shullazi

Kush e arrestoi Shullazin? Politika ka dy qëndrime

Postuar në 17 Prill, 2016 17:45

Ka nisur një replikë në distancë mes dy palëve politike për çështjen “Shullazi”. Pas arrestimit të personit në fjalë, kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se ky akt u krye në kushtet e një presioni nga SHBA. Akuzat e ngritura ndaj Shullazit ishin për gjobvënie dhe kanosje dhe në fakt nuk kishin të bënin me kërcënimin e kandidatit për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, çka provon se ndaj shtetasit në fjalë ka patur ankesa në vijimësi.

Për zgjedhjet në Universitete do kujdeset Emiljano Shullazi

Postuar në 16 Prill, 2016 17:34

Ish kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot një kërcënim me jetë që i është bërë sipas tij kandidatit në garën për rektor të Universitetit të Tiranës, Mynyr Konit. Kërcënim, që Berisha ia ka faturuar Ramës, i cili, sipas tij, ka urdhëruar Emiljano Shullazin të merret me zgjedhjen e rektorit në Universitet.

Tjetër “dhuratë” për Shullazin nga Drejtësia. Pushohen hetimet për kërcënimet ndaj Bashës

Postuar në 19 Nëntor, 2015 11:11

Emri i tij u përfol së fundmi nga ambasadori amerikan Donald Lu, si person që shijon lirinë pasvarësisht se është i akuzuar për disa vepra kriminale. Emiljano Shullazi mori një tjetër dhuratë nga drejtësia nëse mund të quhet kështu pushimi i çështjes në ngarkim të tij për kërcënim ndaj kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.

“Emiljano Shullazi dhe Arben Frroku kanë bërë krime dhe lëvizin të lirë”. Një mesazh për Tahirin?

Postuar në 17 Nëntor, 2015 16:53

Ambasadori amerikan në Tiranë është prononcuar sot gjatë një takimi për reformën në Drejtësi, zhvilluar në Ministrinë e Drejtësisë. Donald Lu ka përmendur emra të njohur të cilët edhe pse akuzohen për shumëçka, lëvizin të lirë:  “Persona të rrezikshëm që kanë bërë krime lëvizin të lirë, si Arben Frroku, Emiliano Shullazi, Sokol Mjacaj që u lirua kur vrau për herë të parë. Personat që i tremben reformës janë kriminelë”, tha Lu.

Berisha bën një akuzë publike për vrasje

Postuar në 12 Gusht, 2015 15:17

Ish-kryeministri Sali Berisha publikon sot një denoncim që sipas tij i ka mbërritur nga një qytetar i Kavajës. Krahas këtij denoncimi, Berisha shton edhe një të vetin: “Qytetaret denoncojne me guxim shefin e komisariatit te Kavajes dhe mikun e Rames, Ervis/ Elvis Rroshin dhe banden e tij, qeveria hesht! Te dashur miq, ne territorin e komisariatit te Kavajes kane ndodhur disa nga krimet me te shemtuara gjate ketyre dy viteve. Ne kete territor u ekzekutua, thuhet nga kriminele me uniforme, i burgosuri perjete Astrit Gjepali pasi ai kishte rrahur ne burg Shullazin e Sajmir Tahirit.

Pages

Subscribe to RSS - shullazi