2016 00:16

Në ditët që do të vijnë, ka gjasa të mëdha qe Berisha, Basha etj. të mundohen të bindin publikun, se falë qëndresës së tyre, Rama u tërhoq nga një draft i reformes ne drejtesi, që kishte këtë e atë të keqe.

Numri 71, kyçi i qeverisjes për muajt në vazhdim

Postuar në 18 Korrik, 2016 13:03

Qysh nga janari i këtij viti, 55-sa e 88-ta (sipas kësaj rradhe kronologjike), ishin numrat që i dëgjonim përditë. Bëhat fjalë për rekomandimet 55 dhe 88 të Komisionit të Venecias rreth reformës në drejtësinë shqiptare. Por qysh kur Meta kërkoi që, fill pas votimit të një reforme të dakordësuar në takimin e pritshëm Lu-Vlahutin-Rama-Basha-Meta,  të krijohet një qeveri teknike, numri 71 është bërë numri më i përhapur në faqet e gazetave shqiptare (në internet e në letër).

Vizita e Viktoria Nuland zbuloi gjithçka

Postuar në 11 Korrik, 2016 10:02

Takimet e Viktoria Nuland dhe ajo që u tha në to dhe pas tyre treguan së paku dy gjëra shumë të rëndësishme: SHBA është një mbrojtëse e përkorë dhe e paepshme e parimeve më të mira të politikës dhe beteja e opozitës nuk është e pathemeltë.

Politika, të paktën që prej dy shekujsh, në vendet demokratike shihet si aktiviteti në të cilin pranohet ekzistenca e interesit, mendimit, grupit apo opinionit të ndryshëm. Duke qenë kështu, politika përpiqet të gjejë një mënyrë t’i pajtojë apo të bjerë dakord me këta interesa apo qëndrime duke ndjekur kushtetutën dhe ligje të tjera.

Pages

Subscribe to RSS - shumica