shullazi

Soji i Koneve dhe Kulove dhe dëshmia e një gruaje

Postuar në 02 Maj, 2016 17:32

Dy akademikët e kërcënuar, rektori Mynyri Koni dhe ish-rektori Dhori Kule, e ndihmuan shumë Emiljano Shullazin, kur për ta thënë me një fjalë popullore “hoqën bythën mënjanë” dhe bënë të paditurin gjatë dëshmive në Prokurori (lexo këtu).

Rektori Koni dhe ish-rektori Kule njësoj si Policia e Laçit: “Nuk mbaj mend, u tremba”, apo “nuk i njoh kërcënuesit”

Postuar në 28 Prill, 2016 15:38

Zgjedhjet për rektorin e ri të Universitetit të Tiranës, u shoqëruan nga një situaë e rëndë dhe e paparashikuar. Kandidati për rektor, Mynyr Koni, u kërcënua dhe sipas denoncimit publik të ish-kryeministrit Sali Berisha, kërcënimin ndaj tij e kishte realizuar shtetasi Emiljano Shullazi. Që këtej edhe gjithë logoreja e deklaratave që solli arrestimin e shpejtë të Shullazit dhe një situatë të pakëndshme. Mirëpo sot, Koni, tashmë rektor i zgjedhur i Universitetit, ka dëshmuar në Prokurori, ku ka deklaruar se “nuk e mban mend fytyrën e kërcënuesve”, pasi “isha shumë i trembur”.

Armatosje – Shqipëria po ecën në një situatë të vështirë

Postuar në 26 Prill, 2016 23:15

Ish-kryeministri Sali Berisha i është përmabjtur sërish deklaratës së bërë ditë ë parë për armatosjen e qytetarëve. Gjatë një interviste me Eni Vasilin, Berisha përsëriti: “Jemi në një koncept që ndan ditën nga nata, sistemin e vlerave me atë të antivlerave. Amendamenti i dytë i kushtetutës amerikane. Por gjer sot është në fuqi. Momenti më madhështor i kushtetueshmërisë së njerëzimit. Ka një vend në Europë që ka udhëhequr me shembullin e zhvillimit të sigurisë dhe lirisë, dhe është Zvicra. Ky vend është vendi më i armatosur i botës nga qytetarët e saj, sepse është vend demokratik.

Negociata private me Shullazin

Postuar në 26 Prill, 2016 13:02

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin se ishte në dijeni të kërcënimit të rektorit Dhori Kule nga Emiljano Shullazi, bzuar në dëshmitë që Kule ka dhënë në Prokurori. Në deklaratën e bërë nga deputeti Oerd Bylykbashi bëhet edhe një analogji me rastin Durim Bami, i cili u dërgua në zyrën e ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri pas shqetësimeve të ngritura nga Tom Doshi.

Rama sqaron rolin e Tahirit në arrestimin e Shullazit

Postuar në 21 Prill, 2016 12:31

Arrestimi i Emiljano Shullazit dominoi sencën e sotme plenare. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur nga foltorja e Kuvendit se personazhi i njohur i botës së krimit, u arrestua nga policia dhe se cdo pretendim i opozitës për arrestim nga Prokuroria është i dështuar. "Në fakt, e vërteta edhe sikur të ishte kështu përsëri nuk do të ishte kundër asaj që po them unë. Sepse normalisht arrestimet bëhen pas sulmeve në prokurori.

Përshëndetja e LU për arrestimin e Shullazit dhe një porosi

Postuar në 20 Prill, 2016 19:20

Arrestimi dhe mbajtja në burg e Emiljano Shullazit është përshëndetur edhe nga ambasadori Amerikan, Donald, i cili  kërkoi një hetim të pavarur, ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën me procedimet penale ndaj 38 vjeçartit. “Vitin e funidt kemi pare arrestimin dhe hetimin e  gjyqtareve, parlamentareve dhe ish ministrave  dhe tani arrestimin e te dyshuarit si bos i krimit, Emiljano Shullazi. Ne i pershendesim keto hapa pozitiëv dhe shpresojme qe keto raste te ecin perpara ne menyre te pavaruar”- deklaroi ambasadori amerikan gjatë një konference të Dhomës Amerikane të Tregëtisë.

Topalli falenderon Berishën, ngre dyshime nëse Basha do çonte në arrestimin e Shullazit

Postuar në 20 Prill, 2016 17:16

Mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike u dominua nga diskutimet për arrestimin e Emiljano Shullazit dhe qëndrimin që do të mbajë opozita lidhur me këtë çështje. Përtej deklaratave zyrtare që u përcollën nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në mbledhje mësohet të jenë ngritur pikëpyetje lidhur me qëndrimin që ka mbajtur opozita, para denoncimeve të bëra nga ish-kryeministri Berisha.

Hezitimi për t'i dhënë masën e sigurisë Emiljano Shullazit

Postuar në 19 Prill, 2016 11:42

Gjykata e Krimeve të Rënda ka shtyrë për të mërkurën dhënien e masës së sigurisë për Emiljano Shullazin, Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin. Për këta persona “Prokuroria e Krimeve të Rënda ka Sipas Prokurorisë, ka ngriturr akuzat e “shkatërrimit të pronës me eksploziv”, ndaj shtetasit Jani Zaka (Arjan Zika), me qëllim kanosjen e tij për fitimin e pasurisë në mënyrë të padrejtë. Prokuroria përmend edhe një rast tjetër të referuar nga Shërbimi Informativ në Prokurorinë e Durrësit për përfshirjen e Emiljano Shullazit në pronësinë e ish-hotel “Vollgës”.

Çështja “Shullazi” në fokus. Berisha publikon materiale të reja

Postuar në 17 Prill, 2016 20:39

Ish-kryeministri Berisha publikon një dokument që sipas tij vërteton se Emiljano Shullazi eshte de fakto bashkepronar i Vollges ne Durres. Kartela i Përket Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Durrës dhe përcakton se Emiljano Shullazi është pronar i një hoteli në Durrës, bazuar në një regjistrim të vitit 2014.  Me 15 dhjetor të vitit të shkuar, kompania "Saudi Brothers" ia kalon pjesen e saj me dhurim Emiljano Shullazit, qe figuron bashkepronar me familjen Kodra. Ne dokument shkruhet se Shullazi eshte pronar i vetem i nderteses me siperfaqe 1129 meter katrore.

Pages

Subscribe to RSS - shullazi