shperthim

Shpërthime në Medinë, pranë xhamisë së Profetit (Video)

Postuar në 04 Korrik, 2016 21:44

Dy shpërthime të fuqishme nga sulme me bombë tronditën këtë të hënë qytetin e Kadifit në lindje të Arabisë Saudite. Sulmet u ndërmorën në prag të faljes së madhe dhe pelegrinazhit për festën e Bajramit. Njëkohësisht një kamikaz u hodh në erë në afërsi të xhamisë së Profetit Muhamed në Medinë siç raportoi rrjeti Al-Arabiya.
Nata e së hënës është e fundit e muajit të Ramazanit në prag të Bajramit të Madh, festës më të madhe të myslymanëve.

Shteti Islamik godet me adoleshentët kamikazë

Postuar në 26 Mars, 2016 10:21

Sari Falah al Asari quhet adoleshenti që shpërtheu veten në erë në një stadium në Irak duke shkaktuar vdekjen e 65 personave dhe plagosjen e 60 të tjerëve. Akti terrorist vjen vetëm pak ditë pas shpërthimeve në Bruksel dhe është marrë përsipër nga Shteti Islamik. Adoleshenti hodhi veten në erë në momentin që lojtarët e dy skuadrave dhe kryebashkiaku i qytezës po përgatitesh për ceremoninë e fitimit të Kupës. Mes viktimave është dhe kryebashkiaku i qytetit.

Hakmarrja për arrestimin e Abdeslam, përgjaket sërish Brukseli, shpërthime në aeroport dhe metro (Foto)

Postuar në 22 Mars, 2016 10:18

Brukseli është në shok nga disa shërthime që kanë lënë pas dhjetra viktima. Dy shpërthime u shënuan në aeroport, njëri fare afër vendit ku bëhej chek-in i biletave të kompanisë American Airlines. Mediat raportojnë për 34 viktima dhe mbi 180 të plagosur. Para shpërthimeve në aeroport u dëgjuan krisma dhe një burrë që vraponte duke bërtitur në arabisht. Një shpërthim i tretë raportohet të ketë ndodhur në metronë e Brukselit, shumë pranë ndërtesës së Komisionit Europian.

Kamikazi sudit përgjak Stambollin, mes viktimave edhe turistë gjermanë (foto)

Postuar në 12 Janar, 2016 13:48

Një shpërthim në qendrën historike të Stambollit qyteti la pas vetes të paktën dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur. Autoritetet turke flasin për një sulm terrorist pas të cilit besohet se fshihet Shteti Islamik, por nuk përjashtohet që sulmi të jetë vepër e kurdëve. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë një person me një brez shpërthyes që iu afrua një grupi turistësh gjermanë dhe u hodh në erë pranë xhamisë Blu.

Shpërthime në një bazë ushtarake amerikane në Japoni(video)

Postuar në 23 Gusht, 2015 19:25

Mediat ndërkombëtare raportojnë për shpërthime në bazën amerikane në qytetin japonez të Sagamiharas. Nuk dihen ende shkaqet. Dy javët e fundit edhe në Kinë kanë ndodhur shpërthime në impiante industriale.

Çfarë po ndodh në Kinë? Kësaj radhe shpërthen impianti kimik në Shangdong(video)

Postuar në 22 Gusht, 2015 17:14

Një tjetër shpërthim i madh në Kinë. Kësaj radhe shpërthimi ka ndodhur në rajonin lindor të Shangdong, në një impiant kimik, por nuk ka akoma raportim për dëme. Shpërthimi ka provokuar zjarre të mëdha. Vetëm dy javë më parë në Kinë ndodhi një shpërthim i jashtëzakonshëm në Tianjin,mku vdiqën 114 persona.

Video/Shpërthim i madh në Tianjin në Kinë

Postuar në 12 Gusht, 2015 22:40

Një shpërthim i madh i ka ndodhur në një terminal materialesh kimike në Binhai, Tianjin në Kinë. Shpërthimi ndodhi sot dhe dridhjet raportohet se u ndien 10 km larg. Mbeten ende të pasaktësuara pasojat në njerëz.

Subscribe to RSS - shperthim