Kamikazi sudit përgjak Stambollin, mes viktimave edhe turistë gjermanë (foto)

Postuar në 12 Janar, 2016 13:48

Një shpërthim në qendrën historike të Stambollit qyteti la pas vetes të paktën dhjetë të vrarë dhe 15 të plagosur. Autoritetet turke flasin për një sulm terrorist pas të cilit besohet se fshihet Shteti Islamik, por nuk përjashtohet që sulmi të jetë vepër e kurdëve. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se kishin parë një person me një brez shpërthyes që iu afrua një grupi turistësh gjermanë dhe u hodh në erë pranë xhamisë Blu. Në një deklaratë në faqen e internetit të qeverisë së qytetit thuhet se janë duke u zhvilluar hetime për llojin e mjetit, shkakun e shpërthimit në rajonin Sulltanahmet si dhe për përgjegjësit e mundshëm të tij. Turqia ishte nën alarm që nga shpërthimet vetëvrasëse të muajit tetor që lanë pas vetes mbi 100 të vrarë në një tubim afër stacionit të trenit në Ankara. Qeveria anuloi kremtimet për Vitin e ri në Ankara pas arrestimit të dy anëtarëve të dyshuar të Shtetit Islamik që besohet se po planifikonin sulme vetëvrasëse. Forcat turke ndërmorën edhe një ofensivë kundër Partisë Punëtore Kurde e shpallur e jashtëligjshme, të cilën e fajësojnë për sulmet, përfshirë edhe ato që kanë vënë në shënjestër policët dhe ushtarët turq.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.